LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me të dhënat personale/ Prokuroria sekuestron serverin e AKSHI-t

23 Dhjetor 2021, 16:50, Aktualitet CNA
Skandali me të dhënat personale/ Prokuroria sekuestron serverin e

Prokuroria ka sekuestruar serverin e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit në lidhje me skandalin e publikimit te listave të tatim-paguesve ku ishin pagat dhe të dhëna të tyre personale.

Mësohet se organi i akuzës ka vendosur sekuestro edhe mbi serverin e drejtorisë së Tatimeve si dhe atë të Institutit të Sigurimeve.

Kjo masë është marrë për arsye që mos të ndërhyhet në server.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Vlen të përmendet se dje u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021. Sot, të enjten, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë./CNA.al

Lajmet e fundit nga