LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kunati “big money”, i Lulzim Bashës/ Milionat që mbledh nga kompanitë e tij

23 Dhjetor 2021, 11:02, Politikë CNA
Kunati “big money”, i Lulzim Bashës/ Milionat që mbledh

Një personazh jo i panjohur në media, Erion Isufi, shpesh i akuzuar si njeriu ku Lulzim Basha qarkullon gjithçka, ku merr vendimet. Njeriu që nga kompanitë ku oligarkët paguajnë detyrimet ndaj Lulit, të justifikuara si punë të ndryshme.

Gjithësesi sot po sjellim disa të dhëna, pa cënuar privatësinë e zotit Isufi dhe të askujt tjetër, pas publikimit të listë pagesave të famshme të nxjerra së fundi në media dhe duket se i kanë rrjedhur qeverisë shqiptare.

Lulzim Basha flet 24 orë për oligarkë, për njerëz që paguhen me dhjetëra mijëra euro, ku qytetarët vuajnë, e të tjera si këto.

Tani le të shohim,?big money? kunatin, njeriun e shumë përfolur dhe ?hijen? e poshtme të Lulzim Bashës.

Erion Isufi merr një rrogë rreth 10 mijë euro, rreth 13 milionë lekë të vjetra nga kompania e tij Landmark Communication.

Por, nuk mjafton vetëm kaq.

Është dhe një kompani tjetër Landmark Technologies, ku Erion Isufi merr dhe rreth 9 milionë lekë të tjera.

Pra, rreth 22 milionë lekë në dy kompani.

Dhe e treta që lidhet sërish me emrin Landmark, por këtë herë print, e paguan 1 mijë euro në muaj, apo rreth 1 milionë e 200 mijë lekë, Erion Isufin.  

Pra, shkojmë në rreth 23 milionë lekë rrogë në tre kompanitë Landmark, për Erion Isufin, ku figuron si Drejtor i Përgjithshëm.

Më pas është dhe një kompani tjetër. “Moveo”, e cila e paguan 4 milion e 550 mijë lekë Erion Isufin.

Pra në total mjafton që t?i mbledhësh dhe shuma shkon në gati 28 milionë lekë.

Pra, Erion Isufi me këtë pagë mujore, ia kalon gjithkujt që ndodhet në listën e publikuar së fundi. Sepse nëse shumë personazhe të publikuara janë në pagesë mujore, në një kompani apo një burim, Erion Isufi të ardhurat nuk i ka në një burim, por në katër kompani dhe në total merr rreth 28 milionë lekë të vjetra në muaj të barazvlefshme në gati 25 mijë euro. Rrogë të cilën në Shqipëri nuk e kanë as Ceo-t, e kompanive më të mëdha të teknologjisë dhe informatikës në vend.

Katër kompani për të mbushur xhepat dhe jetën e Erion Isufit, i cili gjithçka e ka të lidhur me kunatin e tij Lulzim Bashën dhe kompanitë dhe firmat që shkëlqyen dhe tashmë janë kthyer në lider tregu, pas ardhjes së Rilindjes në pushtet në vitin 2013. Kompani të cilat qarkullojnë miliona euro dhe kuptohet Erion Isufi fiton vetëm si pagë, qindra mijëra të tilla në vit.

Pra, rreth 300 mijë euro pagë në vit, bruto sipas këtij deklarimi pa folur për fitime, dividentin, e të tjera si këto.

?Big mani?, i Lulzim Bashës, pra Erion Isufi, është një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri.

Tani koha është që Lulzim Basha të na flasë publikisht për oligarkun e tij, Erion Isufin.

E në rast se ka oligarkë me rroga të tilla dhe siç Basha i përcakton publikisht, një prej tyre është Erion Isufi. I lidhur me Opozitën nëpërmjet Lulzim Bashës. I lidhur me bizneset nëpërmjet kompanive të tij, duke kryer shërbime për oligarkët.

Faktet tashmë janë publike.

Lulzim Basha duhet të paktën të japë një sqarim publik shqiptarëve në lidhje me oligarkun që ka në shtëpinë e tij./CNA.al

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Lajmet e fundit nga