
Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Kompanitë e "call center"-ave të lidhura me një ish-zyrtar të lartë politik shqiptar u bënë shtylla operative e një rrjeti kriminal ndërkombëtar, i cili mashtroi gjatë pesë viteve qindra mijëra viktima në të gjithë Europën, duke u zhvatuar miliarda euro.
Më 14 nëntor 2018, një grua u paraqit në stacionin e policisë “Mossos d’Esquadra” në qytezën e Puigcerdas në rajonin e Katalunjës në veri të Spanjës, për të bërë një denoncim kundër një kompanie investimesh në bursë, pasi kishte rënë pre e mashtrimit.
Merce Puig Ribot u tha hetuesve se një investim fillestar prej 250 eurosh nëpërmjet kompanisë "Universe Markets" ishte fryrë në një humbje, që i kishte kushtuar më shumë se 560 mijë euro.
Katër vjet më vonë, në 22 prill 2022, Ribot u shfaq përsëri para hetuesve duke deklaruar se kishte humbur edhe 291 mijë euro të tjera, pasi ishte kontaktuar nga një studio e pretenduar ligjore, e cila ishte në dijeni të mashtrimit të parë dhe kishte premtuar që t’i rikuperonte paratë.
“E gjithë kjo është pjesë e të njëjtit mashtrim të kryer nga e njëjta organizatë,” shkruajnë hetuesit në dosjen hetimore të siguruar nga "BIRN".
Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma "universe-markets.com" në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.
Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si "Milton Group", e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.
Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindra mijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.
Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Poscaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me "Milton Group" dhe arrestoi 4 të dyshuar.
Këto qendra janë në pronësi të tri kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.
Josifi nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle. Ai nuk ishte i arritshëm për koment, znj. Xhaçka ia referoi pyetjet për rekrutimin e tij Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që Olsi Rama nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga "BIRN".
Ministria e Mbrojtjes i tha "BIRN" se Josifi kishte shërbyer si këshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020.
Skemat e mashtrimit financiar nëpërmjet "call center"-ave u shfaqën fillimisht në Izrael në formën e investimeve në Forex nëpërmjet të ashtuquajturave "opsione binare" dhe u shpërngulën në Europë pasi u shpallën ta paligjshme në vitin 2017 nga Tel Avivi, duke marrë forma të ndryshme, si investime në bursë dhe kriptovaluta.
"Milton Group" është një organizatë kriminale transnacionale e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016.
Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Europës Lindore, pjestarët e këtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimeve të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale.
Një operator i një qendre të thirrjeve telefonike mashtruese nga Tirana, i cili foli në kushtet e anonimatit, i shpjegoi "BIRN"-it se qendra ku ai punonte ndahej në tri departamente dhe tavolina sipas gjuhëve të huaja të ndryshme.
Departamenti i parë përbëhej nga të punësuar që kishin rolin si "broker", të cilët telefonin numra të zgjedhur rastësisht për t’i bindur që të investonin. Brokeri më pas ia kalonte viktimat departamentit të "aperturave", i cili merrej me hapjen e depozitës dhe derdhjen e parave. Mbasi klienti bënte depozitën e parë, ai kalonte në departamentin e "account manager", i cili ishte konsultenti financiar që bënte analizë të tregjeve financiare dhe e bindte klientin të investonte sa më shumë.
Operatorët u prezantoheshin viktimave të tyre me emra të rremë dhe fillimisht i bënin disa pyetje për të krijuar profilin, përpara se të ofrohej shërbimi për të investuar në skemat fiktive të investimeve. Sipas operatorit nga Tirana, telefonatat bëheshin nga broker të kompanisë në shumë vende të Europës, por kompania nuk pranonte depozita nga shtetas shqiptarë me banim në Europë.
Një ndër teknikat që operatorët e qendrave të thirrjeve përdornin për t’i bindur viktimat që të investonin në skemat mashtruese, ishte shfrytëzimi i mosbesimit që shumë prej tyre kishin ndaj bankave dhe konsulentëve që punojnë në institucione financiare, si dhe premtimi për fitime të shpejta.
“U thoja se te shërbimi që ofrojmë ne, është klienti ai që drejton paratë e tij dhe fitimi ishte [tërhiqej] brenda muajit, brenda ditës, javës, kurdo që ai të zgjidhte,” kujtoi ish-punonjësi i "call center"-it, ndërsa shtoi se ndryshe nga bankat, klientëve u premtohej deri në 100 për qind normë kthimi mbi investimin e tyre.
Sipas operatorit, në qendrën e thirrjeve ku ai punonte në Tiranë kishte qindra të punësuar, por ata përbënin vetëm majën e ajsbergut të një industrie mashtrimi të shtrirë në të gjithë vendin.
“Ka qindra të tilla në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër,” pohoi ai.
Procedurat hetimore të realizuara në Shqipëri nëpërmjet letër-porosisë së dërguar nga autoritetet spanjolle, kanë zbuluar 10 qendra thirrjesh të lidhura me 24 platforma mashtruese të investimeve. Sipas dokumenteve të SPAK-ut të para nga "BIRN", mbas tri kompanive kryesore mashtruese qëndron biznesmeni 33-vjeçar, Amant Josifi.
Sipas profilit të botuar në një faqe personale interneti, Josifi ka shërbyer deri në vitin 2020 si këshilltar për NATO-n i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila mban tani funksionin e Ministres për Punët e Jashtme dhe Evropën. Edhe në faqen e tij në rrjetin social ‘LinkedIn’, Josifi prezantohet si këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.
Në vitin 2014, Josifi ka themeluar së bashku me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama dhe biznesmenin Endri Meksi, kompaninë Pegasus Communcations sh.p.k. Ai i ka shitur aksionet e tij në këtë kompani në vitin 2018.
Në faqen e tij biografike në internet, Josifi e prezanton veten si djali i një biznesmeni, i arsimuar në Francë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
“Si djali i një sipërmarrësi në fushën e ndërtimit, ai ka qenë i apasionuar pas botës së biznesit që në moshë të vogël,” shkruhet në biografinë e tij.
“Për shkak të angazhimit dhe njohurive (ai u regjistrua në atë kohë për doktoraturë në Francë), Ministri i Mbrojtjes i besoi detyrën e këshilltarit, veçanërisht në marrëdhëniet me NATO-n, deri në vitin 2020,” shton biografia e sipërmarrësit.
Për të zbuluar lidhjet midis "call center"-ave në Shqipëri dhe faqeve mashtruese të investimeve të "Milton Group”, hetuesit spanjollë kanë analizuar miliona emaile të dërguara nëpërmjet dhjetra plaformash të ndryshme.
“Nga analiza e 3 milionë emaileve evidentohet ndërlidhja e platformave ‘call center’ me kompanitë e tjera të lidhura me organizatën kriminale me shtrirje ndërkombëtare,” shkruajnë prokurorët në dokumentet hetimore të para nga "BIRN".
Nga analiza e këtyre emaileve, hetuesit kanë identifikuar 235,942 viktima potenciale në të gjithë Europën, gati një e treta e tyre me banim në Gjermani.
Operatori nga Tirana që foli për "BIRN" tha se punonjësit shqiptarë të "call center"-ave ishin në dijeni që klientët e tyre mashtrohen.
“Personalisht kam pasur shumë momente, kur dëgjoja klientë të cilët kishin humbur kursime, të cilët ishin divorcuar, shkatërruar familjen dhe kanë qenë raste që unë mendova të hiqja dorë, për padrejtësitë që shikoja,” tha operatori. “Nuk doja ta vijoja më këtë punë,” përfundoi ai./ Reporter.al
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, ku tregon p...
Artur Meçollari është shprehur se privatizimi i bazës deta...
Një projekt filloi në Durrës, një projekt në lidhje më një...
Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nis...
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si truri i incenerator...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar ashpër pas shkarkim...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në At...
Në vijim të projektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë...
Presidenti Bajram Begaj ka publikuar fotot me dorën e ...
Rama kundër Top Channel Kryeministri Edi Rama, në një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, 164 mijë fëm...
SPAK ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në S...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pe...
Një ditë pas vendimit të marrë nga KQZ–ja në lidhje me...
Dhurata Thanasi Daneri, Snjezana Köpruner, Elki Shehu,...
Në orët e parë të mëngjesit është përfshirë nga flakët...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët lajmin se ...
Artan Lame është shkarkuar nga detyra, raporton CNA.al. La...
Forcat e policisë dhe BKH kanë rrethuar pasditën e sotme vil...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...