LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet-I pashkolli Lulzim

15 Shtator 2021, 09:07, Politikë CNA
Faktet-I pashkolli Lulzim

CNA.al ka raportuar në vijimësi me fakte dhe dokumenta për skandalet e kreu të PD Lulzim Basha.

Ai është i pashkollë, ose të paktën i është dashur 12 vjet që të mbarojë shkollën në Universitetin e Utrecht-it në Holandë.

?Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare?, thuhet në CV e tij.

 

Kaq thuhet për shkollimin e Bashës në CV e tij, kaq informacion dinë qytetarët shqiptarë për arsimimin e njeriut që pretendon të bëhet kryeministër dhe që trumbetohet si lider i Opozitës apo edhe si lider perëndimor.

Një lider perëndimor që fsheh të dhënat e shkollimit dhe që hesht kur e pyesin për studimet në Holandë.

Në fakt kjo nuk ndodh me asnjë lider perëndimor, por vetëm me Lulzim Bashën, që hiqet si i tillë.

CNA.al me 25.01.2019  i dërgoi një letër Universitetit Utrecht në Holandë, prej të cilit morëm një përgjigje zyrtare.

Christina Jeliazkova, administratore e Universitetit Utrecht, në përgjigjen e datës 24 Prill 2019  për CNA.al, thotë,  se letra është marrë në 23 prill 2019, por për publikimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë, duhet autorizim i personit si dhe duhet paguar një tarifë për shërbimin.

CNA.al ndoqi të gjitha hapat dhe me anë të një letre publike që mban datën 25.04.2019,i kërkoi Lulzim Bashës  që të na vinte në  dizpozicion diplomën ose të publikuar të dhënat rreth shkollimit të tij.

Por, Lulzim Basha, sërish heshti, duke hedhur më shumë mjegull në shkollimin e tij, dhe duke ngritur dyshime se apo fsheh të dhënat për shkollimin, për të cilin publikisht ka pranuar se e ka paguar me fondet e Soros-it, megjithëse për këtë çështje ka pak detaje.

Në vitin 2018, në media, i është bërë jehonë gënjeshtrës së Bashës për shkollimin në Holandë.

Sipas një dokumenti lëshuar në formë përgjigjeje nga Universitetit Utrecht dhe që u publikua në media, rezulton se shkollimi i Bashës, kishte zgjatur plot 6 vite.

Ai i kishte nisur studimet në Holandë, në prill të 1999 dhe i kishte përfunduar me ?sukses? në Maj të 2005-ës.

Pra 12 vite për të përfunduar shkollën nga të cilat në 6-të vite mori vetëm diplomën e 1 viti përgatitje dhe me korrespondencë perfundoi studimet kur ishte në Kosovë.

Sipas të njëjtit document, Basha u diplomua në Universitetin Utrecht, megjithëse në 2005, dhe jo në 1997 ose 1998?.

Por Basha, nuk e thotë këtë në CV.

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

 

CNA kërkon të vërtetën e shkollimit të Bashës/ Universiteti përgjigjet, kërkon autorizimin e kreut të PD-së

Lulzim Basha pa shkollë/ Nuk pranon të japë autorizimin për verifikimin e universitetit

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

Lajmet e fundit nga