LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu “djeg” prokurorin e Durrësit/ Shkarkohet nga detyra

22 Janar 2024, 13:04, Vetingu CNA

Vettingu “djeg” prokurorin e Durrësit/ Shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë nga detyra prokurorin e Durrësit, Ilir Hoxha.

Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte nxjerrë bilance negative për krijimin e disa pasurive.

Gjithashu kishte dyshime për veprime të kundërligjshme në ushtrimin e detyrës si dhe për gjetjet në kriterin professional.

Ndonëse Hoxha kundërshtoi të bilancet negative, trupa gjykuese me vota anonime vendosi për shkarkimin e tij.

Trupa e KPK-së kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Ilir Hoxha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si oficer i Policisë Gjyqësore, të cilën e ka ushtruar pranë Prokurorisë së Pogradecit.

Në vitin 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa që prej 2023-shit ishte transferuar si prokuror në Prokurorinë e Durrësit./ CNA

 

Lajmet e fundit nga