Nuk ndalet revolucioni/ Berisha paralajmëron "lumë" protestash në çdo seancë plenare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përmendur sërish vjedhjet për incenerimin e plehrave.
Në një takim me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha përmendi faktin se Bashkia e Tiranës vijon të paguajë kompaninë e inceneratorit.
Për këtë arsye, ai deklaroi se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj duhet të gjuhet me vezë dhe me domate kudo ku shkon
“Bashkia e Tiranës, nuk ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet ti bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve.
Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ja ndalon.
Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subrakushtetues. A mundet një njeri të veprojë në këtë mënyrë. Ku e gjen autoritetin ai të shpallë me taksë një shërbim që kushtetuta nuk e lejon, e garanton falas. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë.
Dhe çfarë bën me para. Këtu të gjithë që janë qytetarë, kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë paguajnë taksën e arsimit thotë ai. Ku e bazon ky taksën, ku e bazon? Por çfarë mund ti thuash këtij që nuk ka ligje as kushtetutë. Arsimi në Shqipëri është i garantuar falas.
Po të jetë puna, po të mos ishte kjo, detyrim kushtetues një qeveri mund të vinte një taksë kombëtare për arsimin. Por se bën dot një qeveri atë, e ndalon kushtetuta, kurse ky nuk ka kushtetutë, ka kushtetutën e xhepit. Si mund të qarkullojë lirshëm ky njeri. Më thoni ju mua.
Jo se ai kalon mes nesh. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, të ja nxijnë ditën këtij hajduti. Por si mundet të dalë mbi kushtetutën ky. Dhe çfarë bën me paratë që ua merr nga xhepat qytetarëve, na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro dhe për të mbuluar vjedhjen i vënë emrin ‘Bashkim Fino’, ‘Petro Koçi’ mund të ja vejë, kush e di çfarë emrash ka vënë, ‘Gramoz Ruçi’. Ua them socialistëve, por kjo është vjedhje për të gjithë, pavarësisht nga emrat. Si mund të vjedhë ai në këtë mënyrë. Na fal Petroja se ndoshta nuk ka shkollë me emrin e tij”, theksoi kryedemokrati./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kryeministri Edi Rama është larguar nga rrëmuja politi...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës ka ...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur lidhur me protest...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një video në ...
Deputeti dhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasani...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topal...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, e ka cilësuar...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi dhe avokatja Adriana Kalaj...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, së bashku me Albana...
Të hënën më 13 shkurt, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njof...
Protestuesit kanë mbërritur në selinë blu pas mbylljes së pr...
Protesta e opozitës është zhvendosur nga sheshi përpara Krye...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve...
Gjatë fjalës së tij nga protesta, kryetari i PD-së, Sali Ber...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka “elektrizuar” protestuesit, ...
Rreth një orë më parë ka filluar protesta e opozitës para kr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...