LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngec në vetting prokurorja e Elbasanit

8 Mars 2024, 12:50, Vetingu CNA

 

Ngec në vetting prokurorja e Elbasanit
Avokati i prokurores Pranvera Stafa Selita gjatë seancës dëgjimore në KPK

 

Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër prokurore.

Mësohet se është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa.

Vendimi u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të subjektit dhe familjarëve të saj për krijimin e disa depozitave, si dhe disa barra prove në kriterin profesional.

Për pastërtinë e figurës, Stafa mori vlerësim pozitiv.

Megjithatë, në vitin 2017, ajo u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha, në bazë të një informacioni që kishte mbërritur në adresë të tij.

Berisha denonconte se autori i dyshuar i atentatit ndaj Florenc Çapjës u lirua pas arrestimit me ndërhyrjen e dhëndrit të kreut të Bashkisë së Elbasanit (Qazim Sejdini).

Autori i dyshuar si atentator i Florenc Çapjës në Elbasan, Shkelzen Hasanpapaj, ka qenë i arrestuar nga Policia e Elbasanit më 22 qershor 2016 për drejtim të motorit pa leje drejtimi, por që prokurorja Pranvera Stafa e ka liruar atë. Ky ka qenë rasti kur është lakuar emri i prokurores Pranvera Stafa në aspektin profesional.

Pranvera Stafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit./ CNA

Lajmet e fundit nga