web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndryshimet ligjore do të përshpejtonin gjykimet”/ Kreu i KLGJ-së: Kuvendi dhe Ministria nuk morën parasysh adresimet tona

9 Korrik 2026, 11:19, Aktualitet CNA

“Ndryshimet ligjore do të përshpejtonin gjykimet”/ Kreu i

Në Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare po shqyrtohet projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

Gjatë raportimit, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, foli lidhur me gjykimin e çështjeve gjyqësore dhe numrin e lartë të tyre.

Rusi u shpreh se KLGJ i ka adresuar disa herë Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë ndryshime ligjore që, sipas tij, rrisin shpejtësinë e gjykimit të çështjeve dhe ulin numrin e tyre.

Ai shtoi më tej se, në një rast, Kuvendi e përfshiu në rendin e ditës së Komisionit të Ligjeve dhe më pas e hoqi nga agjenda e punimeve të komisionit.

“KLGJ i ka adresuar disa herë Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë ndryshime ligjore në lidhje me Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Procedurës Administrative. Këto kanë qenë masa për të rritur shpejtësinë e gjykimit dhe për të ulur numrin e çështjeve. Por Kuvendi i nderuar i përfshiu në Komisionin e Ligjeve, ne bëmë gati relatimin dhe më pas u hoqën nga agjenda. Këto janë masa që rrisin çështjet e gjykuara”, u shpreh Rusi. /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga