web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërriçi i Paraspuarit me strategjinë e re mediatike

21 Prill 2026, 18:32, Satire CNA
Kërriçi i Paraspuarit me strategjinë e re mediatike
Foto ilustruese

Kërriçi i Paraspuarit ka dalë me një strategji të re mediatike. Kërkon t'i gënjejë të gjithë, kërkon të fitojë kohë.

Është një kërriç i ngordhur, i dobët, por i pasur, i korruptuar dhe hajdut midis kërriçave të tjerë të politikës.

Ky është kërriçi më i veçantë, është kërriçi i Paraspuarit dhe ka hall. E kanë mbyllur në një kotec pulash, kërriçin e mjerë.

Pulat kanë dalë jashtë e kërriçi por rri brenda.

Ky është kërriçi i Paraspuarit që po mendon si e si të gënjejë që të dalë nga koteci ku e kanë futur.

Kujton se Kërriçi i Paraspuarit me skema nëpër gjykata mund të tërheqë vëmendjen.

Kërriçi i Paraspuarit mund të kërkojë që të tërhiqen gazetarë, publikues, investigues…

Po i merr me të mira kërriçi i Paraspuarit, po ju lutet. Po i paguan me lekët e pulave.

"Aman" ju thotë, se ka një hall tjetër: do të dalë nga koteci.

Po veç hallit të kotecit, ka dhe një betejë tjetër me atë që e quajti "Gomari i Babatasit" dhe më pas e korrigjoi, i vuri emrin "Aqif-Kopertoni". Apo me një tjetë që ka frikë ti përmendë emrin. 

Ky është halli i kërriçit të Paraspuarit, që kokën njerëzit ta kenë atje ku do ai sepse kërriçi i Paraspuarit bën sikur nuk i di fajet që ka bërë dhe ligjin që ka shkelur.

Por kërkon të dalë nga koteci, aty ku e kish vendin, aty ku i takonte kërriçit të Paraspuarit.

Është e paparë dhe e padëgjuar! Një kërriç i futur në kotec. Kështu e futi veten kërriçi i Paraspuarit dhe tani kërkon të shpëtojë në një mijë e një mënyra.

Po kush ta shpëtojë të ziun kërriç?/ CNA





10:53 Satire

Luli, na mori malli

Luli Basha, njeriu që përfundoi me 1432 vota në Tiranë dol...

13:37 Satire

Klubi i budallenjve

Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar ind...

18:48 Satire Boris Miska

Kiço Pela

Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...

Lajmet e fundit nga