Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kosta Çota që në fakultet njihej njeri problematik, grindej shpesh me pedagogët gjatë debateve të lira rreth letërsisë, aksioneve i dredhonte lopatës, kurse në stervitjen ushtarake e pati humbur dy herë karrabinën e drunjtë, harruar diku transheve ngaqë e zinte gjumi duke lexuar.
Kjo sjellje ishte tija, e kishte të brendshme, ndaj gradualisht nisën ta pranojnë ashtu siç vinte, i këndshëm në biseda, dinte të tregonte dhe sajonte historira me të cilat argëtonte jo vetëm shokët e dhomës, por edhe profesorët e tij të cilët e lypnin në tavolina me gota e tallava.
Talentin letrar e vetëzbuloi që në shkollën tetëvjeçare, shkruante vargje dhe hartimet me ngarkesë mendore brenda, jo rrallëherë i pati vënë mësuesit e letërsisë në siklet pasi trembeshin nga dritëhijet e shikimeve përtej moshës.
-Je shejtan, por i zgjuar i thoshin!
Udhëtoi për në bregdet me autobusin e linjës Patos-Sarandë, kishte vetëm një çantë me makinën e shkrimit e cila peshonte më shumë se valixhja e ndërresave.
Prej të qenit i dobët dhe me fizik të brishtë, rrugtimit për tek hoteli pushonte shpesh dhe këmbente krahun prej lodhjes së shpejtë. Udhën deri tek Butrinti e zgjati shumë edhe pse ishte fare afër, ajo vinte e tatëpjetë e gjunjtë mezi i komandonte.
Ndali para recepsionit, uli bagazhet dhe u mundua për disa momente ta sillte frymën në vete, pulsi i kishte shkuar në nivele shqetësuese prej shkallëve që ngjiti plot mundim.
Lodhja i ra në sy edhe burrit të vjetër që rrinte pas banakut dhe po e priste sa t’i rikthehej mysafirit ngjyra e normalitetit në fytyrë.
-Mirëdita, foli më në fund shkrimtari.
-Dua një dhomë teke, me ballkon dhe pamje nga deti, jam krijues, do rri për një kohë të gjatë.
-Nuk kemi dhoma teke, ia përplasi përgjigjen burri në moshë ngaqë po e shikonte ashtu të
hallakatur.
Ai kishte parë e njohur shumë personalitete të letërsisë e artit, vinin aty çdo verë me gratë e fëmijët, visheshin mirë, me kostume, njerëz serioz që të imponoheshin sidomos nga pamja.
Ndërsa i sapoardhuri kishte veshur një palë pantallona të hekurosura para disa vitesh, një këmishë të nxjerrë jashtë dhe të zbërthyer ngaqë i ishte marrë fryma gjatë ecjes.
-Çfarë shkrimtari je ti, mërmëriti pensionisti!
Përgjigjia e sertë e njeriut pas banakut e acaroi Kostën megjithatë u mundua ta zbusi.
-Shoku recepsionist, i foli sërish duke tentuar t’ia mbushte pak autoritetin me shpresë se do e rishikonte vendimin e prerë.
-Më lypset dhomë teke s’e unë shkruaj natën dhe nuk dua të më shqetësojë njeri, më kupton besoj!
-Si ta shpjegoj!
-Jam me leje krijimtarie, po s’e dorëzova librin në fund të muajit nuk më paguajn ata të lidhjes.
-Unë them nuk kemi dhoma dyshe ti më dërdëllis, iu kthye i nervozuar recepsionisti.
-Pastaj ne jemi hotel, dhomat i japim për të fjetur, nuk është biblotekë a lidhje shkrimtarësh këtu të shkarravisni ju natën, dashke të na harxhosh korrentin.
U kthye nga dërrasa ku në gozhdë varte çelsat e dyerve, mori një me numërin 101 dhe ia hodhi mbi banak.
