Kiço Pela
Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...

Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar individë që i kemi quajtur budallenj, kemi parë qesharakë në parlament të dalë nga lista e partive politike.
Patjetër ka njerëz me integritet, shtetarë, burra e gra me vlera, por ka prodhuar dhe klube budallenjsh.
Këto jo vetëm në Tiranë. Një simbolikë të tillë e gjen në Korçë.
Është një klub diku në bulevard “Republika” që mund të quhet politikisht klubi i budallenjve.
Klubi i budallenjve sepse atje shkojnë të gjithë ata që mendojnë se, një biznesmen i fantaksur mundet të të bëjë udhëheqës, mundet të të bëjë kryetar bashkie, mundet të të bëjë deputet, mundet të të bëjë deputete.
Dikur i pari që shkoi, pretendoi të ishte udhëheqës i bashkisë së Korçës. Por pasi shkoi të hidhte themelet e klubit, rrugës harroi dhe shkoi diku jashtë dhe doli kundër vendit të tij.
Shkoi dëshmitar kundër Shqipërisë. Ishte i pari i klubit të budallenjve.
Mendonte se, ai ishte udhëheqës i padiskutueshëm.
Në fillim njerëzit e pyesnin nga i buronin këto ide por më pas e kuptuan se klubi i budallenjve kishte filluar të merrte formë. Dikush po e çmendte.
I dyti që shkoi, ishte një prefekt që njëherë pretendonte bashkinë, pastaj të bëhej deputet.
Edhe ky iu bashkua klubit të budallenjve duke takuar atje dhe ndonjë drejtoruc të zhgënjyer të pushtetit me idenë se e ardhmja do ishte e ndritur.
Së fundi, klubit të budallenjve iu bashkua edhe grupimi Marksit, Engelsit, Leninit apo Stalinit me shpresën se ardhmja do të ishte e ndritur, parlamenti do shkëlqente.
Klubit të budallenjve iu shtua edhe një zonjë.
Janë bërë shumë në klubin e budallenjve në bulevardin e Korçës, ku biznesmeni i mbledh, iu jep leksione filozofie, politike, psikologjie dhe ata të mahnitur besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja do jetë edhe më e ndritur por harrojnë se thjesht dhe vetëm se janë mbledhur në një klub budallenjsh.
Kanë të gjithë të drejtën të mendojnë se asgjë nuk do të ndryshojë, janë ata dhe vetëm ata.
Nuk e ka thënë kot Churchill : “Vetëm i vdekuri dhe budallai nuk ndryshojnë”
Dhe, te klubi i budallenjve askush nuk ndryshon. Të gjithë besojnë se janë udhëheqës të ndritur jo vetëm të popullit të Korçës por dhe të kombit shqiptar./ CNA
Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...
Zylo Ramiziu rrufiste kafen para klubit të fshatit, ishte ...
Merhum Këllira ka pasur shumë pseudonime, që në kohën kur ...
Merhum Këllira, i traumatizuar pas përgjigjeve që Filipi i...
Pas letrës së përzemërt që Merhum Këllira i kishte bërë zd...
Merhum Këllira, pas letrës së parë që i bëri zdromsit, duk...
Merhum Këllira, i mërzitur nga zhvillimet e fundit pasi nu...
Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...
Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut ...
Të dashur qytetarë, ndërtues, këngëtarë, gazetarë me rroga...
Po shkonte ora dhjetë e askush nga djemtë e Breshkës nuk l...
Faqja satirike “Lolita” ka vënë në qendër të satirës s...
Faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” vijon t’i drejt...
Qeveria është në festë! Arsyeja është Luli! Lul Bash...
Nga Agron Gjekmarkaj Ardhja e Mamicës në krye të Kuve...
Gazetari Ylli Rapiki, që ne të CNA-së e duam shumë, dh...
Luli Basha po përgatitet që të jetë sa më në formë për...
Qytetarë të shumtë dhe opozita po protestojnë para par...
I talentuar në çdo fushë, ekselent në matematikë dhe l...
Ndoshta mund t'u duket për të qeshur e pabesueshme por sot...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...