web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sot kishim vizitorë të paftuar”/ Këlliçi i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Alibeajt

25 Mars 2022, 16:27, Politikë CNA

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj në një dalje për media ka deklaruar se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit erdhën në selinë e PD si vizitorë të paftuar.

Deputeti i PD njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi i është përgjigjur ?dhëmbë për dhëmbë? kësaj deklarate.

Në një reagim për CNA.al, Këlliçi deklaroi se Alibeaj nuk është Bej në PD dhe nuk mund të dalë mbi vendimin e gjykatës.

Ai shton më tej se ?selia qëndrore e PD nuk është pronë private po shtëpi e demokratëve, që hyjnë e dalin si të shtëpisë dhe jo si vizitorë?.

?Z. Alibeaj nuk është Bej në Partinë Demokratike, se nuk ka të tillë. Nuk është mbi gjykatën, as mbi anëtarësinë dhe Kuvendin Kombëtar. Selia qëndrore e PD nuk është pronë private po shtëpi e demokratëve, që hyjnë e dalin si të shtëpisë dhe jo si vizitorë?, tha Këlliçi për CNA.al./E.K

Alibeaj bën PD pronë private/ Sot na erdhën vizitorë të paftuar





Lajmet e fundit nga