LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Si Lulzim Basha po e kthen PD-në në parti antiamerikane

16 Shtator 2021, 08:17, Politikë CNA

Kreu demokrat, Lulzim Basha po kryen një nga aktet më të shëmtuara politike. Një nga veprimet më të dënueshme politike. Me një nga strategjitë apo disa nga strategjitë më të pështira, politike, të cilat kanë një përfundim, atë që Partia Demokratike në mënyrë makabre, po duket si një parti anti-amerikane.

Forca politike e krijuar në vitit ?90, e cila priti James Baker. Forca politike e cila ka pasur Amerikën dhe politikën e saj prioritet në çdo hap. Forca politike e cila shembi muret e një sistemi, pa asnjë diskutim me ndihmën e SHBA-ve, sot po duket si një parti antiamerikane.

Partia më properëndimore ndoshta në Ballkan dhe Europën Lindore. Partia më jetëgjatë e vendeve post komuniste. Një forcë politike pro-Amerikane që priti presidentin e SHBA-ve, Bush dhe që çoi shtetarët e saj në rangjet më të larta të pritura ndonjëherë nga administrata e SHBA-ve, sot po kthehet në partinë me antiamerikane në trupën e saj elektorale dhe në anëtarësinë e saj.

Për të gjetur përgjegjësin e kësaj historie, që PD-ja po kthehet në një forcë anti-amerikane, dhe duket si një shqetësim, ndoshta edhe për diplomatët e huaj, le të shohim faktet.

Përtej gjithçkaje kishte ndodhur, ardhja e presidentit Bush ishte ngjarja më e madhe historike që kishte ndodhur në Shqipëri. Sekretarja Amerikane, Klinton, kishte qënë në vendin tonë.

Pra, shtetarët më të lartë të SHBA-ve, vizituan Shqipërinë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Por, ndodhi edhe kjo.

Pas marrjes së drejtimit nga Lulzim Basha filluan debatet, konfliktet dhe përplasjet me SHBA-në.

Le ta quajmë një moment që nuk është Lulzim Basha përgjegjësi. Le ta quajmë një moment që PD-ja nuk po bëhet nga Luli anti-amerikane.

E para është ardhja e ambasadorit Donald Lu, i cili ishte i pari që vinte në Shqipëri, duke artikuluar një mesazh në gjuhën shqipe dhe qartazi misioni i tij kryesor u duk se ishte Reforma në Drejtësi.

Rezistencë, përplasje, ?luftë? midis palëve politike, derisa mund të kujtojmë se në atë kohë, një zyrë e quajtur ?Byrektorja? në selinë e PD-së, call centeri i kësaj partie, dhe zyrtarë të lartë artikulonin fyerje dhe akuza kundër ambasadorit Lu.

Në rrjetet sociale kishte sharje ndaj Ambasadës, në gjuhën më banale. Ndaj ambasadorit Lu, i cili quhej kinez, i pështirë, kongolez, i blerë nga Edi Rama. Fyerje dhe sharje pa fund në rrjetet sociale. Nga call centeri në zyrën e PD-së, në selinë e Partisë Demokratike. Për herë të parë sulmohej një ambassador i SHBA-ve, nga një qendër të rinjsh të cilët paguheshin nga Lulzim Basha dhe familjarët e tij në biznese afër qeverisë.

Faktet janë me dhjetëra. Shumë nga të rinjtë janë gjallë, ekzistojnë në Tiranë. Ambasada ndoshta i di. Në PD i dinë të gjithë. Komentet janë në faqen zyrtare të ambasadës.

E më tej ?lufta? ndaj Amerikës u shtua.

Lulzim Basha mori flakadanin në çadër. Edhe atje u akuzua Amerika si nuk kishte vëmendje.

Më pas, ardhja e Hoyt Brian Lee, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, zgjidhi gjithçka.

Problemi i konfliktit mes palëve, u tejklalua. Por, në çadër sërish call centeri dhe Byrektorja e komanduar nga njerëzit e Lulzim Bashës sulmonte, akuzonte, shante dhe fyente ambasadorin, diplomatët amerikanë.  Në finale vjen një marrëveshje e detyruar dhe tradhëtia që Lulzim Basha i kishte bërë PD-së, një shitje tek Edi Rama.

Lojëra politike të fëlliqura.

Vazhdoi me humbjen e zgjedhjeve. Ardhjen e më pas të ambasadores, Yuri Kim, pas ikjes së Donald Lu.

?Iku një kinez, erdhi një kineze?-shkruajnë nga call centeri dhe byrektorja e PD-së. ?Iku një Soros, erdhi një Soros?. Janë në faqen e ambasadës ne facebook të gjitha sharjet dhe sulmet me komandë nga Luli.

Pa folur për betejën që kishte bërë në Departamentin Amerikan të Shtetit me një ambasadore tjetër të larguar nga lobimet e qarta, të bëra në Tiranë.

U sulmua ashpër dhe ambasadorja e re.

Gjithçka ishte deri në neveri gjatë kohës së djegies së mandateve.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lulzim Basha me qëllim dogji mandatet e deputetëve dhe bëri dorëzimin e tyre në mëngjes, me orën e Shqipërisë.

Pra, rreth mesditës për ta gjetur më të qetë DASH dhe pasdite kur është telefonuar, siç ai pretendon dhe ka deklaruar në qindra e qindra takime, kishte refuzuar kërkesën e sekretarit Palmer, i cili thoshte se djegia e mandateve ishte e gabuar.

Por, kishte mbajtur një qëndrim, duke thënë se ?e dintë ai, dhe vendimi ishte i pakthyeshëm?.

Filluan sulmet ndaj Methew Palmer. ?Buf, qorr, Sorosian, hajdut, i blerë nga Rama, i paguar nga paratë e korrupsionit?. Së bashku me ambasadorin, ishte pre e sulmit dhe Zoti Palmer. Janë sërish në faqen e ambasadës, sulmet vinin me komandë nga Basha. 

Shkojmë më tej tek zgjedhjet lokale. PD nuk hyn në zgjedhje. Ultimatumi është i qartë. Sulmet ndaj Palmer nuk ndalen. ?Sorosian, hajdut, i shitur dhe i blerë?.

Komente dhe akuza politike nga Partia Demokratike, e Luli gjithmonë. Jo vetëm nga call centeri dhe ?Byrektorja? në katin e dytë të PD-së, që hapet dhe mbyllet, zmadhohet e zvogëlohet sipas situatës politike në vend. Gjithçka e paguar në të zezë, e justifikuar me faktin se është një trupë njerëzish që është në funksion të njoftimit të strukturave të partisë.

Ikën dhe zgjedhjet lokale.

Vimë sot në 2021. Mos harroni ambasadoren dhe marrëveshjen në dorë të saj, që shkundej ndaj Luli Bashës, një vit më parë. Ku i kërkohej ta firmoste.

Basha nuk i qëndronte asaj. I kërkonte përfaqësuesve të Partisë Demokratike ta gënjenin. Derisa Kim e kuptoi dhe reagoi direkt.

U sulmua, u akuzua, u anatemua edhe ambasadorja Kim, akuzat janë kudo.

Dhe tashmë së fundi është akti më i papërgjegjshëm politik dhe më anti-amerikani që ka bërë në historinë e Shqipërisë, drejtuesi i një partie politike. Dhe kjo ka të bëjë me Partinë Demokratike.

Trupa e saj, anëtarët e saj janë më pro amerikanët që ekzistojnë. Janë me pro amerikanë se vetë amerikanët. E në qoftë se do ti futnin në votim, janë jo 99, por 101% pro amerikanë.

Çfarë ndodhi me këtë trupë të goditur nga Lulzim Basha dhe të përplasur me ambasadën e SHBA-ve, për Reformën në Drejtësi, për çadrën, zgjedhjet e 2017-ës, për djegien e mandateve, për zgjedhjet lokale dhe tani vimë në zgjedhjet e 2021.

Ambasada Amerikane njeh zgjedhjet, Luli thotë masakër.

Berisha shpallet non-grata. Një javë më parë, Lulzim Basha artikulon ?Po e shpall ?armik?, por e përjashtoj nga grupi, sepse ma kërkon Amerika?.

Në tavolina dhe në takime të ngushta thotë se ?fajin e kanë amerikanët?. Ata i kanë vënë kusht se në të kundërt PD-ja do të izolohej, Lulzim Basha do të izolohej, duke detyruar edhe një herë anëtarësinë e PD-së, përfshirë këtu edhe mbështetësit e Berishës, që të përplasen me ndërkombëtarët dhe veçanërisht me Ambasadën e SHBA-ve, duke thënë se nuk e pranojnë vendimin e tyre. Sepse kanë një parim elementar demokracie. Kërkojnë të dinë faktet.

