web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

26 Maj 2019, 09:09, Aktualitet CNA

Në dhjetor të vitit 2018, në media u publikua një lajm sipas të cilit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gënjyer në lidhje me diplomimin e pretenduar në Hollandë.

Sipas këtyre informacioneve, Lulzim Basha e ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Pra, i janë dashur 12 vite për të përfunduar shkollën, nga të cilat në 6-të vite mori vetëm diplomën e 1 viti përgatitje dhe me korrespondencë perfundoi studimet kur ishte në Kosovë.

CNA.al për të hedhur dritë mbi të vërtetën, i ka drejtuar një letër zyrtare Universitetit të Utrecht, ku pretendohet se Basha ka mbaruar studimet.

Christina Jeliazkova, administratore e universitetit në fjalë, në përgjigjen për CNA.al deklaron se letra është marrë në 23 prill 2019, por për publikimin e informacioneve në lidhje me çështjen në fjalë, duhet autorizim i personit si dhe duhet paguar një tarifë për shërbimin.

Pra, si kusht për ofrimin e informacionit, zonja Jeliazkova sqaron se duhet bashkëlidhur një deklaratë, me të cilin Lulzim Basha pranon që Universiteti të japë kopje elektronike të gjithë sa kërkojmë.

Nisur nga kjo kërkesë, redaksia e CNA.al i është drejtuar me një letër kreut të PD-së, Lulzim Basha në datë 25.04.2019, duke i kërkuar që të japë autorizimin për dhënien e informacionit, sipas kërkesës së zyrtares së  Universitetit të Utrecht në Holandë.

Por, ndërkohë që ka kaluar 1 muaj nga data që CNA.al i ka drejtuar letrën Lulzim Bashës, ende nuk ka një përgjigje nga ana e kreut të PD-së.

Lulzim Basha me heshtjen e tij tregon se ka diçka për të fshehur. Ne jemi të gatshëm të paguajmë çdo tarifë për marrjen e informacionit me qëllimin e vetëm sqarimin e publikut për të vërtetën e çështjes.

Si lider perëndimor që pretendon se është, nëse nuk ka asgjë për të fshehur, tashmë Lulzim Basha do duhej të kishte kthyer përgjigje dhe të na jepte autorizmin për marrjen e informacionit.

Lulzim Basha duhet të bëjë transparencë për CV-në dhe jetën e tij, sepse ai është kandidat për kryeministër dhe shqiptarët nuk duan një tjetër ?Edi Ramë? në krye të qeverisë. Lulzim Basha nuk mund t?i fshihet së vërtetës me maskën e buzëqeshjes./ CNA.al

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

12 vjet për t?u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

CNA kërkon të vërtetën e shkollimit të Bashës/ Universiteti përgjigjet, kërkon autorizimin e kreut të PD-së

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

 





Lajmet e fundit nga