Nxori nga poshtë qitapin që ngjante me ato të inventareve, vuri gjyslyket mbi hundë dhe i thotë:
-Letër-njoftimin, bëj pagesën për të paktën natën e parë, në të pëlqen rri, ndryshe ka hotele të tjera më të lira me katër krevate brenda dhe me hale ne fund të korridorit.
Kosta Çota u tremb për momentin, burri kokëshkretë e kishte sugjestionuar, ndaj pa bërë zë la pasaportën, bëri pagesën për atë natë dhe shkoi drejt ashensorit duke iu marrë mendja sa nga keqsjellja e pensionistit aq edhe nga pesha e bagazheve.
Në valixhe kishte ngjeshur mes ndërresave që ia pati sistemuar gruaja, fletë të bardha dhe karboni, disa romane të kolegëve të cilat planifikonte t’i lexonte në kohën e lirë.
Dhoma ishte me pamje nga mali, nga poshtë vinin pa ndalim zhurmat e makinave dhe të personelit të shërbimit të cilat nuk rreshtnin pothuaj gjithë ditën. Nuk kishte ballkon, vetëm një lavaman me dy sapuna të vegjel nga ato me çmim të lirë, pesëmbëdhjetë lekshe dhe peshqirë fytyre në fund të krevateve të saporregulluara.
Zgjodhi anën nga muri dhe sistemoi përkohësisht plaçkat pa menduar asgjë për punën që duhet të niste.
Hodhi disa herë shikimin mbi shtratin tjetër dhe ngriti kokën lart me lutjen tek zoti mos i fuste njeri tjetër së paku sonte. Nuk kishte besuar asnjëherë në perendi dhe e habiti veten nga xhesti që sapo bëri.
Gjatë udhëtimit kishte menduar se si do ta organizonte ditën në atë qytet të vogël bregdetarë, në kokë e kishte të skicuar pothuaj gjithë libri të cilin duhet ta zbardhte në letër.
Çapitej me dembeli krah dallgëve periodike të detit, në shetitoren e sapo ndërtuar e të ndriçuar zbehtë. Me afrimin e natës kur të gjithë gjallesave të planetit u qasej gjumi, Kostës i ndodhte e kundërta, syri hapej si filxhan, e vetmja zgjidhje ishte hedhja në letër e çdo gjëje që ai kishte grumbulluar gjatë ditës.
Nuk kishte patur asnjëherë raporte miqësore me ritualin e domosdoshëm të rehatimit trupor, flinte shumë pak, pas lodhjes nga puna e gjatë mbi makinën e shkrimit kapitej në divanin pranë
dhe kumiste deri në drekë. E shoqja nuk e shqetësonte, as e kërkonte në shtratin martesor, afrohej në majë të gishtave, e mbulonte me velenxën që e kishte sjellë në pajë.
U ul mbi një stol dhe po kundronte ishullin grek të Korfuzit. Hapsira e errët dhe përplasja e dallgëve i futën frikën, vinte nga një fshat malor në jug të vendit, aty nuk kishte lum, veç një përrua dhe asnjëherë nuk ishte mësuar me ujin.
Filloi të mbërdhinte, pa orën dhe mendoi se ndoshta e gjente në gjumë partnerin që me siguri ia kishin sjellë në dhomën me dy krevate. Do ishte dikush, kuptohet mashkull, një rastësi, askushi, pa emër, i shëndosh apo i dobët, mund të gërrhiste gjithë natën, kjo po e tmerronte pasi s’kishte ku ta kalonte kohën deri në mëngjesin e ditës tjetër.
Ky mendim e torturonte!
Kaloi tek recepsioni dhe kërkoi çelesin me numër 101. Gruaja që kishte turnin e natës i tha që e ka marrë ai shoku jot, e ke lart në dhomë. Zoti nuk ia kishte miratuar kërkesën, duket ngaqë ia njihte mirë sinqeritetin e lutjes.
