Balluku jep lajmin/ Bursa energjetike do të jetë gati në mars të 2023-shit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...

Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me dhuratat që ka bërë në disa familje në nevojë për festat e fundvitit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shehu thotë se Rama u kujtua për t’i dhënë një kockë të vogël të varfërve në fund të vitit.
Ai i numëron Ramës të gjitha ndryshimet që ka pësuar ekonomia e shqiptarëve me PS-në në pushtet, që nga rritja e çmimit të energjisë e deri te borxhi publik.
"Ditën e fundit të vitit z. Rama u kujtua t’ju hedhë një kockë edhe të varfërve.
Rama gjithë vitin ushqen klientët e vet dhe ditën e fundit të vitit kujtohet që të hedhë një kockë edhe për të varfërit.
Ai që sot bën heroin dhe zemërgjërin në 2014 hoqi fashën e energjisë prej 300 Kw/orë dhe këta 1 milionët e varfër sot paguajnë 23 përqind më shumë për çdo Kw/orë.
Ky zemërgjëri i sotëm në 2 vjet pandemi dha vetëm 150 milion euro kur Mali i Zi që është sa ¼ e Shqipërisë dha 10 herë më shmë dhe vendet e tjera të Ballkanit 2-5 herë më shumë se Shqipëria. Edhe këtë mbështetje e dha duke rritur borxhin publik me 16% të PBB.
Ky heroi i sotëm buxhetoi për këtë vit një paketë për tu tallur që e quajti të rezistencës, por edhe ajo nuk u harxhua dhe e rishpërndau me aktin e parafundit normativ të buxhetit.
Ky që del dhe hiqet si hero sot e ka bërë Shqipërinë vendin me pagën më të ulët dhe me varfërinë më të madhe në Europë. Shqipëria ka 31% të popullsisë të varfër ndërsa Kosova 21% dhe vendet e tjera të Ballkanit 17%.
Ky heroi i sotëm po i merr frymën ekonomisë me koncesione të cilat kanë rritur në 50% te PBB nga 33% që i kishte në 2018.
Për këtë trimin e sotëm raportet e FMN-së dhe partnerëve të tjerë thonë se “Korrrupsioni qeveritar po mban peng rritjen ekonomike.”
Dhe sot në ditën e fundit z. Rama del për të bërë lajm të madh një kockë të vogël. Dhe kjo është vërtet kockë se edhe po të jetë aq sa thotë ai ajo është vetëm 8 mijë lekë për familje pas 10 vitesh në pushtet.
Por, edhe këtë kockë që e miraton sivjet do ta japë mot. Por edhe për mot nuk është e sigurtë sepse këto para do t’i përlajnë drejtoreshat mashtruese dhe kontrabandiste, drejtorët trafikantë dhe patronazhistët para se të mbërrijnë tek të varfërit.
Dhe në fund për këtë duhet të hetojë edhe SPAK-u sepse ligji i buxhetit nuk lejon që paratë e këtij viti të trashëgohen në vitin tjetër dhe e dënon krijimin e xhepave jashtë buxhetit.
Apo ky pyet Rama dhe SPAK-u për ligj", shkruan ish-zv.ministri./ B.A. - CNA.al
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se qeveria po mbyl...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas ...
Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar pas ngjarjes në...
Një protestë qytetare është mbajtur mesditën e kësaj të en...
Pas njoftmit të policisë për arrestimin e Erisa Feros, 28-...
Deputetët e Lulzim Bashës janë përfshirë në një skanda...
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-...
Serat e kanabisit të Beratit do të hetohen nga SPAK-u, pas...
Ujësjellësi i Shkodrës ka reaguar pas lajmeve që qarkullua...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, do të përballet me G...
Afera e inceneratorëve, vazhdon të jetë një nga ngjarj...
Gazetari Rezear Xhaxhiu është shprehur se në Paris ekzisto...
Interneti dhe teknologjia e informacionit, gjithnjë e më s...
Një 58-vjeçare nga fshati Çinar në Lushnjë ka ndërruar jet...
Konspiracionisti Alfred Cako nuk ka lënë pa komentuar as r...
Banka Credins prej më shumë se dy vitesh është transfo...
Ish-deputeti Kristo Goci ka bërë me dije se do të largohet...
Konspiracionisti Alfred Cako, i ka befasuar të gjithë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...