“Të thotë ku i ka gjetur lekët”/ Gazetari ngre dyshime për pasuritë e Ramës
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet në veriun e Kosovës të nxitura nga Beogradi, tregojnë para së gjithash ngecjen e politikës së zgjerimit të BE-së, sikundër hezitimin e saj për të artikuluar pa asnjë ekuivok ?njohjen e ndërsjellë?, si qëllimi final i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Më shumë sesa për targat e makinave, kjo përplasje risolli në skenë nevojën e ushtrimit të reciprocitetit si bazë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Konflikti i papërfunduar Serbi-Kosovë, ndonëse jo i vetmi në Ballkanin Perëndimor, reflekton atë që Vladimir Gligorov në vitin 2008 do ta përkufizonte si ?gjeografia e armiqësisë?. Për fat të keq, ky është stadi në të cilin ndodhet rajoni, thuajse dy dekada pas zotimeve të udhëheqësve të BE-së në vitin 2003 në Selanik, për anëtarësimin e rajonit në BE, dhe vetëm pak ditë larg mbajtjes së Samitit në Brdo pri Kranju ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përgjatë procesit të dialogut, me shpresën se Serbia do ta njihte Kosovën, asaj i është toleruar ndërtimi i një sistemi që bazohet në fuqinë e një individi. Kur vjen puna për linjëzimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Serbisë i është lejuar të ?ulet në disa karrige?. Ajo ka ndërtuar një partneritet ushtarak me Rusinë dhe tregtar me Rusinë e Kinën. Njëkohësisht, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i integruar në zinxhirin e vlerës së shtuar ekonomike të BE-së.
Për shkak të dobësisë së BE-së, shoqëruar me mungesën e unitetit, Serbia është toleruar gjithashtu në qëndrimet e veprimet e saj që synojnë revizionimin e historisë. Për më tepër, Serbia ka arritur të formësoj aleanca me disa vende anëtare të BE-së, të cilat gravitojnë në kundërshtim me parimet dhe vlerat që mishëron BE-ja.
Megjithëse shkaktarja kryesore e luftrave që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë në fillim të viteve ?90, Serbia ka arritur ta mbajë rajonin në një gjendje thuajse të përhershme tensioni, duke luajtur njëkohësisht, në mënyrë hipokrite, kartën e bashkëpunimit rajonal, por duke mos pranuar asnjëherë barazinë e shteteve pjesëmarrëse në rajon.
Konflikti dominues që përshkoi shekullin e kaluar në rajon midis serbëve dhe kroatëve duket se u adresua në mënyrë europiane me pranimin e Kroacisë në BE. Mirëpo kjo e transformoi ?gjeografinë e armiqësisë? nga një konflikt serbo-kroat në një konflikt mes Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Kështu, Serbia e interpreton procesin e ?normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën? të ndërmjetësuar nga ana e BE-së, si negociatë për statusin e Kosovës edhe pse shumica e vendeve të botës demokratike dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë vulosur pavarësinë e Kosovës. Përmes ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe ajo kundërshton në thelb ekzistencën e Malit të Zi; minon në mënyrë sistematike funksionalitetin e Bosnje Hercegovinës; mohon ekzistencën e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut si një entitet i pavarur.
Shqipëria, ndonëse një vend me qasje mesdhetare dhe asnjëherë pjesë e ish Jugosllavisë, gjen veten të përfshirë në ?gjeografinë e armiqësisë? në Ballkanin Perëndimor, për shkak të raportit special me Kosovën.
Është e qartë se ?gjeografia e armiqësisë? ndikon në dobësinë ekonomike të rajonit dhe potencialit për të çliruar energji pozitive. Sipas një studimi të Westminister Foundation for Democracy, vendet e rajonit humbasin rreth 5.5 miliard euro në vit, për shkak të emigrimit të të rinjve të shkolluar dhe mosmarrjes mbrapsht të investimeve për edukim ndaj tyre. Ndërkohë që mungesa e investimeve serioze nga kompani shumëkombëshe, siç është rasti i vendeve të Vishegradit, rrit hendekun zhvillimor të rajonit me mesataren e BE-së.
Në kushtet kur procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të rajonit ka ngecur, reagimi i BE-së mbetet anemik. Në mosmarrëveshjet e konfliktet e mësipërme BE-ja preferon t?i drejtohet ?palëve?, paçka se njëra palë është gjithmonë e pandryshueshme. Nga ana tjetër, BE mbetet një partner politik dhe ekonomik i pazëvendësueshëm në rajon. Ndaj dhe ?palët? kërkojnë ndërmjetësimin e BE-së për të garantuar marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e saj, apo për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Shfaqja e ambasadorit dhe zyrtarëve të ministrisë së mbrojtjes Ruse përkrah ministrit të mbrojtjes serb dhe shefit të shtabit të përgjithshëm gjatë inspektimit të trupave serbe në kufirin me Kosovën i dha situatës një dimension tjetër. Duhet thënë se KFOR ka një mandat të qartë në lidhje me garantimin e integritetit territorial të Kosovës dhe më posaçërisht në veri të saj. Rrjedhimisht, tentativat për krijimin e skenarëve të ngjashëm me Ukrainën, Moldavinë apo vendet e Kaukazit nuk kanë asnjë shans të përsëriten në këtë kënd të Europës.
Gjithsesi, për të dekurajuar çdo sjellje në të ardhmen, vendet e rajonit anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Kroacinë, duhet ta trajtojnë këtë ngjarje që lidhet me sigurinë e rajonit, në tryezën e NATO-s, siç bëjnë baltikët apo polakët sa herë përballen me sfida të ngjashme. Për këtë nevojitet një koncept i qartë strategjik që ndërtohet brenda NATO-s, në bashkëveprim edhe me aleatë të tjerë.
Ndërkohë që Serbisë mund t?i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, është e rëndësishme që BE-ja dhe NATO të mos e humbin investimin e tyrë në rajon. Sinergjia ndërmjet ?karrotës? së BE-së dhe ?shkopit? të SHBA-ve është domosdoshmëri për transformimin e ?gjeografisë së armiqësisë? në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së./CNA.al
Nga Skënder MinxhoziKa qenë e paparashikuar që Sali Berisha ...
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri Gjatë parashtrimit të programit të...
Ka disa gjëra me të cilat identifikohet Kryetari i PD, që ia...
Nga Elvi FUNDOFatbardh Kadilli, një nga personazhet më të dë...
Nga Gent StrazimiriNuk ka një “çështje Berisha” në PD!Ka një...
Heshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD...
Ne të rinjtë, të lindur në një kohë ku liria shumë – dimensi...
Historia ka pasur dhe luftëra të famshme, por çuditërisht të...
Nga Piro AhmetajSë pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, “...
Nga Kleves BitroNjë sondazh i brendshëm, i shpejtë i selisë ...
Nga Sabah JemishtaUnë i njoh personalisht të dy, edhe Berish...
Nga viti 2018 e këtej, shfaqet hera herës në ndonjë qoshe sh...
“Servilët janë një soj i tillë njerëzish, të cilët bëjnë sik...
Nga Gjeneral Piro AhmetajNë respekt të mijëra konsideratave ...
Shefja e diplomacisë amerikane ne Tiranë e mbajti frymën e p...
Ambasadorja e SHBA–ve në Tiranë, ndoshta do të duhet shumë s...
Nga Artan FugaKryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë...
Madje shkoi përtej të folurës dhe denoncimit duke kërkuar nj...
Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, pasi kanë shpalosur një...
Qëndrimi i Kryetarit të PD ndaj ish Kryeministrit Berisha pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...