Connect with Us

50 hijet e Lulzim Bashës

Opinione

50 hijet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Elvi FUNDO

Lulzim Basha është njeriu me më shumë hije në politikën shqiptare. Aty ku duket se ka ndriçuar paksa, duket se në fakt është një rreze që del pas një reje të zezë që mbulon njeriun, i cili në 16 vjet politikë ka qëndruar vetëm në karrige të dhuruara. Të gjitha nga Sali Berisha, i cili sot është “viktima” e radhës që “vret” fantazma Luli e krijuar nga hijet e Bashës.

CNA.al prej 6 vitesh në pozicion të qartë opozitar të ashpër me qeverinë, nuk ka qenë kurrë në krah të Bashës duke lexuar qartazi aktet e tij si veprime të një njeriu pa mençurinë e duhur politike, por kurrësesi në rolin e budallait. Gjithmonë si një personazh që sillej si biznes në një parti, ku fjala nuk kishte më peshë dhe një forcë politike konservatore po kthehej në një liberalo-ylberiste.

Në fakt gjatë gjithë karrierës së Lulzim Bashës, CNA.al ka renditur mjaf fakte dhe diku akuza për qasjen politike, në fakt shumë shpesh nuk na kanë besuar, kanë reaguar ashpër, por koha tashmë qartazi vërtetoi gjithçka. Të gjitha faktet i thonë me zë të lartë të gjithë demokratët të cilët sot pranojnë se Lulzim Basha është një dështak, tregtar politik dhe në finale një mashtrues i pandalshëm. Tashmë pas shumë hijesh në karrierën e tij politike është kthyer në fantazmën e demokratëve.

Më poshtë po rendisim një e nga një 50 hijet e Lulzim Bashës. Mund të jenë më shumë, kurrsesi më pak, mund të ketë disa që i kemi bashkuar, disa që nuk i kemi zgjeruar shumë, por të gjitha qëndrojnë dhe janë të rëndësishmë për këto 16 vite politikë në Shqipëri, pasi nuk janë vetëm hije personale të Lulzim Bashës por janë stuhi që kanë rrënë mbi supet e shqiptarëve dhe demokratëve në veçanti.

Hija numër 1

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike
            Sali Berisha, Lulzim Basha

Hyrja në PD dhe marrja e drejtimit të KOP

Lulzim Basha ka ardhur në PD në vitin 2005, i futur në këtë parti nga ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse erdhi nga “rruga” dhe pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike, detyra e parë që iu dhurua Lulzim Bashës, ishte koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave.

Hija numër 2

Lulzim Basha ka gënjyer për shkollimin e tij në Hollandë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
   CV, e publikuar nga PD

Lulzim Basha u fut për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, si deputet pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005.

Por, edhe pse u “shit” si një lider Perëndimor, i shkolluar në Hollandë, etj, dyshimet janë se e vërteta qëndron ndryshe.

Ai është i pashkollë, ose të paktën i është dashur 12 vjet që të mbarojë shkollën në Universitetin e Utrecht-it në Holandë.

Në CV e publikuar në faqen e Partisë Demokratike, Basha nuk tregon se kur e ka mbaruar shkollën

Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare”, thuhet në CV e tij, por se kur e ka mbaruar kjo nuk është bërë kurrë publike.(Lexo këtu)

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Akuzat per abuzime, ne Rrugen e Kombit

Hija numër 3

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Transporteve, detyrë të cilën e mbajti për rreth dy vite.

“Hija” që e përndjek Lulzim Bashën është skandali me Rrugën e Kombit, në kohën që Lulzim Basha ishte ministër i Transportit.

Në lidhje me këtë skandal ka pasur edhe një raport të KLSH, i cili fliste për 230 milionë euro abuzime nga paratë e shqiptarëve.

Hija numër 4

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Marreveshja e detit me Greqine

Skandalet në ministrinë e Jashtme

Në vitin 2007, Lulzim Basha u emërua Ministër i Punëve të Jashtme.

Në kohën që ishte ministër i Jashtëm, një “hijë” që vijon ta përndjekë Lulzim Bashën, është firmosja e marrëveshjes për ujërat territoriale me Greqinë.

Në prill të vitit 2009, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Hija numër 5

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
    Protesta e 21 janarit 2011

Gjatë kohës që Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, në një protestë në 21 janar 2011, katër protestues mbeten të vrarë në Bulevard.

Hija numër 6

Me ndihmën dhe mbështetjen e Sali Berishës, në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Lulzim Basha u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë këtu se ishin 11 vota, pas dhe ishte Arben Ristani, në atë kohë kryetar i KQZ-së që i “nxori”, nga kutitë mbi 110 vota të tjera që e bënë Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës. Dhe për katër vite nuk bëri asgjë.

“Gojët e liga” flasin edhe për një ndërhyrje të fortë nga Sali Berisha.

Hija numër 7

Trami që nuk e ndërtoi kurrë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Lulzim Basha, ne kohen qe drejtonte Bashkine e Tiranes

Gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha do mbahet mend edhe për Tramin që nuk u ndërtua kurrë.

Basha premtoi se do të ndërtonte Tramin në Tiranë, por nuk u ndërtua kurrë dhe justifikimi ishte se qeveria kishte penguar fondet.

Hija numër 8

Projekti për zgjerimin e Bulevardit, pazaret dhe akuzat.

Kujtojmë këtu se në lidhje me këtë projekt ka pasur mjaft akuza. Në atë kohë thuhej se projekti i Bashës kishte si synim përzënien e banorëve që preken nga zbatimi i projektit të bulevardit pa u shpronësuar me çmimin e tregut.

Hija numër 9

Gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha i dha leje ndërtimi, ortakut të vjehrrit të tij.

CNA.al ka publikuar më parë dy leje ndërtimi. Një në rrugën e Elbasanit dhe një në Ali Demi, dy pallate të ndërtuara nga ortaku i vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhuvi Sharxhi. Të dyja lejet janë të firmosura nga Lulzim Basha, në kohën që ai ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës. (Lexo këtu)

Hija numër 10

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
                      Lulzim Basha, Aurela Basha

Kompanië e themeluar nga kunati i tij, gjatë kohës që Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Landmark Communication”, kompania e kunatit të Lulzim Bashës, e cila ka filluar aktivitetin në vitin 2012 dhe në vitin 2019 ka arritur kulmin me gati 2.4 miliard lekë xhiro.

Milionat e dollarëve dhe miliardat e lekëve duket se nuk janë problem për Lulzim Bashën, pasi një pasuri të tillë marramendësi ai e ka edhe vetë. Por, kur ai flet në publik për oligarkët dhe bizneset që paguajnë tek kompania e kunatit të tij, që drejtohet nga bashkëshortja e Lulzim Bashës, e cila është 24 orë prezente në “Landmark Communication”, tregon në fakt se kush është kreu i Republikës së re. (Lexo këtu)

Hija numër 11

Pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, Lulzim Basha mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një garë, ku më shumë dukej se po garonte Sali Berisha, Lulzim Basha u bë kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

I futur në PD pa asnjë kontribut, i shoqëruar nga jo pak skandale, që nga koha kur ishte ministër e deri edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Basha mori drejtimin e Opozitës.

Hija numër 12

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
                         Soros ne PD, në vitin 2014

Futi Soros në PD

Një detaj që bie në sy në deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha është fakti se ai ka heshtur në lidhje me George Soros, përtej një fjale të vetme gjatë kohës që ishte në çadër.

Kreu i PD-së është treguar mjaft i kujdesshëm dhe është përpjekur në çdo rast ta ruajë në artikulimin e tij publik George Soros, përveç rastit të çadrës, kur i përmendi një herë emrin.

Heshtja e Lulzim Bashës duket se vjen për shkak të marrëdhënies së ngushtë me fondacionin Soros.

Një njeri që nuk kishte hyrë kurrë në selinë e PD-së, deri në vitin 2014, kur Basha do të zhvillonte një takim me Soros, duke pasur në krah Grida Dumën, Eduard Selamin dhe Gerti Bogdanin.

Hija numër 13

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
   Lulzim Basha student

Basha është shkolluar me paratë e Soros

Gjithçka fillon në vitin 1995, ku sipas një dokumenti të publikuar gjerësisht i cili qarkullon në media, është fakti se Lulzim Basha ka siguruar një fond prej 7324 dollarësh së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas të dhënave kjo shumë parash është dhënë atëherë për Lulzim Bashën, kur studionte në universitetin e Utrecht, të cilin i është dashur rreth 12 vjet për ta përfunduar. (Lexo këtu)

Hija numër 14

Bojkotimi i Reformës Territoriale

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
  Lulzim Basha ne seline e PD

Pas marrjes së drejtimit të PD-së, Lulzim Basha vetëm sa thelloi skandalet e tij. Një ndër to është edhe bojkotimi i Reformës Territoriale.

Në vitin 2015, Lulzim Basha nuk mori pjesë në Reformën Territoriale, duke i lënë dorë të lirë mazhorancës socialiste, të bëjë si të dojë, gjë e cila i solli jo pak kosto elektorale Partisë Demokratike.

Hija numër 15

Humbja e zgjedhjeve lokale të vitit 2015

Pasi bojkotoi Reformën Territoriale, Lulzim Basha humbi edhe zgjedhjet lokale. Partia Demokratike arriti të merrte vetëm 14 bashki dhe përgjegjësi për këtë ishte vetë Lulzim Basha dhe vendimi i tij për të mos marrë pjesë në Reformën Territoriale.

Hija numër 16

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
     Basha futi ne lista kandidate te ardhur nga UET

Ligji për Arsimin e Lartë

Ligjin për Arsimin e Lartë, është një ndër ligjet me klienteliste të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Lulzim Basha premtoi se do ta çonte në Gjykatën Kushtëtuese, por nuk e bëri kurrë.

Ishte pikërisht ky ligj, që solli edhe protestat studentore në fund të 2018-ës, por që Basha as ata nuk i mbështeti.

Hija numër 17

Përplasjet me SHBA

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu

Pas marrjes së drejtimit të PD nga Lulzim Basha, për herë të parë në historinë e kësaj force politike, filluan përplasjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E para është ardhja e ambasadorit Donald Lu, i cili ishte i pari që vinte në Shqipëri, duke artikuluar një mesazh në gjuhën shqipe dhe qartazi misioni i tij kryesor u duk se ishte Reforma në Drejtësi.

Rezistencë, përplasje, “luftë” midis palëve politike, derisa mund të kujtojmë se në atë kohë, një zyrë e quajtur “Byrektorja” në selinë e PD-së, call centeri i kësaj partie, dhe zyrtarë të lartë artikulonin fyerje dhe akuza kundër ambasadorit Lu.

Në rrjetet sociale kishte sharje ndaj Ambasadës, në gjuhën më banale.

Hija numër 18

Shkojmë tek Reforma në Drejtësi

Sërish Lulzim Basha zgjodhi rrugën e bojkotit. Sërish një tjetër reformë e rëndësishme bëhej pa pjesëmarrjen e Opozitës. Dhe në fund, pasi i bojkotoi shkoi dhe e firmosi.

Mes kërcënimeve të ndërkombëtarëve për ndëshkim të deputetëve që nuk e votojnë dhe me takime të shumta e ndërhyrje nga ambasadorët, në korrik të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me vota unanime Reformën në Drejtësi.

Pra, Lulzim Basha në fillim e sulmoi, e bojkotoi dhe më pas shkoi e votoi në parlament.

Hija numër 19

Futi demokratët në çadër

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
                  Basha ne cader, ne 2017

Në shkurt të vitit 2017, Lulzim Basha futi demokratët në çadër. I mbajti me premtime boshe për gati tre muaj, i gënjeu dhe i tërhoqi zvarrë. Filluan pazaret dhe lojërat e fëlliqura politike.

Në çadër sërish call centeri dhe Byrektorja e komanduar nga njerëzit e Lulzim Bashës sulmonte, akuzonte, shante dhe fyente ambasadorin, diplomatët amerikanë.  Në finale vjen një marrëveshje e detyruar dhe tradhëtia që Lulzim Basha i kishte bërë PD-së, një shitje tek Edi Rama.

Hija numër 20

Emërimi i Fatmir Xhafajt ministër i Brendshëm

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Ish-ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj

Në mars të vitit 2017, Lulzim Basha, nga çadra kishte deklaruar se Fatmir Xhafaj nuk do të emërohet ministër i Brendshëm, vetëm nëse kalon mbi trupin e tij.

“Le të zotohemi së bashku se Fatmir Xhafa nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë!”-deklaronte në atë kohë Basha.

Por, Fatmir Xhafaj “kaloi mbu trupin” e Lulzim Bashës, dhe në seancën parlamentare të 23 marsit 2017, Fatmir Xhafaj është emëruar ministër i Brendshëm.

Hija numër 21

Marrëveshja me kryeministrin Edi Rama

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
  Marreveshja Rama-Basha

 

Pasi i tërhoqi zvarrë demokratët në çadër, për gati tre muaj. Mbrëmjen e 17 majit 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike. Por, ngjarjet që e pasuan, treguan shumë detaje. Përfshirë këtu edhe 16 milionë eurot për shembjen e një pallati të vjehrrit të Lulzim Bashës, ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë.

Hija numër 22

Bashkëqeverisja me Ramën

Pas marrëveshjes së 17 majit 2017, filloi edhe bashkëqeverisja Rama-Basha. Basha mori gjysmën e qeverisë, dhe bashëqeverisën deri pas zgjedhjeve të qershorit 2017.

Hija numër 23

Lista e 2017, dhe “vrasja” e elitës së PD

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Basha, Republika e re

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në vitin 2017 përgatiti një listë kandidatësh për deputetë, i mbyllur vetëm në zyrën e tij. “Vrau” elitën e Partisë Demokratike dhe në mesnatë shpalli një listë kandidatësh me palaço dhe sharlatanë publikë. Futi në PD njerëz anonimë dhe pa asnjë kontribut në këtë forcë politike. Pa folur edhe për akuzat shit-blerje mandatesh.

Hija numër 24

Fotoja me presidentin Trump

Pas marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama, në qershor të vitit 2017, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Lulzim Bashëa publikoi në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Akuzat per lobime, me financime ruse

Në media u raportua se fotoja e Trump me Bashën ka kushtuar jo pak, por rreth 20 mijë dollarë.

Presidenti Trump ka qënë në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij. Trump ka bërë foto me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.

Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje dhe çmimi i një bilete për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku do të ulesh). Në fakt më plas plasi një skandal për një financim të dyshimtë prej mbi 1 milionë dollarë.

Hija numër 25

Skandali i lobimeve me financime ruse

Kujtojmë këtu skandalin e lobimeve me Nick Muzin në SHBA, ku janë paguar 1 milion e 25 mijë dollarë, për të cilin Lulzim Basha tre herë kur foli ka dhënë tre versione të ndryshme pasi gënjeu.(Lexo këtu)

Hija numër 26

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
    Basha ne dasmen e Ekim Alptekin

Lidhjet me biznesmenin turk, Ekim Alptekin, një person i kërkuar nga FBI.

LEXO EDHE:  Çfarë e ndryshoi Lulin në dy muaj?!

Alptekin njihet si një mik dhe bashkëpunëtor i Lulzim Bashës dhe konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, i emëruar nga Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, është një personazh që shpesh është përfolur se ka suportuar fort Lulzim Bashën.

Në një intervistë të tij ai thotë një detaj se ka qënë në SHBA gjatë periudhës së tranzicionit midis presidencës Obama dhe Trump, dhe gjatë 2 muajve të parë të presidencës Trump.

Pra, rastësisht sërish ne kemi gjetur një detaj tjetër, qëndrimi i Alptekin përkon me kohën që Basha ka qenë në SHBA, që nga inagurimi i Presidentit Trump deri tek kontratat e firmosura për lobim me Nik Muzin.(Lexo këtu)

Hija numër 27

Humbja e turpshme e zgjedhjeve të qershorit 2017

Pas çadrës, pas marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama dhe pasi përgatiti një listë skandaloze të kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha iu solli demokratëve një katastrofë elektorale në zgjedhjet e qershorit të 2017-ës.

PD në këto zgjedhje mori reth 230 mijë vota më pak se në vitin 2013, pra ditën që doli në opozitë.

Hija numër 28

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
 Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci

Lulzim Basha deklaroi publikisht se nuk do të votonte zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar të Kuvendit, pas zgjedhjeve të 2017-ës, por “çuditërisht”, rrodhën vota edhe nga grupi parlamentar i Lulzim Bashës. Të paktën 4 -6 deputetë votuan pro Gramoz Ruçi, skandali nuk u hetua kurrë brenda PD se kush ishin personat që votuan Ruçin.

Hija numër 29

Bizneset e kunatit

Në një kohë që shqiptarët varfërohen, dhe biznesi është në krizë, “çuditërisht” bizneset e kunatit të Lulzim Bashës, vetëm sa shtojnë xhirot. (Lexo këtu)

Hija numër 30

Call centerat dhe “Byrektorja” e famshme e Bashës, e cila sulmon dhe shan me profile fallco këdo që kritikon Lulzim Bashën. (Lexo këtu)

Hija e numër 31

Shkatërrimi i strukturave të PD, që nga Lidhja e Demokratike e Gruas tek FRPD. LDG prej gati 12 vitesh nuk bën zgjedhje, nuk funksionon si organizatë. Basha e ka shkatërruar totalish, ekziston vetëm formalisht. FRPD po drejtohet nga “pensionistë”.

Hija numër 32

Skandali me çështjen “Babale”

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,
           Lulzim Basha, Ervin Salianji

Në qershor të vitit 2018, Partia Demokratike nisi një seri denmoncimesh kundër ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Në fillim u dik si një aksion i mirëorganizuar. Ishte deputeti Enkelejd Alibeaj që bëri disa denoncime të njëpasnjëshme me dokumente, dokumente dhe prova që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Por, Basha fiku “zjarrin” që kishte ndezur vetë në momentin që në skenë doli “Babalja”, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. Deputeti i PD, Ervin Salianji publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj vijonte ende të drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.

Në audio-përgjim shfaqej shtetasi Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Babale”, i cili pretendohej se shfaqej në një bisedë me Agron Xhafaj, duke bërë pazare droge.

Por, më pas vetë Albert Veliu, i cili ndodhet në Kosovë ku ka kërkuar strehim politik, e ka pranuar se audio-përgjimi kishte qënë vetëm një inskenim.

Hija numër 33

Protesta tek Rruga e Kombit

Lulzim Basha tradhëtoi djemtë e Kukësit.

Edhe djemtë e Kukësit të cilët protestuan kundër vendosjes së traut në Rrugën e Kombit, u tradhëtuan dhe u lanë vetëm nga Lulzim Basha.

Fillimisht tha se nuk do lejonte vendosjen e traut, bëri sikur e mbështeti protestën e tyre në pranverën e 2018-ës, por i la vetëm përballë qeverisë së Ramës. I la vetëm edhe dyerve të gjykatave. Dhe më pas, rastësisht kunati i Lulzim Bashës mori zyrat tek një nga koncesionarët e Rrugës së Kombit.

Hija numër 34

Në shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha ndërmori një veprim të paprecedentë, duke djegur mandatet e deputetëve, duke braktisur parlamentin dhe duke lënë demokratët të papërfaqësuar.

Kjo ishte ndoshta një ndër çmenduritë më të mëdha politike të Lulzim Bashës në krye të PD, por që u pasua nga të tjera veprime, jo më pak të “çmendura”.

Hija numër 35

Sulmet dhe përplasjet me Methew Palmer

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
                    Mathew Palmer, Lulzim Basha

Djegia e mandative u deklarua nga Lulzim Basha, gjatë një proteste, në shkurt të vitit 2019, rreth mesditës. Dhe pasdite kur është telefonuar, siç ai pretendon dhe ka deklaruar në qindra e qindra takime, kishte refuzuar kërkesën e sekretarit Palmer, i cili thoshte se djegia e mandateve ishte e gabuar.

Por, kishte mbajtur një qëndrim, duke thënë se “e dintë ai, dhe vendimi ishte i pakthyeshëm”.

Menjëherë filluan sulmet ndaj Metheë Palmer. “Buf, qorr, Sorosian, hajdut, i blerë nga Rama, i paguar nga paratë e korrupsionit”. Së bashku me ambasadorin, ishte pre e sulmit dhe Zoti Palmer. Janë sërish në faqen e ambasadës, sulmet vinin me komandë nga Basha. 

Hija numër 36

Shkojmë më tej tek zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. PD nuk hyn në zgjedhje. Ultimatumi është i qartë. Sulmet ndaj Palmer nuk ndalen. “Sorosian, hajdut, i shitur dhe i blerë”.

Komente dhe akuza politike nga Partia Demokratike dhe njerëzit që rrethonin Lulzim Bashën.

Edhe pse hiqet si pro-amerikan i madh, Basha nuk iu përgjigj thirrjeve të ndërkombëtarëve, bojkotoi zgjedhjet vendore dhe i fali në tavolinë Edi Ramës 61 bashki.

Hija numër 37

Klevis Ballliu me banoret e Unazes se re

Lulzim Basha tradhëtoi banorët e Unazës së re. Iu premtoi se do t’i mbështeste. Se shtëpitë e tyre nuk do të shembeshin. U çoi edhe Klevis Balliun, si “udhëheqës I madh”. Por, ditën që policia mësy në Unazën e re, ata u lanë vetëm dhe shtëpitë u shemben.

Hija numër 38

Akuzat për të ashtuquajturit oligarkë

Lulzim Basha është ndoshta i vetmi kryetar opozite, që ditën sulmon oligarkët, ndërsa natën “fle” me ta.

Lulzim Basha del në konferenca shtypi, flet e akuzon të ashtuquajturit oligarkë. Pra, biznesmenët më të pasur në Shqipëri, kur fakti është se të gjithë oligarkët paguajnë tek kunati i Lulzim Bashës. (Lexo këtu)

Në pothuajse të gjitha daljet e tij mediatike, Lulzim Basha ka kryefjalë të tij “oligarkët”, por siç duket “dardha e ka bishtin prapa”. Kush të shan të do, dhe Lulzim Basha e ka treguar “dashurinë” e madhe që ka për oligarkët, disa i sulmon e pastaj iu harron emrin, disave u “shkel syrin” e disa të tjerëve ka frikë tua përmendë as emrin.

Hija numër 39

Vilat e Lulzim Bashës

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në opozitë, Lulzim Basha ka shtuar vilat e tij.

Ai mesa duket është i “dashuruar” pas vilave luksoze të ndërtuara prej tyre. Dhe vilat e Luli Bashës, mesa duket janë disa.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Vilat e Lulzim Bashes

Së pari kujtojmë këtu vila në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha, por që tashmë ia ka “harruar emrin”.

Në tetor 2019, Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Lulzim Basha e justifikoi zhvendosjen në kompleksin e vilave “Long Hill”, duke thënë se apartamenti i tij kishte pësuar dëmtime nga tërmeti i shtatorit, por në fakt asnjë dëmtim nuk është raportuar në lidhje me apartamentin në fjalë në Bashkinë e Tiranës.

Në gusht të vitit 2020 CNA.al raportoi se Lulzim Basha është afruar të vilat e një tjetër oligarku, të cilit Luli ka frikë t’i përmendë as emrin. Bëhet fjalë për resortin luksoz “Valamar” të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, vend ku thuhet se është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, Lulzim Basha në deklaratën e tij të pasurisë, ka deklaruar edhe një vilë në Hollandë. (Lexo këtu)

Hija numër 40

Para se të futej në PD në vitin 2005, Lulzim Basha ka punuar në Kosovë, ku punoi si Këshilltar Special, përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

Por, në nëntor të vitit 2020, në media plasi një skandal, ku Lulzim Basha akuzohej se gjatë kohës që ka punuar në Kosovë, ka mbleshur prova dhe fakte kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Gazetari dhe analisti nga Kosova Milaim Zeka, në një studio televizive në nëntor të 2019, u shpreh se “Lulzim Basha, është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Hija numër 41

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
 Shembja e Teatrit Kombetar

Tradhëtoi artistët në betejën për Teatrin Kombëtar.

Lulzim Basha kishte premtuar se nuk do të lejonte shembjen e Teatrit Kombëtar. Por, fadromat “kaluan mbi trupin e Lulit” dhe Teatri u shemb.

Artistët u lanë vetëm, ndërsa Luli flinte i qetë në shtëpinë e tij.

Hija numër 42

Heshtja për një ndër aferat më korruptive, siç është ajo e inceneratorëve.

Lulzim Basha foli për një periudhë të shkurtër për aferën e shekulit, sikurse është quajtur koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri. Doli e bëri disa denoncime, por më pas heshti.

Gojët e liga flasin edhe për para, që mund të kenë mbërritur në selinë e SHQUP. Por, si qëndron e vërteta dhe pse hesht Lulzim Basha. Këtë e di vetëm ai.

Hija numër 43

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
     Yuri Kim, Lulzim Basha

Sulmet dhe përplasjet me ambasadoren Yuri Kim.

Kujtojmë këtu ambasadoren e SHBA. Yuri Kim dhe marrëveshjen në dorë të saj, që shkundej ndaj Luli Bashës, një vit më parë. Ku i kërkohej ta firmoste.

Basha nuk i qëndronte asaj. I kërkonte përfaqësuesve të Partisë Demokratike ta gënjenin. Derisa Kim e kuptoi dhe reagoi direkt.

U sulmua, u akuzua, u anatemua edhe ambasadorja Kim, akuzat janë kudo.

Hija numër 44

Përballja e kandidatëve me votën kundër

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Komisioni per perzgjedhjen e kandidateve per deputete te PD

Një gabim tjetër i cili ka dhënë kosto elektorale pa asnjë diskutim është dhe votimi që është bërë në PD për të skualifikuar kadidatët. Gjoja me një formulë konservatore, Lulzim Basha pasi mblodhi strukturat e PD dhe një listë me emra i futi ato në votim në çdo qark duke iu thënë demorkatëve votoni atë që keni më shumë inat.

Kjo nxiti një konflikt të brendshëm në PD dhe sërish Lulzim Basha e përdori jo për të lexuar votën e demokratëve, por për ta përdorur si pazar me ndonjë kandidat, i cili ishte skualifikuar.

Hija numër 45

Listat e kandidatëve për deputetë në 2021

Listat e 2021, është një tjetër skandal me vete që shoqëron Lulzim Bashën. Ngriti një grup pune në PD, pra një Komision për Vlerësimin e kandidatëve për deputet. Por, në fund komisioni u “hodh në kosh”, dhe Basha listat I bëri vetë.

Përtej faktit se mënyra e vlerësimit ishte e padëgjuar dhe fyese, pasi anëtarësia duhej të votonte negativisht për kandidatët, Basha në fund bëri siç deshi vetë.

Hija numër 46

Humbja e turpshme në zgjedhjet e 2021. Për herë të parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, Edi Rama mori tre mandate qeverisës rrjesht, ndërsa PD ngeli për të tretin mandat me radhë në Opozitë.

Basha tentoi të justifikohet, duke thënë se PD kishte rritje. Por, ai krahasimin e bën në lidhje me atë që ka shkatërruar vetë.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 2021, Basha sërish filloi sërish përplasjet me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasada Amerikane njeh zgjedhjet, ndërsa Lulzim Basha del e thotë masakër zgjedhore.

Hija numër 47

Zgjedhjet e brendshme në PD, pas 25 prillit 2021.

Në një kohë që shënoi dështimin e radhës dhe në PD u shtuan zërat për largimin e tij, Basha zhvilloi një tjetër process zgjedhor farsë. Zhvilloi zgjedhjet për kryetar, pa dhënë dorëheqjen. Pra, Basha garonte duke qënë në detyrën e kryetarit, dhe duke pasur në dispozicion të gjithë administratën e PD.

Procesi u shoqërua me shumë skandale, të cilat mund ti lexoni këtu, por në fund Basha arriti të mbajë karrigen e kryetarit të PD.

Hija numër 48

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
         Kuvendi i PD

Kuvendi i PD

Lulzim Basha në 30 gusht mblodhi Kuvendin Kombëtar, ku nuk pati garë, por thjeshtë dhe vetëm u emëruan të zgjedhurit e tij.

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar CNA.al, të gjithë emrat ishin vendosur nga Basha, dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar ishte vetëm farsë, për të emëruar kë donte ai dhe për të spastruar nga PD çdo zë kritik (lexo këtu).

Hija numër 49

Përjashtimi i Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
                 Sali Berisha, Lulzim Basha

Me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar me strukturat e partisë, Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Dhe u tentua të justifikohet se gjoja këtë e kishin kërkuar amerikanët.

Hija numër 50  

Gënjeshtrat që i ka thënë demokratëve në tetë vite dhe përçarja e Partisë Demokratike

Flet për fitore dhe beteja imagjinare, por demokratët I çon nga humbja në humbje.

Premtoi betejë kundër regjimit pas zgjedhjeve të 25 prillit, por në fakt duket se betejen e ka me Sali Berishën.

Kjo është ndoshta edhe “hija” ose “krimi” më i madh politik, që ka bërë Lulzim Basha në karrierën e tij politike.

Në 30 vite demokraci, Lulzim Basha është njeriu që ka përçarë më shumë partinë që solli pluralizmin politik në Shqipëri.

Humbi zgjedhjet lokale në 2015 e nuk dha dorëheqjen. Pësoi humbje katastrofike në 2017, përjashtoi nga PD elitat e partisë dhe njerëz me kontribute që nga gurët e parë të themelit të kësaj partie. Bëri zgjedhje farsë brenda PD. Gjithçka vetëm e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit.

Lulzim Basha është personi përgjegjës për dobësimin e PD-së, për kthimin e saj nga një pari fituese në një parti humbëse./CNA.al

Basha gënjen me daljet në media/ Ja, si i manipulon takimet

Basha tradhton dhe gënjen demokratët/ Dje, u firmos rrëzimi i Ramës apo marrëveshja e radhës?

“Përvjetori i dashurisë”/ “Hija e zezë” që vijon të përndjekë Bashën

Analiza/ 17 faktet pse humbi Lulzim Basha

Gjashtë “dhuratat” që Basha i bëri Ramës dhe tradhëtitë ndaj demokratëve

Ligji për Arsimin e Lartë/ Basha “thikë pas shpine” studentëve

Tre shërbëtorët e Soros në Shqipëri

Faktet/ Basha mbledh koalicionin 21 janari

Profil i paautorizuar/Lulzim Basha, kandidati për Kryeministër nga KOP në krye të PD-së, kauzat dhe betejat, “dashuria” për Berishën dhe akuzat e Ilir Metës

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

Marrëveshja me Greqinë/ Zbulohet pse hesht Lulzim Basha

Basha prezanton projektin e Tramit

Mesazhi i Olldashit për Berishën 4 vite më parë/Basha do të të hajë kokën!

Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Byrektorja e Bashës në aksion/ Profilet fallco sulmojnë hapjen e PD-së

Faktet/ “Rastësitë” e Lulzim Bashës me rusët

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Ekonomia shqiptare në krizë/ Bizneset e kunatit të Bashës, lulëzojnë

Basha dhe vjehrri/ Të gjitha akuzat për favorizim dhe leje pallatesh

Skandali me audio-përgjimin/ Zbulohet “lidhja” e Bashës me “Babalen”

“Skandali Xhafaj”/ Basha “vret” Babalen  

Faktet-I pashkolli Lulzim

Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

Nga kamarier në miliarder me luks të shfrenuar/ Lulzim Basha fsheh vilat e shtrenjta

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Dokumentet/ Zbulohet kontrata e Bashës me kompaninë që lobon në SHBA, për diktatorin e mbështetur nga Rusët

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Pohimi absurd i një Kryeministri

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve.

E thote si justifikim, nderkohe qe vetem kaq duhet te ishte arsye shume e forte qe shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin.

Nese nje kryeminister ne Europe do te guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do te kishte marre fund menjehere.

Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?

Eshte e thjeshte. Sepse qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percaton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan torten e mireqenies.

Kur qeveria jep nje koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.

Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit.



Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin.

Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.

LEXO EDHE:  Basha me familjet e prekura nga tërmeti në Manëz/ Jetojnë në çadra në kushte mizerabël

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Metës/Në situatë mosbesimi jeni ju

Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike.

Kur entet rregullatore behen pale me kartelet, ne vend qe te mbrojne konkurrencen, atehere instalojne ekonomine e rentes, qe thith mireqenien e qytetareve per llogari te tregtareve te miellit, oligopoleve, monopoleve.

Pra me pak fjale, qeveria dhe shteti kane hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u cojne te varferve. Qeveria jone ben te kunderten.

Kjo eshte arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk le tregun te beje punen e tij, por e shperndan vete se ku duhet te shkoje rritja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kujtimi dhe vlerësimi për Mbretin Zog/ Detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Nga Ekrem Spahiu

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e domosdoshme të historisë politike të shtetit shqiptar.

Ai u thirr nga koha për t’iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, e trashëguar nga fisi i tij, e kultivuar nga prindët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.

Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongesit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij brenda Kuvendit Kushtetues. Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm, i cili, duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i “revolucionit” të qershorit të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë “Vrioni”, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit. Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.

Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha. Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri” dhe e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarëve” përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.



Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj. Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria shqiptare që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t’i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësosj siç i gëzonin në vende të tjera.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata si futbollist i LULIT

LEXO EDHE:  Reagon vëllai i Sokol Olldashit/ Ka një mesazh për hipokrizinë e Lulzim Bashës

Vendet perëndimore, midis tyre SHBA, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.

Mbreti Zog angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë. Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë vetëm me operacion ushtarak. Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941 e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.

Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë.

Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I ka qenë dhe do të vijojë të zejë një vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Republika anti-demokratike e 17 majit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga Erion Piciri 

Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare nisi një protestë kundër kanabizimit, minimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga qeveria Rama 1. Ajo u paketua si përpjekje për lindjen e një Republike të Re, ku demokracia, drejtësia dhe mundësitë e zhvillimit për çdo qytetar do ishin themelet ku do modernizohej shteti shqiptar.

U thërritën t’i jepnin frymë këtij aksioni politik dhjetra intelektualë dhe pedagogë, u bënë pjesë e luftës për ndryshim mijëra qytetarë, u kërkuan për ndërmjetësim politikanë e diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për arritjen e një klime, që do t’i çonte palët në zgjedhje dhe shoqërinë drejt një ndryshimi të pritur prej vitesh. Asgjë nuk ia arriti qëllimit.

                                        Erion Piciri

Dukej se dallimi midis opozitës dhe pozitës ishte aq i madh sa duhej të shembej sistemi i vjetër për t’u ngritur një sistem i ri, bazuar në vlera dhe ndershmëri. Kur shpresat ishin të pakta dhe opozita do bojkotonte zgjedhjet parlamentare ndodhi befasia.

Në orët e vona të 17 majit 2017, në skutat e godinës ku dikur dhunonte republikën Enver Hoxha, pasi i larguan të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik të kohës, lindi republika e 2 individëve, që në dukje ishin në konflikt të hapur, por në thelb u bënë partnerë në seritë e reja të projektit “Shqipëria e Re”.

Ndër vite u kuptua se atë natë, pa transparencë, larg syve të medias dhe opinionit publik, u vijëzua Shqipëria politike e dekadave që do vinin, derisa këta 2 individë do kishin jetë fizike. Një marrëveshje e ngjashme si Putini me Medvedevin, tandemi i një Cari dhe një oportunisti politik, që priste t’i jepnin hisen e tij të pushtetit.

Ajo që u nis si lëvizje përfundoi në pazar dhe në vend të një pranvere politike hymë në një dimër antidemokratik. Për këtë duhet t’i njohim meritat Carit të qeverisë.

Në politikë fiton më shumë ai që ia njeh mirë karakterin tjetrit, ia di forcën dhe dobësitë, vlerat dhe ambiciet. Në këtë pikë kreu i qeverisë doli i fituar. Ai e kuptoi të ngjashmin e tij dhe e dinte se përballë nuk kishtë një politikan idealist, parimor dhe demokrat, por një njeri që spekullon moralin publik për interesa personale. Si në shumë raste të tjera, ide të mira në dorë të njerëzve të gabuar të çojnë drejt dështimesh të përsëritura.



Republika e Re, një koncept idealist, i kopjuar si slogan, por jo si përmbajtje modernizuese, u adoptua nga kreu i opozitës dhe i qeverisë dhe u deformua si karakter për të prodhuar një regjim hibrid në të dyja anët e spektrit politik.

Këtu nisi zhdukja e pluralizmit dhe pastrimi i territorit politik sipas anëve që u përkisnin. Këtu ra koncepti i partisë politike si institucion demokratik, me vendimmarrje kolektive për çështje të rëndësishme, duke u kthyer në mjet të dominimit të një njeriu.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr urdhërin, Ja kriteret për kandidatët

LEXO EDHE:  Pse Luli ngelet gjithmonë në opozitë?/ Patozi ‘dush të ftohtë’ Bashës

Me këtë sistem të kapur nga 2 individë është në rrezik inkurajimi i lidershipit të ri brenda partive historike, në të gjitha nivelet e aktivizimit dhe përfaqësimit. Njerëz me potencial do fshihen që në start, ata që duhen për fasadë përdoren përkohësisht dhe pastrohen me një algoritëm në stade të mëvonshme apo i detyrojnë të heshtin, tjetërsohen dhe diskreditohen për të vijuar të mbeten në skenë.

Kjo dëmton interesat e vendit për të pasur një klasë politike personalitetesh, jo të frikësuarish dhe marionetash. Shqipëria ka nevojë të mbledhi të ndryshmit, në përvoja, mendësi, formim, sjellje dhe interesa, të prodhojë shkëndija që japin energji, mos vendosi dikush korniza dhe t’i mbajë strukur nga frika dhe interesi, por t’u krijojë kushte për rritje dhe liri, që ta çojnë vendin lehtësisht drejt destinacioneve inovative që prodhojnë zhvillim. Fjala e Lincoln-it, “nuk mund të ndërtosh karakterin dhe shpirtin kurajoz të njerëzve duke u marrë iniciativën dhe pavarësinë”.

Aty ku përjashtohen njerëzit pa debat dhe votim, kur daljet mediatike centralizohen tek një njeri, kur listat e përfaqësimit dhe promovimit janë ekskluzivitet i 2 individëve me lidhje të shkurtra me njëri-tjetrin, ka mbaruar demokracia dhe pluralizmi politik. Në këtë lloj republike të drejtat e çdo njeriu janë në rrezik, mbrojtja mungon se aty ku duken dy palë në fakt është një, e ndarë në dy llogore fiktive.

Në këtë situatë, zhbërja e Republikës së Re të 17 Majit, përmes çlirimit të njërës, në mos të dy partive historike është detyrë sa qytetare dhe politike, sa europianizuese dhe patriotike. Perëndimi u ngrit mbi diversitetin politik, mbi liritë dhe individualitetet, mbi shumësinë e pushteteve dhe jo mbi centralizimin dhe aleancat e fshehta midis pak njerëzve. Diversiteti politik, lidershipi i përhapur deri në çdo qelizë të formacioneve politike nxit pjesëmarrjen, forcon mobilizimin shoqëror duke i dhënë legjitimitet pushtetit të ushtruar nga partitë dhe qeverisja e një vendi.

Për këtë epokë të re lirie, shpërqëndrimi të pushtetit, të krijimit të elitave dhe hierarkive permisive ku njerëzit ulen dhe ngjiten përmes garave të ndershme kemi nevojë më shumë se kurrë. Kushdo që investon tek ky gjakim, duhet përkrahur dhe vlerësuar për kurajon e të qënit një ushtar i modernizimit kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE