12 vjet për t’u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë? – CNA
Connect with us

Aktualitet

12 vjet për t’u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike ditët e fundit është përfshirë në një skandal, atë të faktit se i është dashur 12 vite për të përfunduar universitetit.

Në CV-në e tij zyrtare, Basha shkruan se ka filluar shkollën në vitin 1993, ndërsa nuk thotë kurrë kur e ka përfunduar, por deklaron se nga viti 1999 punoi në Kosovë.

Dokumenti i Universitetit, publikuar nga portali prane PD

Së fundi një portal pranë tij dhe familjes së tij publikoi një përgjigje dhe një dokument nga universiteti i Ultreht, i cili shkruante se Lulzim Basha në vitin ’99 kishte mbaruar vetëm vitin e parë përgatitor. Pra në 6 vite Luli mori vetem diplomën përgatitore.

Më tej dokumenti i universitetit të Ultreht thotë se nga viti ‘99-2005 ai mbylli studimet master. Në ato vite sistemi universitar nuk ka qenë Bolonja, pra bachelor 3 vjecar plus 2 vite master, por sistemi 4-vjeçar. Sipas po të njëjtit dokument rezulton që Luli të ketë studiuar 6 vite pasi kishte bërë më parë 6 vite të tjera për një diplomë përgatitore 1-vjeçare.

Për të përfunduar sistemin 4-vjeçar sërish ju deshën 6 vite dhe këtë me korrespondencë në rast se ka pasur, pasi ai vetë ka deklaruar se nga viti ‘99-2004, kur ju bashkua KOP dhe PD ishte me punë në Kosovë.

Sistemi i vjetër 4-vjeçar universitar i përfunduar është i barazvlefshëm me 3+2 të Bolonjës, pra të njihet master profesional.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 13 tetorit/ Ristani: E vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën

Përtej çdo paragjykimi nga lexuesit apo mërzie për militantët e PD-së, që tashmë e shohin “lakuriq” kryetarin e tyre për të disatën herë si mashtrues. Me dokumentin dhe sqarimin e mediave të tij, që donin të hiqnin vetullat dhe nxorën sytë dalin shumë pikpyetje, të cilat i sqaron vetëm Luli, ose shumë shpejt CNA.al do çojë gazetarë për ta investiguar të plotë këtë skandal. Që të na kursejë shpenzimet, mjafton që Luli të publikojë diplomat, të sqarojë afatet, të thotë të vërtetën dhe kështu qetësohen të gjithë dhe sqarohen edhe pyetjet e mëposhtme.

Nga viti 1993-1999 kush e financoi shkollimin e Lulzim Bashës?

Cfarë studimesh kreu këto 6 vite?

A ka përfituar bursë nga SOROS?

Përfundoi Bachelor apo universitet 4-vjecar në 12 vite?

Kur hyri në KOP kishte apo jo diplomë?

Kishte apo jo diplomë kur kandidoi si deputet?

Këto janë disa pyetje që do ja kujtojmë shpesh kreut të PD-së do i shtojmë dhe të tjera, e në rast se nuk përgjigjet por e kalon në heshtje ashtu siç i pëlqen atij të mbulojë skandalet që i plasin, do ja sqarojmë ne të gjitha me një investigim të plotë./CNA.al

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

Aktualitet

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti gjendet i vrarë në makinën e tij

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij.

30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma. Ngrihen hipotezat se lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 13 tetorit/ Ristani: E vetmja rrugë për të mundur Edi Ramën

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  Vijon qëndresa/ Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen natën të Teatrit Kombëtar

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending