web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transferta milionëshe nga Afrika e Jugut në Britani/ Kush fshihej pas Kastriot Ismailajt?

26 Maj 2019, 08:24, Aktualitet CNA

Përgjimet e dosjes “978”, ku objekt i hetimit ka qenë Kastriot Ismailaj, kanë hedhur dritë mbi mënyrën se si futeshin në Shqipëri para nga kompani offshore.

Nga procesverbalet e transkiptimit të bisedave, SMS dhe debatet në telefon me amerikane Rebeka Gaskin Gain del në pah gjendja e vërtetë ekonomike e Kastriot Ismailajt. Nga njëra anë nuk kishte mundësi për të blerë një biletë avioni, ndërkohë që nga ana tjetër flet për qarkullime të miliona dollarëve, menaxhime kompanish nga Afrika e Jugut, Kongo, Zvicra, Kosova, Maqedonia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe etj.

Kush fshihej pas Kastriot Ismailajt, që merrej me qarkullimin e milionave dollarëve?

Dhe kush dilte garant për pastrimin e këtyre parave në Shqipëri?

Janë këto dy pyetje që po të kishim drejtësi sot do të kishim edhe përgjigjen.

Kastriot Ismailaj së bashku me amerikanen Rebeca Gaskin bëjnë orvatje për të futur para në biznese te bimëve medicionale dhe të barnave mjekësore, të tregtisë së duhanit, “Duty free” etj.

Sipas Prokurorisë, nga analiza transkripteve krijohet dyshimi se një pjesë e fondeve kanë origjinë kriminale, të cilat më pas investohen në biznese legjitime.

Këta shtetas kanë punuar sëbashku dhe kanë identifikuar shumë lidhje në rajon për të bërë transaksione dhe për të depozituar para në emër të tyre. Prokuroria ka konstatuar se këta persona, pra Ismailaj dhe Gaskin kanë lidhje shoqerore në rangje të larta politike në Rajonin e Ballkanit.

“Në vende ku kontrolli mbi pastrimin e parave është i dobët janë krijuar kompani fiktive me objekt kryesisht konsulencë financiare në fushën e kërkimeve minerare dhe hidrokarbureve. Nëpërmjet llogarive bankare të këtyre shoqërive janë kryer transferta parash me qëllim riciklimin e tyre. Fushat kryesore ku qarkullojnë paratë janë në sferën e ndërtimeve, tenderimeve publike, shoqërive koncensionare, tregtisë me shumicë te mallrave  ushqimore,’ kozmetikë, sendeve të luksit etj.

Kastriot Ismailaj dhe Rebecca Gaskin Gain kanë kontakte me persona të tjerë të përfshirë në aktivitete të dyshimta në vende si: Kongo, SHBA, Gjibraltar, Singapor, Zvicër, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Ceki, Mal i Zi, Bosnje & Hercegovina. Shoqëritë offshore janë te regjistruara në Gjibraltar dhe Zvicër. Gjithashtu shtetasit Kastriot Ismailaj, Rebeka Gaskin Gain dhe lidhjet e tyre interesohen  për të siguruar përdorimin e bizneseve ekzistuese të ligjshme përpiqen të infiltrojnë në kompani rentabël dhe me pozita në treg” thuhet në vendimin e pushimeve të hetimeve nga prokurori Gentjan Osmani.

Por, pavarësisht këtij konstatimi, hetimet janë pushuar.

Përgjimet: 

Në Dt. 09/07/2008

Kastrioti zhvillon një bisedë me një të panjohur (X).

K-…. Sa është në ato llogaritë e fabrikës, sa kushton?

X – Fabrika nga investimet 13 milion euro apo dollarë.

KI– 13 milion, dmth bën nja 20 ti ke 4% te 20 milionëshit dmth 800.000 euro

X – 4 .6 %

KI- Ok 800 apo 900.000 euro

X – 900.000 euro e kisha dhënë tani menjëherë….

KI– Duhet me fol, duhet me fol të ka vajt k’shu e ?

X – Kam ngel pa lekë

KI-A t’sollën ata 300.000 euro dhe s’bone gjë Ej! A do vini ktej nga Tirana? Ua paguj une hotelin 1000 Euro nata per njeri….

X – Ti merre po deshe kët, unë nuk rri me kët….

Nga biseda të Rebekës me Kastriotin duken orvatjet për të futur para në biznese te bimëve medicionale dhe te barnave mjekësore, të tregtisë së duhanit, “Duty free” etj.

Ne Dt. 21/10/2008 midis Rebekës dhe Kastriotit është zhvilluar kjo bisedë:

K.I. ?Unë mbarova me çekët dhe jam në takim me disa shqiptarë.

R.C. Në rregull  ç’farë ishte interesante?

K.I. ? Ato zakonisht hyjnë në pasuri të patundshme, por në hotel në kosto.

R.C. ? Në rregull.

K.I. ? Është i madh grupi Çek sëbashku me grupin Belg. Ata zakonisht investojnë në Hotele dhe vetëm në nivelin e kostos.

R.C. ? Është para duke u larë?

K.I. ? Jo është para Belge.

R.C. ? Ai është duke i vendosur parat?

K.I. ? Unë mendoj se po. Më falni për këto por a dini ju që Deribaska në fund ka humbur 14 miliard dollarë?

R.C. ? Po.

K.I. ? Ëh!?

R.C. ? Po.

K.I. – Hë hë hë! Paratë janë kthyer mbrapsht.

R.C. – Më rritet shkalla e besimit dhe gëzohem, gëzohem për mënyrën. K.I. – Po, po. Hë! Hë! Hë!  Ai i ka dhënë për ti rikthyer mbrapsht. I q. parat e tij

R.C. – Ekzakt Tani ai është hipur

K-.I. – Shumë, shumë djalë i zgjuar.

R.C. – Po, po

K.I. – ….Kthemi mbrapa tek vëllai. Unë mendoj ta telefonoj atë zotëri jo vetëm se me pëlqen dhe për respekt sepse ai është 63 vjeç dhe te tjerat janë në rregull mendoj

R.C- Jam e gëzuar që do të vizitoj ju vitin tjetër dhe do të interesohem për fondet e investimeve ekomomike në Evropën Juglindore veçanërisht në lindje

Në Dt. 22/05/2009 Rebeka i dërgon sms Kastriotit ku i kërkon të dijë se çfarë po bën avokati lidhur me shkrimin e bërë në gazetat zviceriane. Shkrimi akuzonte Rebecca Gaskin Gain dhe Kastriot Ismailajn të cilët kanë blerë në Zvicër kompaninë “United Resorses”. Më pas kishin blerë një minierë ari në Afrikë të Jugut ku do te bënin një investim prej 220 milion USD. Sipas artikullit, ne Zvicër Kastrioti kishte paraqitur dokumente sikur kishte një shoqëri të ngritur që prej vitit 2005 ku kishte të punësuar 6.000 punëtore.

Në Dt. 25/06/2009  nga numri i telefonit i një shtetasi të quajtur Edi i dërgohet ky mesazh Kastriot Ismailajt: “I dashur Kastriot. Për fat të keq paratë nuk janë të rezervuara në llogarinë time të paktën deri në këtë mëngjes. Ju premtuat se do t’i transferoni të premten e fundit. Ju lutem më telefononi mua herë pas here kur ju t’i keni transferuar paratë. Është shumë e rëndësishme për mua. Përshëndetjet më të mira. Edi”./ CNA.al

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompanive ofshore,  zbardhet skema

Prokurori asgjësoi përgjimet e Ilir Metës/ Gentjan Osmani përfshihet në skandal

Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

Dosja “978”/ CNA.al paralajmëron publikimin e fakteve të rënda





Lajmet e fundit nga