Connect with Us

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

Politikë

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

Publikuar

-

Basha merr katër edhe në fletën e votimit

Lulzim Basha ka shpallur fillimin e luftës pas 25 prillit dhe denoncimin e vjedhjes që i janë bërë votave të tij gjatë procesit zgjedhor.

Megjithëse Basha në 25 prill në mbrëmje shpalli fitoren, në 26 tha se po numëroheshin kutitë e socialistëve dhe do fillonte përmbysja, në datën 27 tha se ja kishin vjedhur.

Nga fitorja tek vjedhja, ai që ka fakte dhe prova se po ja vjedhin votat kur ka një ushtri me komisionerë e numërues nuk shpall fitoren, por denoncon vjedhjet e abuzimet, ndërkohë që sot pas 10 ditësh nga mbyllja e procesit ka vetëm fjalë asnjë fakt dhe asnjë prove konkrete, i vetmi denoncim është në Shkodër ku në fakt ka fituar PD me një diferencë 17 mijë vota mbi PS-në e cila ka minimum historik prej 3 mandatesh.

Por le të shikojmë pesë fitoret e mëdha të Lulzim Bashës.

Këto janë pesë qarqet ku Luli shpresonte të kishte fitoren, por këtu do përqendrojë edhe denoncimet e tij.

I pari është Durrësi, dikur bastion i PD në zgjedhjet e fundit ka dhënë në mënyrë të ripërsëritur një rezultat humbës për PD-në.

Në Durrës socialistët janë gati 77 mijë vota, PD dhe aleatët 63.400 vota dhe LSI 9.480 vota, mandatet janë 8 me 6 për socialistët. LSI pretendon një mandat për një diferencë 200 votash ndaj socialistëve. Por në këtë qark nuk ka pasur asnjë denoncim apo kontestim as gjatë votimit dhe as gjatë numërimit. Procesverbalet janë firmosur nga të gjitha palët pa asnjë kontestim. Në Durrës PD priste fitoren e thellë ku kërkonte te merrte bashkë me LSI 9 mandate, mesa duket fluturonte dikush me presh.

PD-ja në Durrës dikur forca kryesore në këtë qark është kthyer në forcë e dytë politike diferenca me socialistët është gati 14 mijë vota dhe shpresa e demokratëve ishte tek LSI e cila në Durrës ka një rënie duke mos siguruar asnjë mandat dhe mos kaluar as 10 mijë vota.

Problematika kryesore është hallakatja e PD, përplasjet e brendshme, konfliktet e vazhdueshme dhe drejtimi i degës nga një kryetar i paaftë dhe i pazgjedhur, por thjesht i emëruar nga Basha. Durrësi është një nga “fitoret: E thella të Bashës, ku qartazi çdo kontestim apo akuzë ka një diferencë 14 mijë vota.

“Fitorja” e dytë e Bashës është Fieri, aty ku thuhet se ka rikuperim votash. Në fakt PS ka marrë 9 mandate dhe ka 91.500 vota, PD ka 64.600 vota dhe 6 mandate, diferenca është 28 mijë vota. LSI ka 12.300 vota dhe një mandate. PD në Fier është 28 mijë vota pas dhe po të mbledhësh dy forcat e majta PS dhe LSI, del se diferenca me të djathtën është gati 40 mijë vota.

Dhe “fitorja” me këto diferenca e socialistëve dhe e të majtës vjen pas 8 vitesh pushtet të Edi Ramës, prandaj dhe në Fier në fakt nuk ka asnjë surprizë, thjesht socialistët më këtë situatë votash ruajnë diferencën dhe në zgjedhjet e ardhshme duhet të humbin 28 mijë vota që Fieri të shpresohet të shkojë barazim.

Një tjetër qark ku “fitorja” e Lulzim Bashës është shumë domethënëse është Elbasani.

Përtej çdo ngjarjeje që ndodhi, nuk ka asnjë akuzë për procesin e votimit dhe numërimit të votave nga PD e cila në Elbasan 57.800 vota dhe socialistët kanë 86.200 vota, LSI ka 6900 vota.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr shifrat e KLSH/ Ku shkuan 6 milion euro të “Check up-it”?

Sipas këtyre të dhënave zyrtare, PD është 29 mijë vota pas Partisë Socialiste, në çdo lloj llogarie diferenca është shumë e madhe çdo akuzë apo kontestim është thjesht propagandë politike dhe qartazi socialistët kanë fituar, për gati 70 vota nuk kanë marrë mandatin e 9-të.

PD në Elbasan këtë herë ka rikuperuar disa mandate, janë ato të PDIU dhe LSI nga zgjedhjet e kaluara në vitin 2017, ato mundën të siguronin 4 mandate në këtë qark, në 25 prill dolën me zero një e morën socialistët dhe tre PD.

Një qark tjetër ku Lulzim Basha kishte shpallur fitoren e tij është Korça, pritej përmbysje rezultati në fakt ndodhi ajo që nuk priste Luli.

Socialistët në Korçë morën 60 mijë vota përballë 50 mijë të demokratëve, të cilët kanë marrë 8 mijë vota më shumë se në vitin 2017, por janë gati 10 mijë më pas se në vitin 2013, kjo diferencë vjen edhe për shkak se PD kishte në koalicion PBDNJ e FRD që kanë gati 4 mijë vota në qarkun e Korçës.

LSI mori gati 8500 vota dhe nuk siguroi mandate, në dy format e llogaritjes se votave pra PD dhe LSI bashkë sërish janë pas socialistëve që shkonin në zgjedhje pas 8 vitesh pushtet.

Një listë klienteliste dhe me mandate të shitura, emra pa peshë në krye të saj që morën vota më pak se kandidatët në fund të listës. Fushatë e përçarë me sherre e konflikte brenda llojit solli që PD mos bënte asnjë përmbysje, por të kishim rezultatin e 2017 për socialistet me 6 mandate dhe PD që i merrte LSI një mandat.

Qarku i 5 “fitues” ishte Tirana.

Lulzim Basha argumentonte si Tirana kishte dyfishin e urrejtjes në krahasim me Shqipërinë, kjo edhe për shkak të Erion Veliajt krye bashkiakut problematik të socialistëve që qëndronte në fushatë fort dhe për PD ai do i jepte kosto të mëdha.

Në Tiranë  socialistët kanë 226 mijë vota ndërsa PD dhe aleatët 182 mijë pra diferenca është gati 10% ose 44 mijë vota. LSI ka një rënie drastike duke shkuar në 27 mijë vota.

Pra dhe Tirana që ka sërish akuza nga PD ka një diferencë mjaft të madhe ku PD rritjen e ka në kurriz të LSI së cilës i ka marrë të paktën 3 mandate dhe përballë janë socialistët që kanë ruajtur votat dhe mandatet e tyre në kryeqytet.

Këto janë 5 fitoret e Lulzim Bashës me shifra, janë qarqet ku duhej të bënte “përmbysjet” pra të fitonte dhe tashmë do të ishte duke formuar qeverinë dhe jo duke luftuar si të qëndrojë turpësisht në krye të PD-së.

Rezultatet tregojnë diferenca me dhjetra mijë vota dhe në çdo lloj përllogaritje pra duke i bashkuar PD dhe LSI sërish vështirë të kishte një përmbysje, por shqetësimi më i madh për demokratët me këto shifra duhet të jetë fakti se e djathta është frikshëm në rezultat pas të majtës e cila edhe pse e ndarë në rang kombëtar ka një diferencë 250 mijë vota./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Publikuar

-

Nga

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka bërë një parlajmërim, teksa ka folur për zgjedhjet në PD, për kryetarin e ri.

Bozdo tha në Vizion Plus se ky 4-vjeçar që vjen do të jetë vërtetë i vështirë, ndaj kërkoi që të vërtetat të thuhen në sy.

Ai deklaroi se PD duhet të transformohet dhe të shkojë drejt një hapjeje që të mund të krijojë frymë besimi.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i materialeve zgjedhore/ Celibashi jep detajet, ja sa kërkesa janë dorëzuar

LEXO EDHE:  Paradoksi i PD-së me fletën e votimit

Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Publikuar

-

Nga

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e ka cilësuar të pabarabartë garën për kryetarin e ri të PD-së, nga ku Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë.

Bozdo tha se nuk u suprizua nga ky rezultat, pasi pretendon se e kishte parashikuar.

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme”, u shpreh ai në Vizion Plus.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/Tmerri në Korçë. Babai i 2 fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar psikologjike

LEXO EDHE:  Kërcënohet Emirjana Sako për inceneratorët?/ Rama: Luli e meriton një shpullë, përtej batutave…

Teksa u pyet se përse vendosi të mos jetë pjesë e Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se gara nuk ishte e drejtë.

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha merr mandatin e tretë në krye të PD/ Bushati: Duhet t’i biem këmbanave të alarmit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet që u zhvilluan në Partinë Demokratike dhe për deklaratat e tij pas marrjes së mandatit të tretë.

Bushati deklaroi se PD ose është në letargji, ose në këto zgjedhje ka  ka pasur diçka që ka kërcitur që ka fituar sërish Basha.

Ai ngriti këmbanën e alarmit në emisionin “Open”, teksa tha se Basha e ka telendisur PD-në dhe pretendon se nuk është normale që mbështetja e tij të rritet.

Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.

LEXO EDHE:  I dënuar për trafik droge dhe prostitucion/ 51-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro

LEXO EDHE:  Kërcënohet Emirjana Sako për inceneratorët?/ Rama: Luli e meriton një shpullë, përtej batutave…

Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE