web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artur Metani: Raporti i ligjit me komandimin e inspektorëve pranë ILD-së duhet të jetë objekt debati

7 Korrik 2026, 12:59, Aktualitet CNA

Artur Metani: Raporti i ligjit me komandimin e inspektorëve pranë

Kreu i ILD-së, Artur Metani, në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deklaroi se prej pesë vitesh ka kërkuar që mënyra se si ligji rregullon punësimin dhe komandimin e inspektorëve pranë ILD-së të jetë objekt debati institucional.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me masat e marra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për komandimin e magjistratëve, Metani tha se këtë shqetësim e ka ngritur që në fillimet e funksionimit të institucionit.

"Para 5 vitesh kam kërkuar që raporti i ligjit me çështjen e punësimit dhe komandimit të inspektorëve pranë ILD-së duhet të jetë minimalisht objekt debati", u shpreh ai.

Sipas kreut të ILD-së, diskutimi mbi kuadrin ligjor që rregullon këto procese është i domosdoshëm për të garantuar funksionimin sa më të mirë të institucionit dhe për të shmangur paqartësitë në zbatimin e procedurave që lidhen me komandimin dhe angazhimin e inspektorëve.

Ai ritheksoi se kjo është një çështje që, sipas tij, meriton një debat të gjerë institucional dhe një vlerësim të kuadrit ligjor./ CNA





Lajmet e fundit nga