Ftesa për bashkëqeverisje/ Çfarë “fshihej” pas thirrjes që Rama i bënte Bashës

2 Janar 2022, 11:00, Politikë CNA
Ftesa për bashkëqeverisje/ Çfarë “fshihej” pas

Fushata elektorale e Partisë Socialiste, më shumë sesa një program politik konkret dhe me reforma të prekshme, ishte një përpjekje e Ramës për të ftuar në bashkëqeverisje kreun e PD, Lulzim Basha. Pothuajse në çdo dalje publike ai ironizonte kryedemokratin duke e cilësuar si një kukull në duart e ish kryeministrit Berisha dhe presidentit Ilir Meta, duke ia shprehur qartë se nëse distancohet nga këta dy të fundit, do të bashkëpunonte pa asnjë hezitim.

?Lulzim Basha duhet të ndahet qartësisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për të transformuar njëherë e mirë një jetë politike në Shqipëri, që me konvulsionet e saj është kthyer në një stres për shqiptarët. Bashkëpunimi ngushtësisht do të thotë si një bashkëpunim në vendet që ne duam të arrijmë dhe t?u ngjajmë?, shprehej Rama në një nga deklaratat e tij.

Padyshim kjo ftesë u pa me skepticizëm dhe nuk u prit aspak mirë nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili nuk ia zgjati kurrë dorën haptazi këtij të fundit, ndonëse zërat flasin për një aleancë të ngushtë mes tyre.

?Mashtrim, hile që tashmë ky kundërshtar djallëzor i ka kthyer në përditshmëri, ftesë me qëllim që të asgjësohemi si e vetmja forcë që luftojmë krimin, nëse shkojmë në atë drejtim nuk ka më asnjë shpresë për shqiptarët. 25 prilli është masakër zgjedhore dhe unë kam deklaruar se nuk e njoh dhe nuk e pranoj maskarën zgjedhore të 25 prillit. Nuk e njoh rezultatet e tjetërsuara të 25 prillit dhe se dyti që përgjigja e prerë për ftesën e bashkëpunimit është një “jo”. Rama nuk ka pritur gjë prej meje. Këtu vjen instrumenti i dytë që Rama po zhvillon. E di fare mirë që nga kjo betejë PD nuk ka dalë më e vogël, por më e madhe?, u shpreh Basha pas thirrjeve të kryeministrit.

Ajo që do të mbahet mend gjatë në fjalimin e fitores së Ramës nuk ishin emocionet e mandatit të tretë, por mesazhi i fortë që ky i fundit përcolli, ku i kërkonte Bashës të pranojë humbjen dhe se ishte i gatshëm të bëhej kryeministër jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve.

?Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bëre dot çfarë doje, por bëre gjithë sa munde. Mospranimi i dinjitetshëm në kohën e duhur i kësaj humbjeje aspak turpëruese, thjesht e zvogëlon në çdo orë që kalon përmasën e rezultatit që Partia Demokratike mundi të arrinte të dielën përballë një makinerie fitoreje si Partia Socialiste e Shqipërisë. Miq demokratë, ne jemi më të mirët. Ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen. Nuk më takon mua dhe nuk është as përgjegjësia, as e drejta jonë, që të vendosim se si do ta lexoni ju rezultatin tuaj dhe se çfarë qëndrimi do të mbani me udhëheqjen tuaj. E thënë më troç, nëse do të jetë apo s?do të jetë Lulzim Basha ai që do ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme, kjo është ekskluzivisht puna juaj. Por, me apo pa Lulzim Bashën, ne e kemi shumë të qartë që opozita jonë e vetme është Partia Demokratike. Dhe fitorja jonë e madhe, e qartë dhe e thellë, nuk na e bën më të vogël por më të madh detyrimin që t?i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim apo kufizim, Partisë Demokratike të Shqipërisë. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve. Jo vetëm i atyre që votuan, por edhe i atyre që nuk votuan fare.

Unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën ku Zoti e deshi, kur e qëndisi me aq përkujdesje, si një zonjë me hire magjepsëse, duke futur brenda në një vend kaq të vogël dy dete, njëri më i bukur se tjetri, një diell që edhe kur nuk ngroh, ndrit mbi trupin e saj gjatë gjithë vitit dhe kreshta të bardha malesh edhe kur drita e diellit bëhet përvëluese, pllaja, kodra, lugina, pyje e liqene ngado, dhe plot 152 lumenj e përrenj përgjatë trupit të mahnitshëm të saj, një nënshtrat ku gëlojnë burimet më të mëdha të ujit në të gjithë Mesdheun dhe ku fshihen sasi nafte, gazi e mineralesh që shumë vende të tjera as nuk guxojnë t?i ëndërrojnë. Unë dua që Shqipëria të mos vuajë më nga dora e mbrapshtë e robit, që për kaq shumë kohë, o Zot sa shumë kohë, e ka penguar këtë popull që ta marrë siç i takon pjesën e tij nga kjo dhuratë e Zotit, me emrin e bukur Shqipëri?, tha Rama gjatë fjalimit të tij.

Pas kaq kohësh që nga disa kur kjo ftesë u deklarua e hapur, polemika të shumta kanë shoqëruar marrëdhënien mes dy krerëve të forcave politike. Disa e shohin si armiqësi e disa si një aleancë, e cila kërkon t?u fshihet syve të publikut.

Përballja e Bashës me liderin historik, Sali Berisha është edhe momenti kur del disi në dritë kjo marrëdhënie mes tyre, nëpërmjet zërave se Rama po mbron Bashën nga ?furtuna? e demokratëve.

Shumë aludojnë se ky qëndrim i Ramës vjen nga frika e përplasjes me ish kryeministrin Berisha, gjë e cila mund t?i vinte në dyshim qëndrimin për një kohë të gjatë në krye të vendit./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga