web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha sfidon doktorin

9 Janar 2026, 14:05, Satire CNA

Lulzim Basha sfidon doktorin

Lulzim Basha sfidon doktorin. Sot në një takim me partitë opozitare, por dhe me faktorë të tjerë të shoqërisë civile, ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozitës u tregua më i dobët se Luli.

Ndoshta ky është nga të parat raste që tregohet se Luli dikur ia kalonte Saliut. Kuptohet, nxënësi i tij ishte, ndoshta ia kishte thënë më përpara dhe vetë doktori në zyrë ato që artikulonte, por sot doktori ishte mjaft i dobët.

Luli ishte më i ashpër. Ja ne po sjellim një video.


Kujtojmë kohën e çadrës në vitin 2017 në mars të atij viti, ku Luli bënte thirrje që t'i godisnin me grusht zyrtarët, t'ua çanin gomat, t'u binin me gurë. Ishte mjaft i ashpër, shumë revolucionar, ekstremist.

Në fund përfundoi në tavolinë më 17 maj me Ramën, një të fërkuar pas shpine dhe Luli dihet ku shkoi. Por më pas u inatos dhe e dëboi edhe doktorin nga partia, e përjashtoi. Dhe sot doktori ja ku është, ia mori partinë Lulit, në tryezë me opozitarët, por ndryshe nga radikali Lulzim Basha dhe egërsia e këtij të fundit, doktori ishte më liberal.

Doktori është në sektorin e fruta-perimeve, flet për domate, për produkte pularie për të gjuajtur pushtetarët dhe zyrtarët. Pra, deri këtu është doktori. Nuk është më ai i pari, që me Shaban Meminë me 200 veta me shishe benzine bënte gjashtë muaj protesta, Tirana flakë e zjarr, apo kur rrethonte kryeministrinë. S'është tani njësoj. Doktori ka katandisur te fruta-perimet, sa ia kaloi dhe Luli në kthesë, ka qenë më radikal.

Shikojeni dhe videon më poshtë për ta kuptuar sa i egër ka qenë Luli dhe sa i butë është doktori. Ky është ndoshta nga rastet më flagrante të politikës shqiptare, kur nxënësi ia kalon dhe ustait. Është më radikal, është më i egër, më i fortë, kurse profesori ka ngelur te domatet, fruta-perimet dhe produktet e pularisë. Por doktori harron se një kokërr vezë ka shkuar 30 lekë, 10 vezë shkojnë sa puna e një gjysmë dite./ CNA

 





10:53 Satire

Luli, na mori malli

Luli Basha, njeriu që përfundoi me 1432 vota në Tiranë dol...

13:37 Satire

Klubi i budallenjve

Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar ind...

18:48 Satire Boris Miska

Kiço Pela

Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...

Lajmet e fundit nga