Connect with Us

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga Grupi parlamentar i PD

Politikë

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga Grupi parlamentar i PD

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar ish kryeministrin Sali Berisha. Këtë vendim ai e bëri publik një ditë para Kuvendit.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.”, u shpreh Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat, një ditë para Kuvendit.

Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha

Të dashur bashkëqytetarë,

Të dashur demokratë,

Kam patur fatin dhe përgjegjësinë e madhe që gjatë këtyre viteve të drejtoj Partinë Demokratike dhe të përballem me sfida, përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike e personale.

Gjatë këtij rrugëtimi ka patur momente të bukura dhe të vështira. Kam bërë gjithçka, që në çdo vendim të kem si udhërrëfyes të vetëm interesin e Shqipërisë, interesin e Partisë Demokratike, interesin e demokratëve dhe të qytetarëve shqiptar, respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së çdo demokrati.

Jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të arrijmë atë që kemi dashur, atë që Shqipërisë i është dashur, atë që demokratëve i është dashur.

Por kjo nuk na ka lëkundur asnjëherë në përpjekjen tonë për të realizuar misionin për të cilin ka lindur Partia Demokratike, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Kjo nuk na ka lëkundur as në vendosmërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët shqiptarë, për të ecur përpara të bashkuar, drejt atyre vlerave dhe parimeve që na bëjnë partinë më proamerikane dhe më proeuropiane në Shqipëri dhe në Rajon.

Për fat të keq, kur të gjithë ne prisnim që gishti i përgjegjësisë të drejtohej drejt Edi Ramës; autorit, ekzekutorit dhe bashkëpunëtori i masakrës elektorale të 25 prillit;

njeriut që në këto 8 vite, për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian;

të gjithëve bashkë na u desh të njiheshim me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish Presidentit, ish Kryeministrit dhe Liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ky, ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i Partisë Demokratike, si demokrat, si njëri prej jush, por edhe si një bashkëpunëtor i afërt prej vitesh i z. Berisha.

Kjo jo vetëm për faktin se çfarë përfaqëson për mua, si Lulzim Basha, apo për çdo demokrat, Sali Berisha, por edhe për faktin se unë jam dëshmitar si bashkëpunëtor i tij, ashtu si shumë prej jush, sa sa rëndësi dhe vlerë ka patur për Sali Berishën, mbrojtja e interesit publik dhe shërbimi me ndershmëri ndaj qytetarëve shqiptarë.

Prandaj dhe që ditën e parë ku u njoha me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Sali Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte.

LEXO EDHE:  “Nuk u befasova”/ Ibsen Elezi tregon pse e përjashtuan nga gara

Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj dua ta përsëris se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Z. Berisha, i cili ka ndërmarrë një vendim në mbrojtje të dinjitetit të tij, duke e kërkuar këtë transparencë edhe në rrugë gjyqësore.

Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelore e njeriut, në rastin konkret çështja është komplekse për shkak se përfshin Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nga ana ime prej dy muajsh e gjysëm kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje.

Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacënueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë.

Me përkrahjen e SHBA, PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme të saj në qeverisjen e vendit, nga të cilat kanë përfituar qytetarët shqiptarë.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Këtë e kam të qartë unë, e ka të qartë çdo anëtar i Partisë Demokratike, e ka të qartë kushdo.

Prandaj dhe ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e z. Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike.

Ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë.

Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona.

Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë.

Vetëm në këtë mënyrë ne justifikojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët, dhe besimin që qytetarët shqiptarë kanë tek Partia Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse që do të bëjë realitet ndryshimin real për shqiptarët dhe aspiratën e tyre për Shqipërinë si gjithë Europa./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gjashtë pyetje për Ramën/ Tritan Shehu nxjerr zbuluar kryeministrin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka shtruar gjashtë pyetje për kryeministrin Edi Rama, në lidhje me procesin e vaksinimit.

Sipas tij, Rama sot në vend që të “fshihej” mbas Z. Bourla te Pfizer, duhet të pergjigjet direct për disa shqetësime prezente.

Pse kjo Qeveri humbi shumë muaj duke këmbëngulur se nuk mund të kontraktohej direkt me kompanitë prodhuese, kur neve insistigonim për këtë, gjë që u realizua?

2-Sa është sasia e vaksinave Pfizer të ardhura në Shqipëri deri tashti e sa përqind zënë vaksinat e certifikuara nga EMA në numrin e përgjithshëm të vaksimineve të kryera.

3-Kur do të nderpritet vaksinimi me vaksinat e pasigurta e të pamiratuara nga EMA.

4-Kur do të fillojë ri-vaksinimi i atyre qe u janë aplikuar ato vaksina të pasigurta me ato të miratuara nga EMA, siç është ajo Pfizer?

5-Kur do të ulet mosha e mundësimit të vaksinimit të fëmijëve së pari në 12 vjeç, kur Pfizer e rekomandon prej 5 vjetësh.

6-Kur do të fillojë aplikimi i dozes së tretë të vaksinimit si po veprohet kudo në Europë tashmë?”.

Janë këto pyetjet e shtruar nga Shehu.



Sipas deputetit demokrat, edhe pa këto kërkesa të reja Shqipëria është në vendet e fundit të botës me sasinë e vaksinimit me 31% te popullsisë, kur mesatarja botërore është 41%.

LEXO EDHE:  PD kundër aleatëve/ Basha në mbrojtje të sistemit zgjedhor

LEXO EDHE:  Trondit Topalli / PD-ja nuk është alternativë qeverisëse

“Akoma më keq me një dominim të plotë të vaksinave të pasigurta kryesisht kineze këto.

Ndërsa Italia ka arritur të vaksinojë mbi 80% të popullsisë me të dyja dozat, Gjermania 85% e kështu me radhë, pa dyshim me vaksina të certifikuara nga EMA.

Rama duhet të sqarojë:

Kur Shqipëria do të arrijë në imunizimin e grupit, pra në 85% të popullsisë të vaksinuar me vaksina të sigurta?

Kur dhe pse nuk po shpallet asnjë kalendar i vaksinimit të popullsisë, siç ndodh kudo ku ka Qeveri të përgjegjshme.

Rama e kjo Qeveri nuk mund të maskojë e zbehë pa përgjegjëshmërinë e saj me një vizitë teknike të drejtuesve të Pfizer.

Pfizer vërtet është një kompani shumë korrekte në realizimin e detyrimeve të saj, gjë e cila veçse nxjerr më shumë në pah e akuzon direkt Qeverinë tonë e Ramën vetë për keqmenaxhim të plotë të pandemisë edhe në procesin e vaksinimit”, shkruan më tej Shehu në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na hapi derën në momentin më të vështirë”/ Rama pret në takim “mikun e Shqipërisë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Pfizer Albert Bourla ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku së bashku me kryeministrin  Edi Rama paraditen e sotme kanë qënë të pranishëm në “Air Albania”.

Rama e ka falenderuar publikisht, Albert Bourlan, të cilin e cilësoi si një mik të Shqipërisë dhe tha se u gjend në një moment të vështirë.



Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin dhe kënaqësinë të mikpresim shefin e madh të Pfizer-it i cili mund ta them me bindje është bërë një mik i yni, një mik i Shqipërisë. Na hapi derën në momentin më të vështirë kur ne shkuam në Neë York për të trokitur në derën e Pfizer në kushtet kur nuk kishim asnjë perspektivë të qartë. Folëm gjatë në Neë York dhe edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do të zgjidhej na dha fjalën që do bënte gjithçka për ta zgjidhur. Falë angazhimit të z. Bourla mundëm t’i merrnim vaksinat më parë se të tjerët. Dua t’ia shpreh në sy të tij dhe të opinionit publik, mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-presidenti akuza të forta Ramës/ Po furnizon me “barut” shqiptarofobët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani vijon të jetë një zë i fortë kritik, kundër kryeministrit Edi Rama.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Nishani akuzon Ramën se i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.

Ndërsa komenton një deklaratë të Rusisë, ku ndër të tjera thuhej se “Rusia dënoi marrëveshjen e arritur në Tiranë për shkrirjen e Kosovës dhe Shqipërisë në sektorë të ndryshëm”, Nishani shkruan se “Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt”.

Edi Rama edhe kur tenton të luajë rolin e “patriotit” përsëri i shërben shqiptarofobëve duke i furnizuar me “barut” për të qëlluar po mbi shqiptarët.

Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt.



LEXO EDHE:  Palaçot mediatike!

LEXO EDHE:  Denoncimi i avokatit/ Ja si Soros sabotoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që Kryeprokurorin ta zgjedhë PS

Çdo qeveri në Shqipëri mjafton veç të punojë në shërbim të Interesit Kombëtar !

Kaq ! Punë, punë, punë .

Ka ardhur koha që politika shqiptare të shpëtojë njëherë e mirë nga politikanët dërguar si “pako postale”, i investimit antishqiptar prej Beogradit, në çdo qoshe të politikës qofshin ata.

Eshtë koha që përgjegjësia t’ju rikthehet patriotëve, të ndershmëve, guximtarëve.”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE