Agim Nesho: Steka e PD-së nga Berisha po lufton ndaj sistemit, njerëzit e përkrahin

29 Dhjetor 2021, 20:17, Politikë CNA
Agim Nesho: Steka e PD-së nga Berisha po lufton ndaj sistemit,

Opozita në Shqipëri do të forcohet, ndarja e Partisë Demokratike do të sjellë ndërgjegjësim te qytetarët të cilët do të shkojnë drejt asaj ane të PD-së që ngjall shpresë te qytetarët. Kështu u shpreh në studion e ?Now? me Erla Mëhillin, diplomati Agim Nesho.

?Nga vetë karakteri dhe lufta që bëjnë midis dy pjesëve të PD-së, steka e PD-së e udhëhequr nga z. Berisha po lufton ndaj sistemit, gjë që tregon se edhe përkrahja e njerëzve do të shkojë drejt kësaj?, u shpreh Nesho.

Ai tha se në 2022 do të ketë vazhdimësi të ngjarjeve politike të vitit 2021 në Shqipëri.

Ndër këto ngjarje ai përmendi pasojat e ?masakrës zgjedhore? të 25 prillit dhe ndarjen e opozitës.

Shqipëria është në pozicionin më të ulët të spirales, sipas Neshos dhe ose do të ngrihet me ringritjen e opozitës dhe reagimin e shoqërisë, ose do të ketë autokraci të thelluar./euronews

Lajmet e fundit nga