web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi në depon e naftës në Arabinë Saudite/ Rama: Krim i neveritshëm

25 Mars 2022, 18:02, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj një depoje nafte në Arabinë Saudite. Rama e cilëson një krim të neveritshëm kundër Arabisë Saudite dhe iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.

?Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla?, shkruan Rama./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga