
Erion Veliaj, me disa vendime gjykatash, ndodhet në masë sigurie arrest me burg.
Kryebashkiaku i Tiranës i arrestuar më 10 shkurt të 2025 ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit, pasi gjykatat pas kërkesës së Prokurorisë e kanë lënë në masë sigurie sepse jo vetëm ka 13 akuza mjaft të rënda penale, 9 nga të cilat për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për shpërdorim detyre, 1 për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe 1 për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, por edhe për faktin se prishte provat.
Erion Veliaj vazhdon të qëndrojë në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës duke mos e dhënë dorëheqjen.
Ndoshta mund të duket për të qeshur, por duke jetuar në një univers paralel, ashtu siç dukej nga përgjimet dhe materialet e siguruara nga prokuroria, Erioni mendon se populli e do shumë.
Në fakt në përgjime e thotë edhe bashkëshortja e tij që halli tashmë nuk është imazhi i Erionit, por po të shikosh në rrjetet sociale Erioni ka ende hall imazhin dhe popullaritetin e tij si i zgjedhur vendor. Kërkon të rikthehet në detyrë megjithëse është kapur në korrupsion dhe e vërteta është se nuk jep dorëheqjen.
Pra, një njeri që është kapur në korrupsion dhe tashmë po fut në një ngërç të madh bashkinë e kryeqytetit që drejtohet nga një nënkryetare e komanduar.
Në fakt, mund të quhet që Bashkia e Tiranës tashmë është një nga institucionet më të shpartalluara.
Mjafton të shohim aksionet e fundit të qeverisë për të kuptuar se çfarë ndodh në territorin e kryeqytetit apo çfarë ka ndodhur me zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e Veliajt.
Ndodhemi përballë faktit që nuk presim gjë tjetër veçse që Erioni t’i bëjë thirrje popullit që të dalë në protestë për lirimin e tij, ashtu siç ndodhi ditën e arrestimit para SPAK-ut, ku nxori administratën e bashkisë, por atëherë ishte ende në flakët e detyrës si kryetar bashkie.

Por tani nëse do të thërrasë protestë ndoshta nuk i shkon më as Alban Dokushi dhe studiot e tij ligjore, se nuk i ka mbetur njeri tjetër pasi të gjithë e kanë lëshuar.

Erion Veliaj ka një shans të vetëm që të tregojë se është qytetar dhe ka një standard europian, të japë dorëheqjen dhe t’i vihet në dispozicion drejtësisë dhe jo ta luftojë atë.
Të ketë betejë për të faktuar dhe provuar pafajësinë e tij, jo për t’u përballur me ëndrrat e tij imagjinare që shkojnë te sukseset e mëdha në punë, të cilat i poston përditë në rrjetet sociale, ndërkohë që mban peng një institucion, i cili në fakt ka qenë problematik edhe gjatë drejtimit nga Veliaj, por e ka kthyer në një institucion që mund të quhet ndryshe “një mizë pa kokë”./ CNA
Ka një personazh që do ta tërheqë Ramën zvarrë dhe do ta r...
Adriano Valduci, kryetari i bordit të Skënderbeut dhe kons...
Kosta Çota që në fakultet njihej njeri problematik, grinde...
Luli Basha, njeriu që përfundoi me 1432 vota në Tiranë dol...
Goni i kishte mbetur vetëm e ‘Drejta familjare’ pa dhënë. ...
Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar ind...
Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...
Zylo Ramiziu rrufiste kafen para klubit të fshatit, ishte ...
Merhum Këllira ka pasur shumë pseudonime, që në kohën kur ...
Merhum Këllira, i traumatizuar pas përgjigjeve që Filipi i...
Pas letrës së përzemërt që Merhum Këllira i kishte bërë zd...
Merhum Këllira, pas letrës së parë që i bëri zdromsit, duk...
Merhum Këllira, i mërzitur nga zhvillimet e fundit pasi nu...
Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...
Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut ...
Të dashur qytetarë, ndërtues, këngëtarë, gazetarë me rroga...
Po shkonte ora dhjetë e askush nga djemtë e Breshkës nuk l...
Faqja satirike “Lolita” ka vënë në qendër të satirës s...
Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i drejt...
Qeveria është në festë! Arsyeja është Luli! Lul Bash...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...