Aksioni opozitar/ Tritan Shehu takim me demokratët në Gjirokastër
Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka zhvilluar takime me ...
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho foli sot lidhur me Akadaminë e Shkencave dhe krimin politik, që sipas tij, po i bëhet këtij institucioni.
“Në shqipëri nuk ka demokraci. Pushteti politik kërkon që të sundoj elitën.
Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;
Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik.” tha Spaho.
Spaho iu referua kryeministrit e Edi Rama duke e quajtur mashtrues dhe kundër frymës europiane.
“Iu bëj thirrje të gjithë intelektualëve të bëhen pjesë e lëvizjes së pandashme për votën e lirë.” tha Spaho ndërsa u bëri thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme të gjithë atyre që janë prekur nga krimi politik.
Deklarata e plotë e Edmond Spahos
Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.
Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.
Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :
Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;
Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;
Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;
Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave. Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.
Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.
U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa./CNA.al
Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka zhvilluar takime me ...
Shqipëria vitet e fundit është përballur me eksodin e mjekëv...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar përsëri me një deklaratë për...
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, nuk është nd...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka k...
Braziliani i Luftëtarit, Xhekson është një nga lojtarët që k...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë nisur ...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën sot me kreun e PD Lu...
Ministrja e rasimit nëj ditë më parë ka bërë thirrje kandid...
Në 10 të punësuar në Shqipëri, gati gjashtë prej tyre janë t...
Këto janë disa nga titujt e faqeve të para të shtypit për di...
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cil...
Dashi Mos mendoni rreth planeve të pamundura, pasi mund të v...
Mbrëmjen e sotme ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar...
Pas qepjes së pantallonave tek ai, kur ishte i ri, Kujtim Gj...
Kishte një shans që Lulzim Basha të mos i përgjigjej Edi Ram...
Nëse Edi Rama po lufton verbalisht me opozitën kundër dhunës...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas insistimit të gazetarëve ...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka folur rreth akuzave të tij...
Ish kryeministri, Sali Berisha, nuk i ka kursyer ofendimet p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...