Connect with Us

Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e “vrau” Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja

Politikë

Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e “vrau” Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja

Publikuar

-

/

Një nga kosot më të mëdha politike që ka pasur opozita, është marrëveshja e vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kjo shpesh është kontestuar jo vetëm nga kritikët, por edhe njerëz afër tij, të cilën e kanë cilësuar si një marrëveshje për interesa korruptive, e iniciuar nga George Soros dhe me pasoja të rënda për politikën shqiptare.

Dhe sot, në 2021, askush nuk ka argument që kjo marrëveshje nuk ekziston dhe nuk po funsksionon në mënyrë perfekte.

Le të rendisim faktet dhe ti analizojmë

Në vitin 2017 u bë marrëveshje për zgjedhje të qeta, ndërkohë që opozita ishte në çadër.

Në 2021 sërish u bë marrëveshje për Kodin Zgjedhor, dhe sërish pati zgjedhje të qeta.

Të dyja kanë qënë perfekte ditën e zgjedhjeve.

Në të dyja rastet Rama ka fituar me të njëjtin rezultat, kurse Basha në zgjedhjet e fundit ka shtuar vetëm votat që në 2017 ikën te LSI.

Marrëveshja i ka siguruar Ramës pushtetin, ndërsa Bashës karrigen e kryetarit të PD-së.

Marrëveshja siguroi një proces, numërim dhe rezultat të shpejtë dhe fakti është se është firmosur një humbje e zgjedhjeve në çdo qendër votimi, në çdo grup numërimi, në çdo KZAZ, dhe proçeset e anikimimeve të Bashës kanë qënë thjeshtë formalitet.

Në të dy rastet Basha, pasi ka humbur ka bërë sikur nuk i ka njohur zgjedhjet, në të dy rastet ka shkuar në parlament dhe ka marrë mandatet.

Në të dy rastet ka thënë se tani fillon lufta.

Edhe katërvjecarin e parë edhe të dytin, ndoshta dhe të tretin bizneset e familjes së Bashës vetëm shtohen.

Lulzim Basha është ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë që me pushtetin e tjetrit pasurohet, thuajse si të jetë në qeveri.

Në 2017 sulmohen partitë e vogla, edhe Rama edhe Luli me tepsinë, “shushunjat” apo dhe “LSI-në e maskarenjve”.

Në 2021 zhduk identitetin e partive të vogla me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kishte konsesnusin e plotë të Lulzim Bashës.  

Partitë e vogla tashmë janë thuajse të fshira.

Të fundit dhe më të rëndësishmit, janë “vrasja” e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Në 2017, fushatën Basha e bëri kundër Metës. Në 2021 nuk ka thënë asnjë fjalë në mbrojtje të presidentit, tashmë të shkarkuar nga Parlamenti. Përkundrazi gjatë kohës që ai shkarkohej në Kuvend zgjodhi të bënte zgjedhje të shpejta një parti, të kapte karrigen dhe më pas të bënte një gjoja analizë. Që në fakt do të duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta.

LEXO EDHE:  "Po të kishe dinjitet"/ Basha i numëron Ramës lidhjet me krimin

Ndoshta Meta e ka kuptuar me vonesë, por Basha e ka shitur te Rama. Dhe ky është fakt, pasi djegia e mandateve jo vetëm e nxori në pritë Metën por edhe ekzekutoi atë politikisht.

“Vrasja” e Ilir Metës e ka emrin Lulzim Basha, pasi nëse nuk do digjte mandatet as ai as LSI, Rama kurrësesi nuk do kishte mazhorancë kushtetuese për të shkarkuar presidentin.

Totalisht pjesë e marrëveshjes së 2017. Këtë tashmë nuk e mohon dot as Ilir Meta apo asnjë aktor politik, analist, gazetar apo kushdo qoftë.

“Vrasja” e Sali Berishës

Në 2017, Luli thoshte se nuk e linte doktori të bënte marrëveshje. Dy vite më vonë, çdo akt politik ia faturoi Berishës, duke e ekspozuar atë te ndërkombëtarët.

Më pas, në mënyrë të rrufeshme në bashkëpunim me Ramën, e “vranë” politikishit, dhe erdhi vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Berisha shpallej non-grata.

Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surprizaTë gjithë janë të bindur se kjo nuk do kishte ardhur pa një OK, të Lulzim Bashës.

Pra, marrëveshja fillon me pasurimin e familjes, me 16 milionë eurot që mori për pallatin e vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë. Me pas vazhdon bashkëqeverisja në dy forma, një herë me ministra e një herë pa ministri.

Për të shkuar më tej tek kauzat e tradhëtuara, që nga Rruga e Kombit, Teatri, e gjithçka tjetër.

Të mos harrojmë dhe inceneratorët, për të cilët Lulzim Basha foli disa ditë dhe më pas tufat me para i mbyllin gojën.

Nuk ka nevojë Basha të jetë në qeveri, milionat i merr duke qënë në krye të PD.

“Vrasja” e Metës dhe ekspozimi i Berishës deri tek vendimi i DASH, “vrasja” e partive të vogla dhe qindra fakte dhe argumente të tjera, tregojnë se Lulzim Basha nga 2017 nuk i shërben PD-së dhe opozitës, por interesave të tij klienteliste, pazareve me Ramën.

Dhe me paratë që fiton nga marrëveshja me Ramën, mban drejtimin e PD, shet dhe blen mandate deputetësh, që i përdor për interesat e tij personale.

Marreveshja ekziston dhe skema tashmë është e qartë.

Kush ka dyshime, teatrin do e shohim në shtator. Dhe për çdo “zjarr” mbi Edi Ramën, do shkojë “zjarrfikësi” Lulzim Basha, si shpëtimi i tij./CNA.al

PD-së i mungon Gandi/ Luli “zjarrfikësi” i urrejtjes popullore

Të gjitha “fitoret” e Lulzim Bashës me Edi Ramën

Shifra dhe fakte/ Pesë fitoret e Lulzim Bashës që të lenë pa fjalë

Berisha kundër Bashës/ Mesazhi i koduar i ish-kryeministrit

Heshtje në PD/ Basha braktis Metën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Bylykbashi tregon si do të verifikohen firmat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah liderit  Sali Berisha, thotë se Kuvendi i 11 dhjetori do të quhet legjitim dhe do të ketë vlerë vetëm nëse do të ketë pjesëmarrjen e mbi 50% të delegatëve.

“Statuti është ligji dhe kushtetuta për ne. Kësaj radhe për here të parë është thirrur baza e partisë, dhe e gjitha kjo është politike por ka edhe element statusore. Për herë të parë vihet në funksion një mekanizëm që nuk është vënë më parë. Është 50% +1  delegatëve e 7646 delegatëve siç e ka anoncuar në kuvendin e fundit komisioni që ngre kuvendi vetë. Është ai që ka thënë se ky numër nuk ndryshon. Më pas, vendimet sipas rastit mund të merren me 50 plus 1 të atyre që janë present”, tha ai në një dalje televizive.

LEXO EDHE:  “Po të kishe dinjitet”/ Basha i numëron Ramës lidhjet me krimin

LEXO EDHE:  A mund të vijë opozita në pushtet me “Bleten e Artë”, të Rilindjes?!



I pyetur si do të verifikohen firmat, Bylykbashi është shprehur se procesi do të ketë transparencë maksimale.

“Verifikimi i parë është thirrja. Me pas verifikohet kuorumi e vetëm atëherë mund të ketë vendimmarrje. Vendimin për ta thirrur Kuvendin e merr ose Këshilli Kombëtar dhe Kryesisë. Ky komision do të verifikojë a është thirrur kuvendi? A janë 1/4 e anëtarëve? Për verifikim sasior pra si numër, a janë 1913 mos gaboj kërkesa me shkrim e më pas a janë delegatë këto apo jo? Ne e dimë që ka 4200 kërkesa mjaftojnë vetëm 1900 e pak që të quhet i thirrur Kuvendi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Këlliçi thirrje demokratëve t’i bashkohen në New Jersey

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, t’i bashkohen foltores së liderit historik Sali Berisha në Neë Jersey.

Në postimin e tij, Këlliçi njofton se takimi do zhvillohet në Marriott Hotel, nesër në orën 12 pm me orën lokale në USA.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Ftoj të gjithë miqtë, demokratet dhe demokratët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara t’i bashkohen foltores në Neë Jersey, Marriott Hotel, nesër në orën 12 pm me orën lokale në USA.

LEXO EDHE:  Vrasja e studentes greke/ Merret në pyetje e riu shqiptar

LEXO EDHE:  Rama në Malësinë e Madhe: PD, një trupë cirku në drejtim të paditur



Gjithashtu foltoren do të kemi mundesinë ta ndjekim LIVE në orën 18:00 me orën lokale në Shqipëri ✌🏻

Adresa:

138 New Pehle Ave, Saddle Brook, NJ 07663

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enver Roshi kandidat për drejtor në ISHP/ Mjeku e rekomandon për SPAK, t’i hetohet pasuria

Publikuar

-

Nga

Specialist i Çështjeve Mjekësore, Roland Shuperka, ka ‘përgëzuar’ Ministrinë e Shëndetësisë, për kandidaturën e Enver Roshit për drejtor të ISHP.

Ish deputeti socialist e ka mbajtur edhe më herët këtë post, ndërsa është ‘shpërblyer’ jo pak.

Vetëm përgjatë viteve 2015-2018 ka blerë Oblikacione thesari 308 milion lekë dhe një shtepi të katërt me vlerë 71.280 euro.

Ndërsa në korrik të vitit të kaluar pasi u infektua me Covid, Ministria e Shëndetësisë i akordoi 38 milion lekë për mjekimin në Turqi.



Shuperka, duke iu referuar dhe të dhënave të Spendigdata.al. sugjeron se Roshi duhet rekomanduar për SPAK dhe jo për drejtor.

“Urime Ministrisë së Shëndetësisë për kandidaturën Enver Roshit për Drejtor i Institutit të shëndetit Publik, i cili në periudhën, Tetor 2010 – Maj 2013 ka qenë drejtor i këtij institucioni. Rezultatet nuk kane munguar : Vetem gjate viteve 2015-2018, ka blere Oblikacione thesari 308 milion lek dhe një shtepi të katërt me vlerë 71.280 euro, përveç të tjerave sipas deklarimeve të zotit Roshi në ILKPD viti 2019. Për më tepër shif Linkun e mëposhtëm.

  https://spending.data.al/…/10771D191_Enver%20Roshi%20PF… Zyrtarit qe ka propozuar kete kandidature i sugjeroj se Z. Roshi ta rekomandoj per SPAK dhe jo per drejtor! Ministria e Shendetesise i akordoi 38 milion leke per mjekimin e Covid 19 ne Turqi, kur qytetaret e tjere u kuruan duke shitur shtepite dhe kursimet e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE