LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me të dhënat private/ Tentativa për të heshtur përplasjet në PD dhe aferën e inceneratorëve

22 Dhjetor 2021, 14:14, Aktualitet CNA

Të dhëna të plota për qytetarët të depozituara në një Database, po qarkullojnë në media.

Bëhet fjalë për një listë që mund të nxirren lehtësisht nga database e Tatimeve, pasi po t?i shikosh janë të gjithë tatim-pagues të mëdhenj.

Nga ana tjetër kjo listë prej gati nëntë muajsh ka qarkulluar nëpër telefona, në format exel, por nuk është publikuar në media, pasi ka të dhëna shumë sensitive dhe askush nuk mund ta publikojë të plotë.

Sepse aty përfshihen informacione, duke nisur që nga identiteti, emër, mbiemër, ditëlindja, deri tek të dhënat e kartës së identitetit, shuma e parave që merr dhe nga i merr, Nipti dhe çdo gjë tjetër.

Është pak a shumë, me të njëjtat të dhëna siç e kanë pasur patronazhistët që bënin identifikimin, por këtu janë të ardhurat.

Ka personazhe, të ndryshme, po përmendim një emër të njohur siç është z. Ben Blushi, i cili duket në këto të dhëna se ka deklaruar diku tek 240 milionë lekë, pagë.

Por, ka të dhëna të tjera për çdo person sa është paga dhe Nipt-et përkatëse nga paguhet.

Lista ka qarkulluar rëndom prej nëntë muajsh dhe shumë gazetarë e redaksi kanë qenë në dijeni, por për shkak të sensibilitetit nuk është publikuar.

Pra, është thuajse e njëjta gjë si në rastin e patronazhistëve në kohën e tyre.

Por, mesa duket po hidhet në treg si lajm i rëndësishëm për të tërhequr vëmendjen nga situata aktuale, pra nga përplasjet brenda opozitës, skandali i inceneratorëve si dhe arrestimet.

Kjo për faktin se një skandal më i madh mbyll një skandal të madh, për të hapur një tjetër më të madh.

Përplasja Berisha-Basha nga njëra anë vazhdojnë dhe arrestimet për aferën e inceneratorëve nga ana tjetër dhe ndërkohë gjendet një mënyrë për të tërhequr vëmendjen, me një listë që mund të nxirret lehtësisht nga database e Tatimeve./E.S-CNA.al

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Si Rama kërkon të shpëtojë nga afera e shekullit

Arrestohet ish-ministri Lefter Koka

Tej e këndej/ Patronazhistët në garë

Listat e patronazhistëve/ SPAK: Nuk ka elementë të veprës penale

‘Database jonë u hakerua’/ Rama kapet me gazetarët: Çojeni në organet e hetimit

Rama i jep ?patronazhistët? Bashës/ Ish-deputeti tregon skandalin: Si nuk keni turp

?Nxorre nga goja pisllëk të madh, mos ma trash zërin?/ Vazhdon teatri Rama-Basha

Lefter Koka para drejtësisë/ Rama ?lan duart?: Nuk ka më punë me PS, kaq

Lajmet e fundit nga