
Nga Bujar Leskaj/ 29 dhjetor 1990!
Bujar Leskaj, ka kujtuar ditën e themelimit të Partisë Demok...
Kryeministri i vendit në sjelljen e tij dhe debatet që shkruan me komentuesit në rrjetet sociale, ditët e fundit ka dhënë qasjen e tij ndaj disa problematikave të fundit, akuzave, kryesisht me nxjerrjen e të dhënave personale të njerëzve, ID, pagat, targat e makinave por edhe skandalin e inceneratorëve që prej shumë vitesh denoncohet nga media në mënyrë intensive dhe së fundi që SPAK e vërtetoi duke çuar në arrestimin e ish ministrit Lefter Koka.
Zoti Rama shkruan se skandale të tilla, pra nxjerrje të dhënash, humbje të dhënash dhe publikimi ka ndodhur në SHBA, në Rusi dhe në vende më të fuqishme.
Por ka një pyetje: Kush mban përgjegjësi për këto të dhëna që dolën? Mund të ndodhin diku dhe mund të ndodhin me sisteme shumë më të fuqishme, mund të jenë agjentura, spiunazhe. Është wikileaks që ka nxjerrë dokumete sekrete e të tjera si këto diplomatike, por dikush mban përgjegjësi. Kush po mban përgjegjësi në Shqipëri?
A ka njeri të arrestuar për këtë çështje? Janë disa qindra miliona euro që shteti shqiptar, qeveria shqiptare bën tendera pikërisht për përmirësimin e sistemit të të dhënave.
Justifikimi i kryeministrit ishte kompania austriake që ka bërë një projekt që para tetë vjetësh. Po tetë vjet në pushtet çfarë bërë zoti kryeministër? Pse nuk e ndryshove? Pse nuk e rrite sigurinë?
Pa shkuar më tej për të thënë pse doli sot, e ka nxjerrë LSI, i ka nxjerrë një perosn i papëqrgjegjshëm. Mos harrojmë edhe patronazhistët, për të cilët kryeministri është krenar, e ndërsa tani na thotë se këto ndodhin kudo. Pra një papërgjegjshmëri totale. Ndodhin kudo, po diku mbahet përgjegjësi. Ndërkohë qinda miliona euro dhe asgjë. Të dhëna sekrete që dalin. Përse është zgjedhur kryeministri? A nuk është rojtari i taksave të shqipatrëve dhe investimeve për zhvillimin e vendit?
Nuk mjafton vetëm sjellja e tij, apo diplomacia që përdor dhe mbështetja që ka në publik, por e rëndësishme është përgjegjshmëria dhe si ky kryeministër reagon.
Së pari, edhe duke kërkuar një ndjesë, jo duke prerë koka, por duke gjetur përgjegjës që dikujt tjetër nesër të mos t?i shkojë kurrë ndërmend. Për të mbajtur vërtet dikush përgjegjësi ligjore në atë që ka ndodhur.
Së dyti, kryeministri na dha edhe qasjen e tij ndaj çështjes së inceneratorëve, duke thënë se përgjegjësia është personale. Dakord zoti kryeministër, por nuk mund të jetë përgjegjësia personale vetëm e Lefter Kokës, sepse juve jeni kryeministri, jeni njeriu që e keni zgjedhur Lefter Kokën për ministër së pari, së dyti ato kontrata koncesioni, inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës nuk ka kaluar thjeshtë dhe vetëm me firmën e Lefter Kokës, por me vendime qeverie.
Ka edhe skandale, si fakti që brenda një dite kanë dhënë mendim ministritë, kontratat janë bërë gati dhe është firmosur sapo ka dalë VKM-ja dhe kjo jo me shumë gjasa dhe jo vetëm me dyshime, por është bërë o në zyrën tuaj, ose nga paradhoma e zyrës tuaj. Kush është leva që lëvizi kaq shumë ministri që të përgjigjen në një kohë rrufe dhe kontratatat të firmos menjëherë?
Kush mban përgjegjësi për faktin se nuk pati një tender të hapur ndërkombëtar, ku këto koncesione mund të bëheshin me gjysmën e vlerës. Kjo në lidhje me faktin që përdor si argument zoti kryeministër, ku thotë se aty janë inceneratorët.
Po është ai i Elbasanit, mbaroi shumë vonë dhe nuk është ai që duhej, ai i Fierit nuk ka mbaruar dhe u spostua disa herë, në Tiranë s?ka ende incenerator. Qeveria ka paguar miliona e miliona euro nga taksat e qytetarëve. Me këto miliona euro, mund të ishte bërë një tender i hapur ndërkombëtar dhe mund të ishin fituar shumë para, pa folur që nuk mund të quhet koncesion sepse paratë janë paguar nga qeveria. Pak muaj pasi janë firmosur kontratat, qeveria shqiptare ka paguar qindra mijëra euro për koncesionarin e inceneratorit.
Prandaj këto dy qasje të kryeministrit në lidhje me inceneratorët dhe daljen e të dhënave, tregojnë se Rama ndoshta e ndjen veten fajtor pa faj, kërkon që ta heqë përgjegjësinë nga vetja. Fajin e ka një zyrtaruc i thjeshtë që nxorri ca të dhëna që e ka përdorur LSI-ja apo fajin e ka një ministër i LSI-së që unë e kam pasur në kabinet.
Kush e vendosi ministrin? Kush e vendosi zyrtarucin? Kush e futi LSI në qeveri? Në fund paratë i paguan thesari. Në fund kostot i kanë qytetarët që po dalin të dhënat dhe për këto duhet të ketë përgjegjësi. Nuk mjafton Lefter Koka, që i gjetën lekët në xhep. Absolutisht jo.
Tek çështja e inceneratorëve nuk mjafton as Stela Gugallja me Klodian Zoton, nuk mund të harrohet as Mirel Mërtiri, as Ëngjëll Agaçi, as ndonjë tjetër nëpër ministri vërdallë.
Ndonjë deputet i PS, e ndonjë ish ministër tjetër, jo vetëm për këtë çështje. E tek të dhënat nuk mund të shpëtohet me një dorëheqje të një specialiste IT, tek Tatimet. Ka shumë më shumë. Ka zyrtarë, ka politikanë, ka parti të përfshira në skandale që po t?i bashkojmë me patronazhistët, po t?i bashkojmë të dhënat e targave apo databaze i pagave flasin jo pak.
Qasja e kryeministrit ndaj këtyre fenomeneve, duke u zhveshur dhe duke thënë janë përgjegjësi individuale, ndodhin kudo, është një fakt: Kryeministri po amniston krimet që ndodhin, korrupsionet që kanë ndodhur dhe kërkon që përgjegjësinë ta lërë në periferi.
Por kjo është një skandal që kryeministri ti mësojë njerëzit se çuadia më e madhe tre ditë zgjat, s?ka përgjegjësi dhe ecim përpara. Mirë do ishte të ecin përpara shqiptarët, edhe vendi, edhe qeveria, por kjo nuk mund të ndodhë në rast se nuk mbahet përgjegjësi për skandalet që kalon vendi çdo ditë, pa mbajtur përgjegjësi për 178 milionë euro kontrata për inceneratorë dhe për dëme miliarda për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve, pa folur për konfliktet sociale.
Prandaj dhe leksioni që na jep zoti Rama për të na bërë rracional dhe për të pranuar se ky është vendi jonë, kështu ndodhin gjërat, përgjegjësinë e kanë disa të papërgjegjshëm, kryeministri nuk ka asnjë faj, ministrat, qeveria nuk kanë asnjë faj asnjë përgjegjësi.Në fakt ka një faj të madh, që në Shqipëri nuk ka opozitë. Ky është faji më i madh dhe këtë Edi Rama e ka luajtur shumë mirë, duke e lënë vendin pa opozitë, thjesht dhe vetëm që kur të ndodhin të tilla skandale, qeverisë mos i ndodhë asnjë gjë.
Se në një situatë tjetër, në një opozitë të vërtetë dhe të fortë, zoti kryeministër nuk do ishte më në detyrë dhe nuk do justifikohej më as për Lefter Kokën dhe as për nxjerrjen e të dhënave, por do t?i kishte dorëzuar të gjithë ata që kishin ngjyer duart në inceneratorë apo ata që kishin futuar duart në servera për të nxjerrë të dhënat private të qytetarëve dhe të gjithë do ishin së bashku pas prangave.
Normaliteti që kërkon të na mësojë Rama dhe qasja që ka ai është më e dhimbshme dhe më vrastare sesa vetë fakti që ka ndodhur korrupsioni dhe nxjerrja e të dhënave./CNA.al
Skandali me të dhënat personale/ Prokuroria sekuestron serverin e AKSHI-t
Arrestohet ish-ministri Lefter Koka
Nuk merr fund me pagat/ Thellohet skandali me të dhënat personale
Të dhënat personale, dëmi i pakthyeshëm
Kur do të hetojë SPAK, kompanitë e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, në ortakëri me inceneratorët?!
Skandali me inceneratorët/ Si përfitoi miliona lekë Klodian Zoto
REDAKSIONALE/ Inceneratorët, Top Channel, Ben Blushi dhe milionat që akuzojnë
Afera e shekullit/ Inceneratorët ?fundosin? gjithë kupolën qeveritare?
Skandali me të dhënat private/ Tentativa për të heshtur përplasjet në PD dhe aferën e inceneratorëve
Afera e inceneratorëve/ PS vihet në mbrojtje të personave të përfshirë
I përfshirë në aferën e inceneratorëve/ Berisha: Ka një urdhër arresti për Ëngjëll Agaçin
Bujar Leskaj, ka kujtuar ditën e themelimit të Partisë Demok...
Kandidati për kryetar të PD Edvin Kulluri ka folur për krizë...
Opozita në Shqipëri do të forcohet, ndarja e Partisë Demokra...
Analisti Aleksandër Çipa është shprehur kritik sa i takon zh...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, duke k...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi teksa ...
Protesta e ardhshme e thirrur nga ish kryeministri Sali Beri...
Viti 2021 u mbyll me një skandal. Të dhënat e mijëra qytetar...
Beteja për kreun e ardhshëm të Partisë Demokratike do të vaz...
Fushata elektorale e Partisë Socialiste, më shumë sesa një p...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ishte ditën e sotme n...
Skandali me daljen e të dhënave private, përfshirë ID, pagat...
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se afera e ince...
Gjatë një takimi me qytetarët në Dibër, kryetari i shkarkuar...
Kryeministri Rama ka ca muaj që ju jep lajmin shqiptarëve du...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se skan...
Genc Deromemaj, Kryetar i Partisë Demokratike Vlorë, i ka dr...
Presidenti Ilir Meta ka deklretuar Adnand Agastrën, si Koman...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demoktratike, Lulzim Basha i ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluk...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Një 48-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në ...
Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në rrjetet sociale,...
Pamje të rënda, janë bërë virale, ku një shofer ka lidhur ...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operaci...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e nesërme pritet që vendi të ndikohet nga kthjel...
Territori shqiptar mbetet me alternime kthjellimesh dhe vr...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Gjermania ka ndërmarrë hapa të fortë për kursimin e en...
Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të ko...
Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian n...
Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për termocentralin bërth...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë vetëm me 4 lek...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, nga 120 lekë,...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...