"Aseti më i madh i ekonomisë kombëtare do shkojë për skrap”/ Këlliçi jep arsyet: Pse duhet të protestohet në 8 janar

29 Dhjetor 2021, 18:37, Politikë CNA
"Aseti më i madh i ekonomisë kombëtare do shkojë

Protesta e ardhshme e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha do të mbahet në datën 8 janar para Kryeministrisë, ndërkohë që deputeti Ipd Belind Këlliçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen.

Këlliçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, shprehet se Pori i Durrësit, si një aset i madh i ekonomisë kombëtare do shkojë për skrap, duke iu referuar investimit nga investitorët arabë. Kjo sipas tij është një nga arsyet kryesore të nevojës për opozitë në vend.

?Porti i Durrësit, aseti më i madh i ekonomisë kombëtare, do të shkojë për skrap.

Në ndërrimin e viteve presim të shohim një spektakël  qeveritar, ku kryehajduti do të na e shesë këtë aferë koncensionare si shpëtimin e Shqipërisë.

Qeveria nuk administron asgjë. Shqipëria është dhënë e gjitha me koncension.

Prandaj ulërin nevoja për opozitë. Një opozitë që është në gjendje të ndalë shitjen e Shqipërisë me një trokitje gotash në një darkë bifteku.

Kjo është një qeveri tradhtare me një kryeministër ikonë e korrupsionit në Europë.

Kjo është një arsye më shumë që shqiptarët t’i bashkohen protestës kombëtare të 8 Janarit.

Të ndalim së bashku fundosjen e Shqipërisë!?, tha Këlliçi./E.K-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga