web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk miratohet rezoluta e Komitetit të Përbashkët me PE-në"/ PD: Amendamentet u refuzuan nga PS-ja

9 Korrik 2026, 10:46, Aktualitet CNA

“Nuk miratohet rezoluta e Komitetit të Përbashkët me

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi Europian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin integrues të Shqipërisë.

Sipas Partisë Demokratike, arsyeja ishte refuzimi nga përfaqësuesit e mazhorancës i më shumë se 30 amendamenteve të paraqitura nga Partia Demokratike.

PD njofton se mazhoranca votoi kundër propozimeve që synonin intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies.

Gjithashtu kanë bërë me dije se amendamentet e tyre morën mbështetjen e europarlamentarëve në Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Europian.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komitet ritheksuan qëndrimin e tyre për të bërë gjithçka në funksion të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa shprehen se integrimi nuk mund të ndërtohet mbi propagandë apo deklarata politike, por vetëm mbi reforma reale dhe të prekshme për qytetarët shqiptarë.  /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga