LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”, një histori skandali

12 Mars 2023, 20:19, Aktualitet CNA

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”,

Një projekt filloi në Durrës, një projekt në lidhje më një investim në të cilin bëhet fjalë për disa miliarda euro. Pritet që të ngrihen vinçat në Portin e Durrësit, do të kemi një zonë shumë të zhvilluar turistike, me port jahtesh. Pritet të jetë një investim, jo vetëm gjigant, por që do të sjellë ndryshim historik dhe të papërsëritshëm për Durrësin, të paktën kështu pretendohet.

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”,

Kryeministri e ka reklamuar, Alabbar, investitori,  ka ardhur në Tiranë, mediat kanë denoncuar, kanë akuzuar, gazetarë kanë shkuar në Dubai, kanë ngrenë, kanë pirë e janë kthyer dhe e kanë sulmuar. Por ajo që ndodhi ishte se projekti u finalizua dhe tani pritet të fillojë.

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”,

Në Vlorë e njëjta histori. Porti i Vlorës po merret me kompani private dhe po kthehet ekzaktësisht si ai që do të ndërtohet në Durrës, vetëm se në të është më i vogël investimi. Zona e zhvillimit është më e vogël, por ka port jahtesh, zona biznesi dhe gjëra kreative si këto.

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”,

Çfarë po ndodh?

Kur filloi projekti i Durrësit, u denoncua fort, u fol për projektin e Vlorës, por u zhduk, u hesht nga të gjithë.

Fillimisht, e bënë mediat që zakonisht gjykohen si gjobvënëse, pasi kapen një projekt qeveritar dhe zhvillimin nga një subjekt privatë, koncension a projekt zhvillimor e më pas e përdoren për shantazh, për gjobvënie, kështu pretenduan kompanitë fituese.

Në fakt, kur Alabbar prezantoi Portin e Durrësit, ai u sulmua fort. Dhe kur doli në shitje projekti i Durrësit, pra u reklamua dhe filluan shitjet nga kompania zhvilluese e projektit, u tha se po shitej ajri. Ishte skandal, korrupsion, po falej truall, tokë shtetërore etj…

Po zhvilloheshin nga privatë, oligarkë, arabë, po vidhnin Shqipërinë e të tjera si këto.

Për Vlorën nuk u tha asgjë, në asnjë rast. Tani ka dalë Vlora në shitje. Po shikoja reklama në emisionet më të ndjekura si “Big Brother”, pikërisht në televizione ku Vlora u sulmua fillimisht, ose nga mediat e saj, ku u akuzua se ishte njësoj si historia e Durrësit e më keq akoma.

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”,

Tani, Vlora ka dalë në shitje. Askush nuk thotë asnjë fjalë. Vlora dhe Durrësi janë thuajse e njëta gjë, mund të ndryshojnë vetëm nga sipërfaqja. Të dyja janë projekte zhvillimore, të dyja i duhen Shqipërisë. Edhe Durrësi i duhet Shqipërisë sepse do ta ndryshojë atë qytet, edhe Vlora i duhet Shqipërisë sepse do ta ndryshojë atë qytet. Të dyja janë projekte madhore që sjellin zhvillim. Në finale,po t’i shikosh të dyja,  njëra u sulmua pak dhe më pas nuk u fol dhe batëritë u hodhën ndaj tjetrës.

Tani tjetra po reklamon shitjet, nuk flitet. Kur ndërkohë Durrësi reklamonte shitjet akuzohej. Durrësi u akuzua, Vlora nuk u akuzua, Vlora u akuzua, ndërkohë që tani heshtet e kështu me radhë. Këto janë histori shqiptare, që në fakt më shumë sesa realisht luftëra të vërteta mediatike për të nxjerrë të vërtetën në pah, duke bërë misionin e saj, kanë treguar se kanë qenë në misione gjobvënie ndaj projekteve të zhvillimit.

“Vlora Marina” dhe “Durrës Yacht & Marina”,

Nuk ka rëndësi ndodh në Durrës apo në Vlorë e merr Rilindja, PS-ja apo PD-ja sepse e sulmuan Durrësin dhe tani po heshtin. Po reklamohet Vlora dhe tani po heshtin, shitej Durrësi thoshin po shitej ajri. Ajër po shet dhe Vlora, por nuk flet askush dhe kjo është e vërteta për të gjithë ata që nuk e kuptojnë pse duhen mbështetur projektet e zhvillimit në momentin kur ato reklamohen dhe dalin dhe pse duhen mbështetur investimet që bëhen në zonat turistike.

Ata që i kanë sulmuar thjesht dhe vetëm kanë luajtur me dy porta pasi me sa duket Durrësi është sulmuar për gjobvënie dhe Vlora është heshtur sepse dikush i ka blerë më parë. Apo tani në Vlorë heshtet, apo do akuzohet sepse dikush do të kërkojë haraçin e radhës.

Kaq është e gjitha. Në fakt historia na tregoi se dikush ka paguar që të sulmohej Durrësi dhe të heshtej për Vlorën. Tani të presim. A do sulmohet Vlora nga ata që sulmuan Durrësin?/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga