Connect with Us

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Aktualitet

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Publikuar

-

Lulzim Basha ka gënjyer për diplomimin e tij në Hollandë. Ky lajm bëri jehonë në media vitin e kaluar. Sipas raportimeve në media të ndryshme Lulzim Basha ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Në  6-të vitet e para ka mundur të sigurojë një diplomë 1-vjeçare përgatitore, këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë.

Duke qenë se mediat e shkruara raportuan, akuzuan dhe i bënë jehonë këtij lajmi, CNA.al për të luajtur një rol transparent dhe një gazetari profesionale, me 25.01.2019  i dërgoi një letër Universitetit Utrecht në Holandë, prej të cilit morëm një përgjigje zyrtare.

Christina Jeliazkova, administratore e Universitetit Utrecht, në përgjigjen e datës 24 Prill 2019  për CNA.al, thotë,  se letra është marrë në 23 prill 2019, por për publikimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë, duhet autorizim i personit si dhe duhet paguar një tarifë për shërbimin.

 

Në bazë të kësaj përgjigjje, CNA. al me datë 25.04.2019  iu drejtua me një letër kreut të PD, z. Lulzim Basha, duke i kërkuar që të japë autorizimin për dhënien e informacionit, sipas kërkesës së zyrtares së  Universitetit të Utrecht në Holandë.

Por, kur kanë kaluar 18 ditë, Basha nuk ka kthyer ende përgjigje.

Së pari, lind pyetja çfarë fsheh kryetari i PD -së, që nuk e  jep autorizimin që gjithkush të shikojë studimet e tij të larta?

Së dyti, në qoftë se do të bëhet Kryeministër i shqiptarëve dhe do të sillet si qytetar evropian, duhet të bëjë çdo gjë transparente.

Nuk mund të vazhdojë ende të sillet si me marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama, duke u fshehur pas gishtit dhe duke bërtitur.

Por, duhet të thotë të vërtetën hapur  që ta dinë të gjithë. Sot nuk ka më rëndësi nëse ke bërë shkollën për 4, 8, 10 apo 12 vjet sa i ka ndodhur Lulit dhe neve nuk na intereson kjo, pasi ai është ngjitur tashmë në karrierë edhe është bërë kryetar i PD.

Mund të ishte edhe pa shkollë fare, por problemi qëndron tek gënjeshtra, sepse gjithmonë artikulon një fjali: “Unë jam një lider perëndimor, i shkolluar në perëndim”.

Dhe ne i kërkojmë shkollimin perëndimor Lulzim Bashës, për të mësuar të vërtetën.

Lulzim Basha  nuk e jep autorizimin që ne ta shohim si qëndron e vërteta. Nuk po themi se ai s’ka mbaruar shkollë, por duam të dimë të vërtetën për sa kohë e ka mbaruar këtë shkollë dhe si e ka mbaruar, që të hedhim poshtë çdo akuzë.

Pasi shpesh është akuzuar  se ka punuar në Kosovë,  edhe kundër interesit të shqiptarëve dhe se ka qenë një zyrtar i nivelit më të ulët, një përkthyes i rëndomtë.

LEXO EDHE:  Ibuprofen çdo ditë, zgjat jetën 12 vjet

Tani që  gjithçka të sqarohet Lulzim Basha duhet ta japë autorizimin. Në rast se ai nuk e jep, CNA.al sërish do t’i shkruajë  Universitetit Utrecht,  në Holandë dhe ne sërish do të jemi këtu për t’ia përmendur çdo ditë Lulzim Bashës, ashtu siç i përmendim shumë gënjeshtra të tjera të tij.

Basha të mos ndalet së gënjyeri, por edhe ne nuk do të ndalemi duke thënë të vërtetën.

Prandaj, do të ishte mirë edhe në interes të shqiptarëve dhe në interesin e tij personal dhe të demokratëve që ne të kishim autorizimin nga z.Basha, apo t’ia çonte direkt Universitetit, për të bërë transparente vitet e shkollës së tij  dhe gjithçka tjetër rreth shkollimit të tij.

Të  jetë i bindur se nuk do t’i ndahemi deri në fund, derisa të zbardhim të vërtetën. Dhe këtë ai e di shumë mirë, pavarësisht se hesht atëherë kur duhet të flasë dhe flet atëherë kur duhet të heshtë.

Pavarësisht se mendon se duke na anashkaluar mundet të shmangë zbardhjen e së vërtetës. Ajo do të bëhet pa asnjë diskutim dhe këtë nuk e shmang dot askush.

Basha thjesht po fiton pak kohë, pasi nuk do të mundet më të gënjejë, ashtu siç gënjeu me financimet qindra milionë euro në SHBA, ashtu siç gënjeu për hapjen dhe bashkimin e PD, ashtu siç gënjeu për fitoren dhe Republikën e Re në 2017-ën, ashtu  siç gënjeu për marrëveshjen me Edi Ramën dhe ashtu siç gënjeu për milionat e eurove që përfitoi familja e tij.

Tani ka ardhur koha për ta zbardhur këtë të vërtetë  për shkollimin e tij që gjithçka të dalë në dritë dhe shqiptarët ta mësojnë./CNA.al

CNA kërkon të vërtetën e shkollimit të Bashës/ Universiteti përgjigjet, kërkon autorizimin e kreut të PD-së

Gënjeu për diplomimin në Hollandë/ Ish-zv.ministri i nxjerr bojën Bashës

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. SS

    13 Maj, 2019 at 5:53 pm

    TE GJITHE EDINE SE BASHA KA PUNUAR 18 VJEC SHPERNDARES DROGE NE ZVICER KU DHE E KAPEN DHE E NXOREN SI MINOREN SKA BERE AS GJIMNAZIN (BENI VETE LLOG)PASI SKA MARE DIPLOME MATURANTI SKA BERE ASNJE SHKOLLE TE LARTE NE REALITET POR VETEM CERTIFIKATA FALLCO.PERENDIMI DHE KLANI BERISHA E REKRUTOI NJEKOHESISHT DHE PO BENE KARRIEREN E SPIUNIT….????!!!!!!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Lushnje/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Lushnje/ Plagoset një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, ku paraprakisht raportohet se një person është plagosur më armë zjarri.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M. A., 31 vjeç.

Ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak



Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku pa shkollë/ Ish-zv.ministri i Ramës i “çjerr maskën” Veliajt

LEXO EDHE:  Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Përplasen 5 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Mësohet se 5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasani dhe sipas të dhënave paraprake, katër persona dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë kanë mbetur të plagosur./CNA.al



 

LEXO EDHE:  Basha fsheh diplomën/ Ja çfarë ka deklaruar

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku pa shkollë/ Ish-zv.ministri i Ramës i “çjerr maskën” Veliajt

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Publikuar

-

Nga

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Basha deklaron se të gjithë do të hasin vështirësi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa ngre akuzat se qeveria i ka braktisur.

“Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.

Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situatës.

I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH-së dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal”, shprehet ai.



Kreu i opozitës deklaron se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor.

“Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, akush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma të lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë.

Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej shkollave mungon uji dhe punonjësit sanitarë.

LEXO EDHE:  Ibuprofen çdo ditë, zgjat jetën 12 vjet

LEXO EDHE:  Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria. Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë ata të vetëm në përballimin e coronavirusit dhe krizës ekonomike. Sot janë të shumtë në numër prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë mjetet e nevojshme mësimore dhe higjenosanitare për fëmijët e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa më tej bën disa thirrje për qeverinë.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris thirrjen time për qeverinë:
– Të testojë mësuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.
– Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.
– Të rrisë numrin e mësuesve dhe t’i pajisë ata me maska dhe antibakterialë.
– Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta. Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.
– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara.
Koha nuk pret!”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE