Connect with Us

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompanive ofshore,  zbardhet skema

Aktualitet

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompanive ofshore,  zbardhet skema

Publikuar

-

Dosja “978” kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.

Themi kishte mbi 8 mijë faqe, pasi disa nga përgjimet si sms, mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt janë asgjësuar. Por, falë procesverbaleve të Policisë, këto sms të përgjuara rezultojnë ende.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, përgjimi në dosjen “978” ishte për shtetasin Kastriot Ismailaj dhe në momentin që në dosje del një person me imunitet politik nuk vendoset me emër por është vendosur me numër telefoni. Numri në fjalë i përket Ilir Metës.

Kastriot Ismailaj, u vu nën hetim në vitin  2008  për pastrim parash në cilësinë e administratorit të kompanisë “Adriatic Development Corporation”.

Po në vitin 2008 ai u vendos nën përgjim për të siguruar prova, pasi organi i akuzës, dyshonte se Ismailaj kishte kryer në një bankë të nivelit të dytë disa transferta në mbërritje në shumën prej 4.5 milionë USD dhe 800 mijë euro.

CNA.al do të sjell sot një pjesë të përgjimeve, ku bëhen plane se si do të sillenfonde për t’i pastruar në Shqipëri.

Janë pikërisht ato para, me të cilat Ilir Meta, në cilësinë e kreut të LSI-së, dyshohet se ka blerë zgjedhjet në 2009.

Shifra 200 mijë euro që Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, ka dalë në përgjime, të cilat më pas janë zhdukur.

Në përgjime hidhet dritë se si i siguronte Kastriot Ismailaj, fondet që sillte për t’i pastruar në Shqipëri.

Kastriot Ismailaj rezulton se ka kryer komunikime të shpeshta me shtetasen amerikane Rebecca Gaskin Gain e datëlindjes 23.09.1965. Kjo e fundit, sipas Prokurorisë është burimi i sigurimit të parave për Kastriotin, i cili përpiqet të gjejë vende, ku ato mund të përdoren apo të investohen, mjafton që të garantohet kthimi i tyre.

Për më tepër Prokuroria ka evidentuar se Ismailaj dhe amerikania Gaskin kanë lidhje të forta politike në Ballkan.

Gjithashtu në përgjime zbardhet edhe skema e  e lëvizjeve të fondeve nga Afrika, Amerika apo Azia në Europë.

Flitet për para të freskëta “cash” në Tanzani. Flitet për investime në pasuri të patundshme në Tiranë. Flitet për transporte të 150 milion USD të transportuara në Ballkan.

Hetimet

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Adriatic Development Corporation” është regjistruar me datë 07.12.2005, me adresë Rr. “Pjeter Bogdani”, Pallati nr. 5, ap 24, me kapital themeltar 100.000 lekë. Ortak i Vetëm Themelues i Shoqërise ishte Kastriot Ismailaj ndërsa administrator ishte shtetasi Antea Kajo.

Nga verifikimet e kryera pranë Drejtorisë se Tatimeve Tiranë rezultonte se deklarimet e shoqerisë që nga momenti i krijimit të saj deri në momentin e kryerjes së transaksioneve të mëdha ishin zero.

Ne kuadër të kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore i është kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përgjimi i komunikimeve telefonike të kryera nga shtetasi Kastriot Ismailaj.

Ai ka kryer komunikime të shpeshta me shtetasin Anteo Kajo dhe me shtetasen Rebecca Gaskin Gain, e cila shuma të mëdha monetare kerkonte t’i investonte në Rajonin e Ballkanit.

Ndër transkriptet më të rëndësishme janë:

Biseda e datës 24.05.2008 ndërmjet Kastriot Ismailaj e Anteo Kajos ku Kastrioti shprehet se “kam gati me bë kontratën një vjeçare,120 mijë ton me fuçi-(10 mijë ton në muaj), 60 /70 penetracioni… 200 kg….., kontratë për në Afrikë,  por kontrata bëhet në Amerikë, në Neë York.

Biseda e datës 14/10/2008  ndërmjet Kastriot Ismailajt dhe një shtetasi të quajtur Genti.

K — Çfarë tatimesh janë për t’u pagujt ?

G – I paguva dje

 K – ….Po ku i gjete lekët?

G – Ja mora Anteos.

K – E ja more Anteos e?

G –Sa lek?

K –Po.

Me gjithë komisione me të gjitha….TVSH… Tatim Fitimi, sigurime shoqërore.

G – Po në tatime ne jemi

Kastriot Ismailaj ka kryer komunikime të shpeshta me shtetasen amerikane Rebecca Gaskin Gain e datëlindjes 23.09.1965. Kjo e fundit është burimi i sigurimit të parave për Kastriotin, i cili përpiqet të gjejë vende, ku ato mund të përdoren apo të investohen, mjafton që të garantohet kthimi i tyre.

Ndër transkriptet më të rëndësishme janë:

SMS e Dt. 16.07.2008 ora 4:43:13 PM.

«Mundet Berti të dërgoj dokumentin 14 fjalësh të cilin e premtoi sot me herët. Takimi im me llogaritarin është shpejt. Shumë faleminderit”.

SMS e Dt. 01.10.2008 ora 10:50:41 PM.

“Për ju djalë, të lutem bëj listën e çfarë ne mund bëjmë me paratë prej kohës së marrë në kohën e investimit. Listë me terma të shkurtra të instumentave”.

SMS e Dt. 04.10.2008, ora 3:05:38 PM.

“Ai tha është i mirë mjaft të joshë një investitor. A keni ju ndonjë ide në këtë muaj për Nik. Unë mendoj ti japim tregut aktual që mund të themi tek rreth 6 eurove dhe përveç një deri në dy muajve qera. Ai mund gjithashtu të ndihmoj ne, në data të tjera? Sa gjatë do të gjejmë dhe marrin informacion për atë? A janë ata duke punuar në këtë kohë? Shumë faleminderit ndërsa unë e di që ju jeni duke punuar në shumë gjëra. Unë bie dakot me burime shumë të ngadalta por Kina dhe India janë akoma vetëm fjalë”.

LEXO EDHE:  Paralajmërim tjetër nga presidenca/ Prova të reja për grushtin e shtetit

SMS e Dt. 05.08.2008, ora 11:03:58 AM.

“Kastrioti tha që ju i dërguat faturat e adc dhe të tjerat nga banka por unë s’kam marrë asgjë. Më vjen shumë keq t’iu shqetësoj pasi je sëmurë por jam e detyruar dhe vonesa më shkakton probleme të mëdha. Shpresoj të pushosh dhe të kerkoj dhe një herë falje për shqetësimin. Çdo të mirë. Rebecca”

SMS e Dt. 23.12.2008 ora 1:17:54 PM.

“Nuk kanë biseduar me ata prej javës së fundit por ata kanë dërguar. Verifikoni llogaritë në bankën tuaj. Lidhur me pranimin do të informoj pasi unë të mund… konfirmoj me bankën, për urdhër pagesat në. . “.

Në Dt. 31.12.2008; 6:14:23 PM, Kastriot Ismailaj me një shtetas të quajtur Shimshon zhvillojnë një bisedë që zgjat 37 minuta e 43 sekonda. Veç të tjerash flasin për krizën ekonomike, për partnerët në Serbi, Kosovë e Ballkan. Një i njohuri i tyre i quajtur Ben me disa të tjerë po investon në Ballkan 1 miliard dollarë. Flasin dhe për para të freskëta “cash” në Tanzani. Flasin për investime në pasuri të patundshme në Tiranë. Flasin për transporte të 150 milion USD të transportuara në Ballkan.

Në dt. 27/12/2008 midis Rebekës dhe Kastriotit zhvillohet kjo bisedë:

 R- Sëpari jam në Sky ….Dhe e dyta ishte kosto 58 milion dhe pagesa 48 milion është gati dërgesa për t’u paguar edhe 20 milion me shumë pare ate ne… avion..

K – 20 milion janë dollarë amerikan?

R – Po….  Kthimi mbrapa….Kosto është 68 dhe pagesa 48 …. 20 milion për dollarët është pagesa.

K – Çfarë modeli është.

R- Është e zonjës Falkon.

K– E! E zonjës Falkon! OK.

R- Është si shumë e vështirë…..Ata do të jenë të tyre 5% e aseteve sipas gjykimit tyre 40 %…. a më shumë janë në treg….. merre me përpara atë

Ne Dt. 25/06/2009 , Rebeka bisedon me Kastriot Ismailaj në gjuhën angleze ku veç të tjerash thonë:

R… Banka do t’ju telefonoj juve për shpërndarjen e trasfertave

K – Unë telefonova menaxherin e tyre në oren 2 dhe ishte i mendimit të më telefononte mua përsëri, sepse ai ishte jashtë banke dhe shefi i zyrës ndoshta ishte akoma ne takim.

R – Cili është emri i atij që do dërgoj transfertën tani?

K – Unë nuk jam i sigurtë në këtë moment, sepse une nuk kam folur, ai do të më telefonojë mua rreth orës 2, sepse ai ishte ne takim.

R – A e dini ju emrin e konfirmuesit te faturës?

K –Për konfirmimin jam i varur nga shuma që nevojitet për të firmosur që do të më japë nëpërmjet telefonit ose e-mailit vetë. I varur nga shuma vete qe nevojitet per te firmosur. Nga shuma. R – E drejte. K – Ne qofte se është shume e  madhe nevojitet të konfirmohet  dhe të firmoset dhe s’ka nevojë për, faturë ose diçka, ose në qoftë se është e vogël.

R – E di është e madhe apo e vogël shuma?

K – Nuk e di. …Por rregullat janë te jetë këtu dhe ta firmos

R – Në rregull është diskutim i mire.

K – Po unë mendoj t’a gjëmoj dhe t’a firmos.

Në dt.11/01/2009 Rebeka bisedon me Kastriot Ismailajn ku veç të tjerash flasin për Vlorën si dhe për 3 projekt ide që fillojnë në fillim të Shkurtit.  Flasin për një person të quajtur Gëlit (nga Maqedonia) që ka shok drejtorin e Investment Bank. Flasin për ndërtime ku Rebeka i kërkon projektin, ndërsa ai i thotë se do e marrë me flesh dhe do t’ia dërgoj me email. I shpjegon modelin e ndërtesave, katet e poshtme, garazhe, pastaj dyqane, restorant dhe apartamente te tjera mbi të, luksoze. I flet për koston e ndërtimit që do të shkojë 500 euro për metër katror për katet e ulta dhe 800 euro për metër katror për katet e tjera. I flet që Gëzimi ka shoqe gruan e bosit të madh shumë. Për njohjet e Drejtorit të Shkupit me Gëzimin.

Në dt. 21/01/2009  Kastriot Ismailaj bisedon me një shtetas të quajtur Sadush Ylli, ku veç të tjerash ky e pyet nese ka prurje te reja. Kastrioti i thotë jo mor jo, dua të bej pagesat dhe të shikoj… Kastrioti e pyet për atë që të bëra ka ndonjë prurje të afërt apo të prish llogaritë?… Sadushi i përgjigjet: Për nja një jave ose do hidhem t’i gjej./CNA.al

Prokurori asgjësoi përgjimet e Ilir Metës/ Gentjan Osmani përfshihet në skandal

Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

Dosja “978”/ CNA.al paralajmëron publikimin e fakteve të rënda

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  “Flasim me sy me njëri-tjetrin”/ Rama: Kur vjen Likja, Luli trash zërin

LEXO EDHE:  Kandidati nxjerr zbuluar Metën/ Është kryetari i LSI, e ka dërguar zoti të na shpëtojë

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Trump sfidon Biden/ Zgjedhjet i fitova unë, mora 71 milion vota të ligjshme

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin/ Meta i kundërpërgjigjet PS-së dhe Veliajt

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE