Mbledhja e 21-të e KPSA-së në Strasburg/ Balla: Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të anëtarësimit në BE
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ba...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në Parlamentin Europian ku ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Këlliçi e ka nisur fjalën e tij me protestën që po zhvillohet prej 38 ditësh para Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si ngjarja më e bukur dhe më e fuqishme në historinë postkomunistë të Shqipërisë.
Ai tha se për herë të parë që pas rrëzimit të diktaturës, në shesh nuk ka asnjë parti politike por qytetarë që kërkojnë ndryshim.
“Që nga takimi ynë i fundit në Tiranë, kanë ndodhur shumë ngjarje që duhen mbajtur shënim në këtë komitet të përbashkët të stabilizim asocimit. Para se të flas vetëm për rendin e ditës, duhet të flas për diçka që i tejkalon të gjitha këto: sheshin. Prej më shumë se një muaji, 38 ditë, dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë dalin çdo ditë në rrugët e Tiranës, në atë protestë çka tashmë quhet “Revolucioni i Flamingove”. Dhe unë ju them sot, pa asnjë ekzagjerim: kjo është ngjarja më e bukur dhe më e fuqishmja në historinë postkomuniste të vendit tim.
Sepse për herë të parë që prej rrëzimit të diktaturës, sheshi shqiptar nuk i përket më asnjë partie politike, por çdo qytetari që kërkon ndryshim. Çdo kauzë që opozita ka ngritur vite me radhë, nga shteti i kapur, tek manipulimi zgjedhor, kriminalizimi i ekonomisë, shëndetësia, arsimi, varfëria, shpopullimi, e deri tek mbytja e zërit qytetar, sot nuk janë më vetëm “çështje të opozitës”.
Janë çështje të sheshit, të shqiptarëve të mirë e të ndershëm, të rinisë që ka zgjuar shpresën duke i dalë zot vetes dhe vendit. Dhe kur një popull përqafon të njëjtën të vërtetë, asnjë propagandë qeveritare dhe asnjë teori komploti, nuk mund ta zëvendësojë apo tjetërsojë më atë të vërtetë.
Dijeni se kjo protestë nuk është e nxitur nga Moska, nga Irani apo nga çdo "armik i jashtëm" siç ka tentuar ta paraqesë qeveria shqiptare. Është reagim demokratik, paqësor që u rikthehet vlerave themelore perëndimore, pikërisht ajo lloj energjie qytetare që Bashkimi Europian duhet ta mbrojë, me vendosmëri absolute. Kur qeveria në Tiranë përpiqet ta kriminalizojë protestën, është detyra jonë si deputetë përfaqësues, por edhe e këtij forumi të përbashkët që të mos heshtë”, u shpreh Këlliçi.
Më tej, deputeti ka folur për librin “The Albanian Files”, i cili është sipas tij dëshmia më flagrante e modelit të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se libri dokumenton 523 projekte arkitekturore të zhvilluara ose të planifikuara në Shqipëri, të hartuara nga disa arkitektë ndërkombëtarë të përzgjedhur, sipas tij personalisht nga Rama.
Këliçi shton më tej se projektet e dokumentuara në libër shtrihen në disa nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë, ku përmendi bregdetin e Jugut, Lagunën e Nartës, Karavastasë, Ranën e Hedhun, Talen dhe zona të tjera me rëndësi mjedisore dhe ekonomike.
“Tani do t’ju njoh me zhvillimin më të ri, librin "The Albanian Files", dëshmia më flagrante e modelit të qeverisjes së Edi Ramës; përmes ligjeve speciale, tjetërsimit të tokave publike, falsifikimit të regjistrave kadastrale, vendimeve të manipuluara gjyqësore, pastrimit të parave, kriminalizimit të ekonomisë, duke i shitur këto si model zhvillimi. Libri dokumenton 523 projekte arkitekturore të zhvilluara ose të planifikuara në Shqipëri, të hartuara nga disa arkitektë ndërkombëtarë të përzgjedhur personalisht nga kryeministri, siç pohojnë vetë ata në këtë libër. Në çdo projekt shfaqet i njëjti emër: Edi Rama.
Ai paraqitet si promotori, ndërmjetësi dhe garantuesi politik i tyre. Kjo e faktuar edhe nga përgjimet Sky, EncroChat, të sjella në Shqipëri nga partnerët europianë. Në këto përgjime grupet kriminale diskutojnë se janë takuar me Kryeministrin, janë dakordësuar për lejet e ndërtimit, por presin emrin e arkitektit të huaj që do përcaktojë ai. Këto janë pjesë e dosjeve hetimore të SPAK, të bëra publike nga vetë institucioni, ku mes tyre “shkëlqen” dosja Aruba.
Edi Rama ka vënë në dispozicion pronën publike, ka ndryshuar planet territoriale, ka miratuar leje ndërtimi dhe, kur ka qenë e nevojshme, ka ndryshuar edhe vetë ligjet. Libri dokumenton projekte në zona që, në momentin kur janë projektuar, ishin të mbrojtura me ligj. Për shumë prej tyre rezulton se projektimi ka nisur 2–3 vite përpara se mazhoranca socialiste të ndryshonte me votat e saj ligjin për zonat e mbrojtura, në vitin 2024. Me fjalë të tjera, nuk ishin investitorët që iu përshtatën ligjit; ishte ligji që iu përshtat investitorëve.
Projektet e dokumentuara në libër shtrihen në disa nga pasuritë më të çmuara dhe të lakmuara të Shqipërisë: bregdetin e Jugut, Lagunën e Nartës, Karavastasë, Ranën e Hedhun, Talen dhe zona të tjera me rëndësi të jashtëzakonshme mjedisore dhe ekonomike, aty ku vlera e tokës është më e lartë. Përfitoj nga rasti të përshëndes Parlamentin Europian që i ka trajtuar këto shqetësime të ngritura nga Partia Demokratike, përfshirë për ligjet klienteliste si ligji për investimet strategjike, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për portet, për Portin e Durrësit, për Teatrin Kombëtar, për Duranën, për Korporatën e Investimeve Shqiptare dhe akte të tjera të ngjashme, që janë miratuar me forcën e kartonave nga mazhoranca socialiste.
Por sot, nuk jemi vetëm ne. Nga protesta e qytetarëve në shesh, kanë dalë po të njëjtat kërkesa: ato nisin me dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të gjithë qeverisë. Vendosjen e një qeverie kujdestare me mandat të qartë për të përgatitur vendin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Shfuqizimin e ligjeve të investimeve strategjike, ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, paketa e maleve, dhe ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Partia demokratike i ka propozuar në kuvend menjëherë këto ndryshime, por ato janë refuzuar nga mazhoranca socialiste që ka forcën dhe arrogancën e kartonave.
Unë ju bëj thirrje: Së pari, insistoni që çdo hap drejt anëtarësimit të lidhet ngushtë me zbatimin e plotë dhe jo selektiv te ligjeve dhe standardeve europiane. Së dyti, dëgjoni zërin e qytetarëve në sheshe. Ata nuk kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë nga Europa, përkundrazi, janë forca më europiane që ka sot vendi ynë, sepse kërkojnë një Shqipëri që ndërtohet mbi vlerat europiane dhe jo mbi çmimin që paguan klienti më i pasur.
Së treti, partia demokratike në Shqipëri mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës europiane. Përkushtimi ynë është për integrim të vërtetë, të bazuar mbi punë të mira për vendin dhe vlerat që na bashkojnë, pra ajo që ju e quani Merit Based Process. Shqipëria po ju shikon, dhe Europa e vërtetë sot gjendet në sheshet e Tiranës”, tha Këlliçi. /CNA
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ba...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po zhvillon...
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-...
Marjana Koçeku, që braktisi PS-në gjatë protestave kundër ...
Disa prej mediave kryesore publike të lidhura me ish-kryem...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reguar pas vendimit p...
Raporti zyrtar i Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e v...
Këto dy ditë po spekulohet paturpësisht nga një “avokat” i...
Duket absurde, por ndodh. Kryebashkiaku i arrestuar i Tira...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara për të marrë pjesë...
Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rez...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për financ...
Blogeri Olti Curri ka shënjestruar "katërshen fantastike" ...
Pas më shumë se një ore marshim në rrugët e kryeqytetit, q...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ilda Zhulali në një dalje te...
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, prote...
Qytetatërët në vend për të 38-n ditë me radhë protestojnë ...
Prej më shumë se një ore protestuesit po mbajnë fjalimet e...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka replikuar në distanc...
Qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre përpara Kryeministris...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar zyrtarisht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samiti...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në sa...
Më shumë para për ushtrinë, më pak për gjithçka tjetër dhe...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...