Nga Bujar Leskaj/ 29 dhjetor 1990!

30 Dhjetor 2021, 07:36, Politikë CNA
Nga Bujar Leskaj/ 29 dhjetor 1990!

Bujar Leskaj, ka kujtuar ditën e themelimit të Partisë Demokratike në Vlorë. Leskaj ka përmendur nismëtarët e kësaj force politike duke treguar mirënjohjen për ta.

Ndër të tjera, ai shkruan se këto 31 vite kanë qenë të vështira, të mbushura plot me sfida, suksese, zhgënjime, por sipas tij PD duhet të mbetet besnike e gjenezës së saj, si dhe duhet të jetë shpresë për të ardhmen.

Shpresoj e besoj, se të gjithë demokratët e Vlorës duhet ta kujtojnë këtë datë, e cila shënon themelimin e Partisë Demokratike në qytetin tonë, 31 vite më parë. Është nder të rikujtojmë me mirënjohje nismëtarët: Afrim Jupi, Ventigjar Hamzaraj, Alfred Ziaji, Aleks Tahiri, Manol Bono, Hasko Hoxha, Bilal Çela, Roland Tafili, Bujar Borshi, Petrit Stefa, Nexhat Veipi.

Kujtoj me mirënjohje të gjithë ata intelektualë e qytetarë vlonjatë, të përndjekur politikë që nisën organizimin atë dhjetor: Vilson Haxhiraj, Esat Hasani, Dashamir Frakulla, Filip Taço, Kristo Çipa, Lorand Mërkuri, Gafur Shameti, Ylli Bora, Bedri Shaska, Fari Shaska, Zaim Hoxha, Bastri Sofia, Enver Memishaj, Arben Golemi, Adhurim Musaraj, Ilia Vishi, Bajram Karabolli, Neshet Nguci, Kristaq Pavli, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Vilson Çipi, Arqile Kume, Neki Xhuveli, Ferdinand Sula, Ëngjëll Bino, Mario Sota, Vaso Grabovari, Besnik Kripa, Reshat Kripa, Shpëtim Xhyheri, Ardian Taska, Kosta Koçi, Vilhelme Haxhiraj, Hajri Xhemali, Abdulla Iliazi, Agim Dule, Zoi Bisholla, Ëngjëll Saliu, Sezai Bazaj, Ëngjëll Hasimaj, Dorian Nepravishta, Fatos Hoxha, Agron Haxhiraj, Sulo Shehu, Arjan Nika, Ëngjëll Hybro, Yzeir Muço, Luter Nuraj, Sazan Zyka, Bashkim Elbasani, Namik Jahaj, Vladimir Kasëmi, Musa Xhuveli,? dhe shumë e shumë të tjerë, që në ato ditë dimri, të fundit të 90-ës u bënë pjesë e forcës politike, që shumë shpejt do të shndërrohej në shpresë për shqiptarët.

Mirënjohje për intelektualët vlonjatë, të cilët folën në mitingun e parë madhështor të 6 janarit 1991: Afrim Jupi, Petrit Stefa, Hasko Hoxha, Dashamir Frakulla; të ardhurit nga Tirana: Prof.dr. Sali Berisha, Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Arben Imami, etj.
Mirënjohje për ish- kryetarët e PD- Vlorë nga 1990 e deri më sot, ish- kryetarët e bashkisë, El?ham Sharra e Gëzim Zilja; prefektin Esat Hasani, për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike në këto 31 vite dhe veçanërisht për deputetët e viteve 1991- 1992 dhe 1992-1996, prof. Abedin Elmazi, Ibrahim Vasjari, Gafur Shameti, Kosta Koçi, Afrim Jupi, Roland Tafili, Filip Taço e shumë deputetë të PD ndër vite.

Mirënjohje për sindikalistët e parë të Vlorës, të cilët mbështetën ndryshimet demokratike dhe Partinë Demokratike.
Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët demokratë, kryetaren e parë të LDG, shkrimtaren Vilhelme Vranari e cila do të botojë dhe një libër për historikun e krijimit të degës së LDG Vlorë dhe të gjitha zonjat demokrate vlonjate anëtare të PD!

Mirënjohje për drejtuesit e gazetës së PD ?Zgjimi?, Pajtim Xhelo, Enrieta Sina, Gëzim Llojdia, Vangjel Pici e dhjetëra intelektualëve të qytetit, që kontribuuan me shkrimet e tyre. Mirënjohje për të gjithë ata demokratë, të cilët mbajtën në këmbë dhe ringritën Partinë Demokratike pas ngjarjeve të rënda në vitin 1997! Mirënjohje e pakufishme për demokratët e thjeshtë vlonjatë, të cilët për asnjë çast nuk u larguan, demoralizuan, por luftuan e qëndruan konseguentë në bindjet e tyre të djathta!

Një falenderim të veçantë për z. Enver Memishaj, i cili ka dokumentuar me saktësi rrugëtimin e PD- Vlorë që nga krijimi në librin e tij ?Fillimi i lëvizjes demokratike në Vlorë 1990- 1991?. Në këtë datë historike për PD- Vlorë, dëshiroj të falenderoj jo vetëm demokratët ndër vite, por edhe të gjithë ata demokratë, të cilët na u bashkuan rrugës dhe kontribuuan maksimalisht për Partinë Demokratike; ata të rinj e të reja të FRPD, zonja të LDG, intelektualë e qytetarë, të cilët i dhanë shpirtin, fytyrën e zërin e tyre fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021!
Në këto 31 vite të vështira, të shoqëruara me krenari, suksese, sfida, por shpeshherë edhe me zhgënjime, Partia Demokratike duhet të mbetet besnike e gjenezës së saj, e ADN-së së saj, por edhe shpresë për të ardhmen, për të gjithë!

Misioni nuk ka mbaruar! Përkundrazi! Sot është koha kur drejtimin e Partisë Demokratike ta marrin ish- studentët idealistë të Dhjetorit, të cilët asnjëherë nuk morën poste drejtuese; fëmijët e ish të përndjekurve politikë, që janë palca dhe ADN-ja e partisë, së bashku qëndrestarët në vite e vite; me intelektualët dhe shoqërinë civile, e cila u pozicionua haptazi kundër sektit Rama, për të mirën e kombit dhe Shqipërisë!
Eshtë detyrim i demokratëve të vërtetë dhe të mençur, i demokratëve që gjithmonë kanë dashur Shqipërinë, Lirinë e Demokracinë të zgjidhin problemet e brendshme, për ta rikthyer PD si forcë qeverisëse, por edhe besimin e shpresën te të gjithë, që atdheun e bëjmë ne, demokratët!
Gëzuar 31 vjetorin e themelimit PD- Vlorë!

Lajmet e fundit nga