Nuk e pyeti se kush ishte, i erdhi zor, pasi ajo ia beri shok atë që do ta shikonte për herë të parë sipër në dhomën pa ballkon e me kurriz nga deti.
Nuk trokiti, uli dorezën i bindur se tjetri nuk e kishte mbyllur derën me kyç.
-Si u ngryse, e përshëndeti personin që ishte futur në tesha, dritën ende nuk e kishte fikur, epriste të vinte pastaj të kthehej në krahun tjetër.
I hodhi një sy vjedhurazi, ishte i gjatë, këmbët i dilnin përtej fundit të krevatit, i hollë dhe i zeshkët në fytyrë. Prej kohësh i shikonte njerëzit si personazhe, kërkonte karakterin në çdofytyrë, difektet, të veçantën, i vizatonte në mendje dhe i përdorte diku në ndonjë tregim, skicë anovelë.
Nuk kishte alternative tjetër, duhej të zhvishej!Ai edhe në shtëpi kur hiqte pantallonat s’i pëlqente asnjëherë që gruaja t’ia shikonte këmbët eholla leshatore me pulpa të shkurtëra.
Fiku çelesin e dritës hoqi këpucët dhe zbërtheu rripin e pantallonave. Kur u afrua pranë derës të linte këpucët ndjeu erën e çorapeve të burrit me këmbë jashtë kravatit, aroma që nuk i kishte nuhatur që nga koha që jetonte në konviktin e qytetit studenti.
Pasi ndali së vërtituri poshtë çarçafëve, në dhomë u bë aq qetësi sa u fut më thellë në panikun e mosfjetjes, ora s’kishte shkuar njëmbëdhjetë dhe atij do i duhej të torturohej me sytë në tavan deri në agim.
I provoi të gjitha pozicionet në shtrat, iu sosën të tëra mendimet të cilat periodikisht ia ndërpriste serenata e fishkëllimave të burrit të gjatë që për inat e kishte zënë gjumi menjëherë sapo ai i kishte thënë ‘natën e mirë’.
E kaloi disa herë novelën e pashkruar në mendje. Po e nervozonte pamundësia e ngritjes, çeljes së dritën, hapjes së makinës së shkrimit, mbërthimit të letrave dhe fillimit të librit që mezi e priste të shpërthente nëpërmjet gishtave mbi tastjer.
Qëndrimi disa kohë në stolin përballë Korfuzit e kishte trazuar me gjithëfarë mendimesh. E pati trilluar hapsira e errët, komunikimi, tentativat për ta kaluar me not, vija e kufirit mbi pasqyrën ujore.
E mendonte atë bordur imagjinare ndarëse herë si ngjyrë, herë si litar, por nuk e fiksoi dot ngaqë ujrat ia trazonin kontrastet, vijëzimi i shkarravitej nga dallgët e pabindura.
Nuk kishte shkruar asnjëherë roman me tematikë bandash, as s’i kishte shkuar kurrë ndërmend. Bëri mënjanë novelën që e kishte mbarsuar nga rrethi ku jetonte. Në hotel Butrinti ndodhej si në maternitet pikërisht për ta lindur atë krijesë me shpresën se do shkruante veprën më të bukur të tij.
Në atë pak hapsirë të mendimit që i lejonte foshnja në muajin e nëntë u përpoq të sajonte diçka me histori diversantësh, më shumë për ta shtyrë natën se sa të kotej për ta materializuar nesër në letër.
Subjekti i sapo lindur i shfaqej Kostës herë si tregim herë si komedi. Më shumë anonte nga kjo e fundit, kishte dramë brenda përzier me groteskun sepse këtyre temave u pati kaluar koha me kohë.
Në sherr me veten për ta treguar apo skenuar fabulën, pa pritur iu skuth edhe halli që i duhej ta zgjidhte deri nesër; dhoma teke me pamje nga deti. Ndryshe s’i mbetej tjetër veçse të ngrinte teshat së bashku me novelën e palindur e të kthehej nga kishte ardhur me autobusin e linjës Sarandë-Patos.
Para disa vitesh gazeta ‘Drita’ e Lidhjes e kishte çuar me shërbim në një zonë kufitare për të sajuar një reportazh. Katundi ndodhej shumë pranë vijës ndarëse shtetërore dhe një pjesë të rrugës i ishte dashur ta përshkonte në këmbë, jo një por plot tre orë të mundimshme.
Më shumë e torturonte mendimi si do kthehej se sa shkrimi që i duhej t’ia dorëzonte të nesërmen korrespondentit të rrethit. Të parën e zgjidhi shpejt, mjaftoi darka në një shtëpi lufte ku e kishte rekomanduar kryetari i këshillit, rakia e dollia që u ngrit për mikun, informacionet që mori e historitë me beteja që i treguan. Ndërsa të dytën, kthimin në qytet e sajoi vetë.
Të nesërmen doli në krye të fshatit, hodhi çantën në sup dhe fëmijët e parë që hasi në kullota me bagëtitë e kooperativës i pyeti për postën kufitare.
-Tregojani xhaxhit, sa mban posta e kufirit që këtu, u ishte drejtuar pionerëve gjithë edukatë!
Për barinjtë e vegjël i panjohur ngjalli menjëherë dyshime.
Pse po kërkonte ta dinte ai sa larg ishte kufiri!
I dhanë informacion të gabuar, duke e keqorientuar nga krahu i kundërt, e përshëndetën dhe zhdukën me tufën e deleve për nga ana tjetër e kodrinës.
Kosta e nuhati se pyetja e pati bërë efektin e vet, ndaj u dystua ta priste reagimin. Nuk kaluan shumë kohë dhe u dëgjua e lehura e pastorit të ndjekur nga një patrullë me tre ushtarë dhe një oficer. Të gjithë të armatosur dhe plot tensinon për ta kapur të panjohurin që sipas pionerëve kishte dashur të arratisej.
-Mos lëviz, dëgjoi shpimin e një thirrje, ngjante me krismat e karabinës kur ata bënin qitje në mbyllje të zborit.
-Duart lart, erdhi krisma e dytë!
Bashkëpunëtori i gazetës ngriti duart lart dhe nuk lëvizi fare nga vendi i dhjerë nga frika se mos loja që po bënte nga një kthim me makinë do i kushtonte kokën. Megjithatë nuk foli, i kaloi dy krahet pas siç e urdhëruan dhe i shoqëruar nga skuadra që sapo kishte korrur suksesin e parandalimit të një ngjarje u nisën për nga godina e postës kufitare që për fat gjendej fare pranë.
Gazi 69-tësh frenoi para degës së punëve të brendshme, ndodhej ngjitur zyrës lokale të gazetës që e kishte ngarkuar me misionin e shkrimit të një reportazhi për atë fshat kufitar, sa punëtorë aq edhe pushkëdashës.
Rrethi ishte njoftuar për personin që sapo kishin zbuluar, në dhomën e izolimit po e prisnin tre persona; kryetari i degës, operativi i zonës dhe një hetues që kishte turnin e gatishmërisë.
Të tre burrat e njihnin Kostën, ishte figurë në atë qytet, shkrimtarë i njohur, sapo e kishin dekoruar me çmimin e dytë të Republikës për novelën që botoi pak para jubileut të 35-të të çlirimit. Me ato para që shoqëronin vlerësimin moral bleu makinën e shkrimit të markës ‘Oliveti’ portabël, jo shumë te rëndë që e pati shpëtuar nga andrallat e shtypjes.
U befasuan kur në derën e dhomës së pakndriçuar u shfaq shkrimtari i shkurtër që ngjante më i vogël nga duart e mbledhura pas të kapura me një palë pranga që ia kishin skuqur kyçet.
-Po ky!!
-Ç’ke dashur andej Kosta, e pyeti i pari Adriatiku kryetari i degës!
-Isha për një reportazh, patrulla pa më pyetur fare, më zuri në befasi, m’i hodhën prangat e më
‘postuan’ në degë.
-Po kthesha në këmbë, duket ngjaja si diversant, dyshuan se do arratisem.
-Edhe këta detyrën bënë, nuk kanë faj, po nuk besuat merre redaksinë në telefon dhe verifikoje.
Fliste e zbardhte dhëmbët, pasi udhëtimi edhe pse me hekuara në duar kishte qenë komod, shtrënguar në mes të dy kufitarëve me automatik. Kryetari qeshi me të madhe dhe e gajasura zgjati aq shumë sa dy ushtarët që ende po rrinin me kallashnikovët në gjoks pas birucës menduan se shefi iku nga mendja.
Luajti kokën në qorti me gishtin që ia tundi para fytyrës duke i thënë.
-Hë ti ti, nuk zë mend asnjëherë!
Burri i zgjuar ia kishte kuptuar hilenë nopranit, nuk ishte hera e parë që ngatërronte dynjanë me sajesa nga më të çuditshmet.
Dolën të katërt për një kafe aty përballë degës së brendshme, pas pak erdhi dhe shefi i zyrës lokate të gazetës Drita i cili i çliruar se reportazhi arriti më shpejtë seç e pati planifikuar i pagoi me ngazëllim kafetë dhe rakitë e tavolinës.
Atëhere ia pati hedhur paq, ndërsa këtë natë po rrinte me krahët pas koke me sytë e çakrryer mbi lampën e fikur dhe mori sërish kurajo.
-Pse mos luaj edhe këtë radhë, pyeti veten Kosta i dergjur pa gjum në shtrat!
Veshët i guduliseshin herë pas here nga avazi i gjumit të thellë që po shijonte i panjohuri shtriqur në krahun tjetër të dhomës.
Ju fut punës.
Degën e brendshme e kishte afër, ‘pioneri’ gërrhiste në vigjilencë, shtrirë me këmbët jashtë krevatit.
Me kujdes hapi çantën dhe nxorri ‘Olivetin’, u kthye në majë të gishtave në krevat, e vendosi makinën e shkrimit mbi jastëk, u mbulua me çarçaf dhe filloi të aktrojë radistin e bandës.
Fillimisht për t’ia ngacmuar përgjimin të panjohurit godiste me forcë mbi tastjere të cilat ngaqë nuk kishin letrën e amortizimit jepnin tingull tjetër më të ftohtë.
E bëri disa herë derisa ndjeu lëvizje nga shtrati pranë.
Ndaloi pak, priti qetësinë dhe filloi furishëm ‘transmetimin’ me kodin mors.
-Pi pi, piii pi piiii, pi piii p pip piiiiii!
Ja mori dorën, e imitonte aq bukur radiotransmetuesen saqë filloi ta besonte edhe vetë që përtej në Korfuz diku filluan ta përgjojnë.
Herë pas here ndalte, nxirrte kokën nga jastiku dhe bënte sikur verifikonte përgjuesin i cili nuk po gërrhiste më që pas fillimit të tingujve të parë të nxjerra prej zërit të shkrimtarit nopran.
Kthehej sërisht dhe fillonte nga e para por me temp më të shpejtë.
-Pii p, piii pi , piii pi piii pip....pi..
Transmetoi gjatë, derisa u dëgjua një këndez që interpretoi si me porosi në orën fiks kur atij i duhej ta ndërpriste ndërlidhjen me ‘rezidenturën’ përtej kufirit ujorë.
Hodhi sytë nga burri që lozte misionin e vet dhe u ngrit me kujdes duke e fshehur ndër vete ‘radion’ për të mos ia diktuar shoku i hotelit, i asaj dhome dyshe që ia dhanë me kurriz nga deti.
U kthye sërish në shtrat dhe kaloi tek roli tjetër të cilin në mungesë të aktorëve i duhet ta interpretonte po vetë; gjumashin!
‘Fjeti’ derisa dëgjoi të lëvizte nga shtrati burri i gjatë dhe i hollë. Ai shkoi tek çezma dhe me ngut lau sytë.
-Mirëmëngjes, e përshëndeti.
-Si fjete, se unë në atë krah që rash në atë u ngrita, e gënjeu përgjuesin e torturuar me frymë të ndalur për mëse dy orë deri në nisje të këndimit prej shpendit mashkull.
-Top, u përgjigj tjetri me të njejtën monedhë dhe po fuste peshqirin në vrimat e veshëve të cilat duket sapo i kishte freskuar me ujë e sapun ngaqë ishin nxehur shumë gjatë natës.
-Shyqyr, pohoi me kokë shkrimtari dhe u kthye në krahun tjetër, në pritje që i sapozgjuari të vishej e të dilte nga dhoma.
Ndjeu ngutjen e veprimit të duarve, mbërthimin e rripit të pantallonave, zinxhirin e çantës së dorës dhe këpucët që u futën me zor në ato këmbë të mëdha që i kishte mbajtur gjithë kohën jashtë kufijve të shtratit të shkurtër.
-Po lëviz, duhet të kap autobuzin e Gjirokastrës, mashtroi burri.
-Pushime të mbara dhe doli me nxitim nga dera!
Kosta nuk mbante mend t’i kishte thënë se ishte me lejen e zakonshme, as s’e kishte pyetur fare. Për çfarë pushimesh e hodhi fjalën kodoshi! Ndjeu emocione frike njëlloj si atëhere kur dëgjoi të lehurën e parë të pastorit dhe trokthin e çizmeve të kufitarëve.
U ngrit dhe kronometroi veprimet që të ishin të njëkohëshme me atë të sapolarguarit. Me mendje llogariti zbritjen poshtë, njoftimin tek recepsionisti kapter në pension, vrapimin tek dega e brendshme, nxitimin e oficerëve për ta verifikuar në regjistrat e hotelit, pritjen e arresimit.
Mbylli 101-shin me çelës dhe me bagazhet në dy duart zbriti me ashensor për në hollin e katit të parë ku ndodhej recepsioni.
Llogaria ishte bërë me sekonda, ai u la, u rrojt, u vesh, sistemoi plaçkat dhe po zbriste. Në këmbë tek banaku qëndronin dy djem të rinj veshur me kostum edhe pse ishte qershor, së bashku me shikimet e tensionuara të ushtarakut në pension ndiqnin me qetësi afrimin e shkrimtarit nopran i cili bëri sikur s’e dinte që ata po e prisnin.
-Mirëmëngjes, përshëndeti burrin e vjetër që dje e kishte goditur me këmbët e para. Gjeti nëportretin e tij kënaqësi se ai diçka pati nuhatur që dje.
‘Shkrimtari’ sipas tij ishte alibia për të kamufluar spiunazhin.
-Ju jeni Kosta Çota, foli duke u afruar pranë njëri nga djemtë me kostum.
-Po u përgjigj i qetë shkrimtari, ai jam.
-Jam operativi i zonës, do vini me ne për një verifikim, bagazhet lëri këtu, i ruan ky shoku.
Ai që foli lëvizi i pari dhe i rrinte një hap në krah me të cilin dolën nga dera kryesore e hotel Butrinti dhe u drejtuan për nga e përpjeta, një rrugë më lart ishte dega e brendshme e rrethit. Vuri re se pas po i ndiqte djali tjetër, në të dy krahët mbante bagazhet e Kostës, s’kishte si ato të mbeteshin në holl, ishte ‘radiotransmetuesja’, prova për infromacionin që sapo kishin marrë nga një qytetar vigjilent.
Të tre u ngjitën në katin e dytë tek zyra e kryetarit. Adriatiku kishte pak muaj që ishte transferuar në qytetin bregdetar, biles ende s’e kishte tërhequr familjen, flinte në punë.
-Hyr, foli sapo dëgjoi trokitjen mbi derën e tapiceruar me damask të trashë.
Doreza u ul dhe pas operativit të ri ai njohu Kostën, shkrimtarin e tij të preferuar, mikun
problematik me të cilin dikur kalonin orë të tëra duke diskutuar rreth botimeve të reja.
-Prap ti, foli i habitur!
-Çfarë ke sajuar kësaj here Kosta, na e trego!
Oficerët e rinj mbeten të habitur, po aq edhe vetë Kosta se në zyrë gjeti mikun e tij. Aty e mori vesh që ai ishte emruar në këtë qytet me ujë të kripur. Shkrimtari e tregoi historinë me recepsionistin dhe kolegun e dhomës siç i kishte ngjarë, por me nota të shtuara humori, ndaj ishte detyruar të sajonte një nga ato lojrat me kokë të radhës të cilat tashmë i’a pranonin sepse e njihnin karakterin e tij.
-Mirë i’a bëre, qeshi me të madhe Tiku, ai s’e ka idenë çdo të thotë të shkruash libra!
Porositi djemtë t’i kthenin në hotel bagazhet, thuaj nga unë t’i japi dhomën që kërkon dhe dolën të dy me Kostën për kafen e mëngjesit.
Kur u kthye në hotel kaloi pranë banakut pa i’a ndarë sytë recepsionistit.
-Shoku shkrimtar, nguti ai ti fliste, ju kemi sistemuar në dhomën më të mirë me ato kushte që
kërkuat.
-Dje u mundua të shfajsohej, nuk kishim asnjë mundësi, për pak u turpëruam me ju.
-Për çdo gjë jemi këtu e kemi porosi edhe nga shokët e rrethit.
Kapteri në lirim ishte i paturpë dhe rendi të bëhej pjesë e nderit, duke harruar se me sjelljen e djeshme ishte fiksuar ‘personazh’ nga pena e hollë e Kostës, ai do ta qëndiste në novelën e ardhshme. Mori çelesin me numër 99-të, i shkeli syrin servilit pas banakut dhe u drejtua për nga ashensori. Lart në dhomën teke me pamje nga Korfuzi dhe banjo brenda, e priste novela, me të do kalonte një muaj të vërtetë mjalti.
Luli Basha, njeriu që përfundoi me 1432 vota në Tiranë dol...
Goni i kishte mbetur vetëm e ‘Drejta familjare’ pa dhënë. ...
Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar ind...
Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...
Zylo Ramiziu rrufiste kafen para klubit të fshatit, ishte ...
Merhum Këllira ka pasur shumë pseudonime, që në kohën kur ...
Merhum Këllira, i traumatizuar pas përgjigjeve që Filipi i...
Pas letrës së përzemërt që Merhum Këllira i kishte bërë zd...
Merhum Këllira, pas letrës së parë që i bëri zdromsit, duk...
Merhum Këllira, i mërzitur nga zhvillimet e fundit pasi nu...
Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...
Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut ...
Të dashur qytetarë, ndërtues, këngëtarë, gazetarë me rroga...
Po shkonte ora dhjetë e askush nga djemtë e Breshkës nuk l...
Faqja satirike “Lolita” ka vënë në qendër të satirës s...
Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i drejt...
Qeveria është në festë! Arsyeja është Luli! Lul Bash...
Nga Agron Gjekmarkaj Ardhja e Mamicës në krye të Kuve...
Gazetari Ylli Rapiki, që ne të CNA-së e duam shumë, dh...
Luli Basha po përgatitet që të jetë sa më në formë për...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...