web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasuritë miliona euro të Erion Isufit/ Bleu prona me çmime 3 herë më të ulta se tregu, dyshime për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash

26 Mars 2022, 11:12, Politikë CNA

Pasuritë miliona euro të Erion Isufit/ Bleu prona me çmime 3

Prej disa ditësh CNA.al ka raportuar se si kunati i Lulzim Bashës, njeriut më të dështuar në politikë, e ka shtuar pasurinë në një kohë kur PD ishte në krizë totale, dhe humbjet i kishte në seri.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga CNA.al, në muajin Gusht të vitit 2021, rreth tre muaj pas humbjes së Bashës në zgjedhjet parlamentare, Erion Isufi ka blerë miliona euro patundshmëri në një nga zonat më lukzose dhe më të shtrenjta të Tiranës, tek Rezidenca Lion.

Por përtej kësaj, Isufi dyshohet se ka kryer evazion fiskal, pasi vlera e tregut është shumë më e lartë se sa vlera që ai thotë se i ka blerë.

CNA.al u interesua pranë agjencive të patundshmërive dhe sipas tyre, vlera e tregut për në rezidencën Lion, është shumë më e lartë se sa e ka blerë Isufi.

Sipas Real Estate “Inf 93”, në “Lion Park, Rezidencë” shkon 3800 euro m2 për apartament. Një post garazhi kushton nga 60 –70 mijë euro. Ndërsa metri katror i njësive tregtare shkon nga 5000 -8000 euro.

Sipas dokumenteve zyrtare që posedon CNA.al, Isufi ka blerë dy njësi tregtare.

Njërën me sipërfaqe sipërfaqe 985.2 m2 me çmim shitje 1 478 250 Euro dhe tjetrën me sipërfaqe 1‘158.66 m2 me çmim shitje 3 150 396 Euro.

Sipas këtyre të dhënave janë blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare me vlerë të deklaruar 4,628,646 Euro ose 5.6 miliardë lekë.

Pasuritë miliona euro të Erion Isufit/ Bleu prona me çmime 3

Ndërkohë që vlera e tregut shkon nga 5 000 -8000 euro dhe Erion Isufi i bie që e ka marrë marrë me 1500 euro.

Po ti llogarisim me vlerën minimale 5 000 euro, , dy njësitë tregtare me sipërfaqe 2143 m2 të shkojnë 23 143 230 000 euro.

Si e ka marrë me këtë vlerë, kur 1 500 euro është kosto e ndërtimit?

Sa është vlera e reale e këtyre objekteve që i deklaron se i ka blerë 4,628,646 Euro, kur në treg shkojnë 23 143 230 000 euro.

Rezulton që njësitë tregtare i ka blerë rreth 18 miliardë euro më pas se sa i ka deklaruar.

Po në të njëjtën rezidencë Erion Isufi dhe babai i tij i ndjerë kanë blerë dy apartamente dhe pesë vendparkime me vlerë 624,405 euro ose 761 milionë lekë.

Një apartament dhe tre vendparkime në dokument thuhet se i ka blerë me çmim total 272 165 Euro.

Ndërsa apartamentin tjetër dhe dy vendparkime me çmim total 352 240 Euro.

Të gjitha patundshmëritë që Erion Iusfi ka blerë pranë liqenit të Tiranës, shkojnë në total, sipas çmimit të deklaruar në kontratë në 5,253,051 Euro ose 6.4 miliardë lekë.

Një post parkimi sipas çmimeve të tregut në rezidencën Lion kushton nga 60-70 mijë euro, ndërsa apartamenti shkon 3800 euro për metër katror.

Pasuritë miliona euro të Erion Isufit/ Bleu prona me çmime 3

Nëse 5 vendet e parkimit i llogarisim me nga 60 mijë euro, me çmimin që është sot në treg, shkojnë në 30 000 euro.

Mirëpo kjo shifër nuk duket të jetë shpenzuar për poste parkimi nga Erion Isufi.

Nëse e marrim të mirëqenë se i ka blerë vendet e parkimit me 60 mijë euro njërin, i bie që njërin apartament ta ketë marrë 92 165 euro dhe tjetrin me 232 e 240 euro.

Po, në atë zonë ku çmimi i tregut është 3800 euro metër katrori, me asnjë lloj kalkulimi nuk blihen dy apartamente në Lion Rezidencë me çmimin që thuhet në kontratë.

Isufi duket se çmimet e blerjes së pronave i ka në fakt shumë më të ulta nga ato që deklarohen nga agjensitë apo raportohen në treg. Janë të gjitha dyshimet për fshehje të vlerave të vërteta të blerjes së këtyre pasurive, ku raportet në disa raste shkojnë edhe tre herë më pak se vlerat e tregut./CNA.al

Pasuritë miliona euro të Erion Isufit/ Bleu prona me çmime 3

Zbulohen faktet-PD humbi zgjedhjet/ Kunati i Bashës, firmosi miliona euro kontrata për blerje pasurish

Basha humbte zgjedhjet/ Kunati shtonte pasurinë me 3 mijë m2 në qendër të Tiranës

Ekskluzive-PD digjej/ Kunati i Bashës blinte mijëra metër katrorë biznese

Kunati “big money”, i Lulzim Bashës/ Milionat që mbledh nga kompanitë e tij

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit





Lajmet e fundit nga