web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Kërkoj ndëshkimin e çdo fajtori"/ Pacolli: Hyrjet në VIA vazhdojnë të mbeten të bllokuara

7 Korrik 2026, 15:26, Aktualitet CNA

"Kërkoj ndëshkimin e çdo fajtori"/ Pacolli: Hyrjet

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë sërish një reagim ditën e sotme për situatën në aeroportin e Vlorës.

Pacolli me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se dhe ditën e sotme, pavarësisht vendimit të gjykatës, hyrja në aeroportin e Vlorës vijon të mbetet e bllokuar.

Më tej në reagimin e tij, Pacolli u bën apel institucioneve të mundësojnë operimin e kompanisë Mabco në aeroportin e Vlorës sipas kontratës dhe vendimeve gjyqësore.

Po ashtu ai kërkon ndëshkimin e çdo fajtori që vijon të bllokojë punimet në aeroport.

 

 

 

Reagimi i Pacollit

 

Edhe sot, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave, të cilat kanë shfuqizuar të gjitha “masat e sigurisë” të mëparshme si të pabazuara në ligj, hyrjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Ne  vazhdojmë të kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave,  mbrojtjen e një investimi strategjik më qindra miljona eurosh në interes të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.

APELOJMË te institucionet që të mundësojnë leshimin në OPERIM  të kësaj vepre (sipas kontratës së koncesionit dhe vendimeve gjyqësore) si dhe ndëshkimin e çdo fajtori qe jashteligjeshëm kanë bllokuar dhe vazhdojnë të bllokojnë këte vepër.





Lajmet e fundit nga