LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli, çun rebel/ “Kam qenë i tmerrshëm me makinat”

5 Maj 2024, 19:47, Satire Politike CNA
Luli, çun rebel/ “Kam qenë i tmerrshëm me makinat”
Lulzim Basha

I talentuar në çdo fushë, ekselent në matematikë dhe letërsi, atlet i papërmbajtshëm, tenor i shkëlqyer, me një vesh muzikor perfekt, kështu është Luli i vocërr i opozitës.

Por Luli sot na ka treguar një tjetër anë të tij, atë të çunit rebel, që pëlqen adrenalinën dhe shpejtësinë.

Luli i talentuar ka zbuluar në një podcast se ka një pa sion të fshehur për makinat.

Ai tha se ka qenë i marrosur dhe i tmerrshëm me makinat, por duket se tashmë gruaja ia ka bërë “8 me 2”.

“Kam qenë i çmendur për makinat, kam qenë i tmerrshëm me makinat. Kjo ishte para se të lindte goca. Që kur ka lindur goca jam bërë tmerrësisht i kujdesshëm”, theksoi ai./ CNA

11:31 Satire Politike

Të fala Bajromit

Megjithëse presidenti ynë ka emrin e një dite të veçan...

Lajmet e fundit nga