web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

160 zjarre që nga 22 qershori/ Çako: Jemi në gatishmëri

7 Korrik 2026, 13:49, Aktualitet CNA

160 zjarre që nga 22 qershori/ Çako: Jemi në gatishmëri

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) zhvilloi këtë të martë mbledhjen e Komitetit Teknik Këshillimor me drejtuesit e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në vend, në kuadër të zbatimit të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile.

Takimi u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, i cili theksoi se mbrojtja e jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit mbetet prioriteti kryesor i institucioneve përgjegjëse.

Sipas Çakos, temperaturat e larta të javëve të fundit kanë vënë në provë strukturat e mbrojtjes civile, të cilat vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Ai bëri të ditur se nga 22 qershori deri më sot janë regjistruar 160 vatra zjarri në të gjithë vendin. Prej tyre, 127 raste kanë qenë zjarre në sipërfaqe me bimësi, shkurre, ferra dhe vegjetacion të ulët.

"Deri tani, strukturat e mbrojtjes civile kanë kapacitete të plota dhe reagojnë në kohë reale. Megjithatë, asnjë kapacitet nuk është i mjaftueshëm pa sinjalizimin në kohë nga qytetarët," u shpreh Çako.

“Mbrojtja e jetës, shëndetit, pronës, mjedisit, është prioritet. Temperaturat e larta të javëve të fundit kanë vënë në provë strukturat. Jemi në gatishmëri 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Nga 22 qershori deri më sot janë regjistruar 160 zjarre në të gjithë vendin. 127 raste kanë qenë zjarre në sipërfaqe me bimësi, shkurre, ferra etj. Strukturat e mbrojtjes civile kanë kapacitete të plota dhe reagojnë në kohë reale. Asnjë kapacitet nuk është i mjaftueshëm pa sinjalizimin në kohë nga qytetarët. Garantojmë siguri për qytetarët dhe turistët në të gjithë vendin. Koordinimi me Policinë e Shtetit, MZSH, Urgjencën Mjekësore dhe FA është i vazhdueshëm”, thekson Çako./ CNA





Lajmet e fundit nga