web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MASHTRIMI me plot 323 ditë/ Erion Veliaj dhe Mero Baze ende nuk nxjerrin kërkesën me firmën e Ols Dados

6 Korrik 2026, 16:12, Aktualitet CNA

Sot bëhen plot 323 ditë që kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe ushtari i tij mediatik, Mero Baze, nuk e kanë nxjerrë dokumentin me firmën e Ols Dados që sipas pretendimeve të tyre ka kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe as refuzimin me firmën e kryebashkiakut për kërkesën e bërë nga prokurori.

323 ditë më parë, përkatësisht në datën 18 gusht 2025, Erion Veliaj iu drejtua gjykatës me një dokument me 175 pika në 77 faqe pa firmë për të shpallur të pavlefshme hetimet ndaj kryebashkiakut, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit me 13 akuza për disa vepra të rënda penale.

Sot kanë kaluar 323 ditë dhe Erion Veliaj e Mero Baze nuk e kanë publikuar ende dokumentin e pretenduar prej tyre me firmën e prokurorit Ols Dado për një shtesë mbi pjesën me leje dhe as refuzimin e kësaj kërkese me firmën e Erion Veliajt. (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës)

Në pikën 135, thuhet se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

MASHTRIMI me plot 323 ditë/ Erion Veliaj dhe Mero Baze ende nuk nxjerrin

 

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erion Veliaj e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

MASHTRIMI me plot 323 ditë/ Erion Veliaj dhe Mero Baze ende nuk nxjerrin

Pse Erion Veliaj nuk e nxjerr dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

Nga ana tjetër, shërbëtori i tij, Mero Baze, thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

MASHTRIMI me plot 323 ditë/ Erion Veliaj dhe Mero Baze ende nuk nxjerrin

Pse nuk e vërteton këtë Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

323 ditë as Veliaj dhe as këllira e tij mediatike Mero Baze, nuk nxjerin as kërkesën me firmën e prokurorit që, sipas tyre, ka kërkuar shtesë dhe as dokumentin e refuzimit me firmën e kryebashkiakut./ CNA

 





Lajmet e fundit nga