Ndoshta SHBA-të nuk e konsiderojnë fare publikimin e fakteve dhe nuk duan ta bëjnë atë. Por, parimet e demokracisë, ato që ka SHBA-ja, nuk mund të na shiten si dështime, apo si të pa vlera nga Lulzim Basha. i cili nuk bëri një akt të vërtetë politik.Por një tradhëti të rradhës , pikërisht ndaj amerikanëve duke dashur ti gënjejë me një vendim nul.

Pra, nuk veproi për të përjashtuar Sali Berishën, për të bërë një proces të fortë politik, për ta nxjerrë nga PD-ja dhe për të thënë të vërtetën ?Unë nuk e dua më Sali Berishën, edhe pse jam ?biri? i tij politik. Unë do të ndahem nga Sali Berisha dhe unë do ec përpara drejt fitores së Partisë Demokratike?. Nuk pati kurajo të bënte një akt të tillë.

Tha se ishin amerikanët që e detyronin të hiqte Sali Berishën. Duke detyruar një trupë elektorale, që lidhet që nga themelimi i PD-së e deri më sot, të reagojë ashpër kundër SHBA-ve, ashtu siç kishte ndodhur dhe në tre apo katër raste të tjera, të cilat ishin me komandën e Bashës dhe profilet false të call centerave.

Në shumë të tjera kishte përdorur logon, tani përdor Sali Berishën.

Këtë herë për lëkurën e tij. Pasi pretendohet se prej disa vitesh nuk merr dot vizë për në SHBA. Ka probleme me financimet, me kunatin, me familjarët. Dhe tani ?vret? Berishën, duke thënë ?Fajin e kanë amerikanët. Unë po e ?vras?, por dua të shpëtoj veten time?.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ja pra kush është përgjegjësi i vërtetë që ka një frymë antiamerikane brenda PD-së. Kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë.

Është një plagë që duhet luftuar. Nuk duhet lejuar që të zmadhohet, por duhet luftuar me shpejtësi, duke iu thënë demokratëve të vërtetën e madhe. Partia Demokratike nuk është një parti anti-amerikane. SHBA-të nuk janë kundër PD-së, por është Lulzim Basha njeriu që ka çuar në konflikt me Partinë Demokratike me SHBA-të.

Me veprimet dhe mosveprimet e tij, me sjelljet e tij politike, që nga Reforma në Drejtësi, tek financimet me miliona dollarë, për foto të bëra në SHBA me ish-presidentin Trump, e deri më sot tek ?masakra zgjedhore?, që mbyllet me një ?sulm? të Lulit, ndaj Berishës, duke e justifikuar se ?është kërkesa e amerikanëve?.

Edhe sikur të ishte kërkesë e tyre dhe qoftë se është e tillë, kaq e fortë, Lulzim Basha, nëse do të ishte pro-amerikan, nuk kishte pse e bënte një veprim, i cili konfliktonte bazën e partisë me SHBA-të dhe ambasadën e saj në Tiranë.

Por, duhej të kishte një sjellje, një qasje të qartë pro amerikane, me një lëvizje për të larguar Sali Berishën, duke mbajtur çdo kosto personale. Dhe jo duke thënë ?e bënte për ta shpëtuar atë dhe familjen e tij se kështu i thanë amerikanët?.

Kjo është sjellja  e një njeriu që ka nxitur një konflikt të turpshëm, duke marrë partinë më pro-amerikane të Europës Lindore, dhe duke e kthyer në parti anti-amerikane me veprimet e tij.

Me të gjitha veprimet e tij, ditë pas dite, javë pas jave, e vit pas viti.

Sot pas tetë vitesh në opozitë, PD-ja është në ditën e saj më të zezë, sepse Lulzim Basha e konfliktoi me SHBA-të për interesat e tij personale. Dhe tani për interesat e tij personale, sërish po kërkon të afrohet si individ tek SHBA-ja, por duke e lënë PD-në, si forcë politike antiamerikane.

Në fakt, duhet të ikë Luli, që PD-ja të mos jetë më antiamerikane. Por, PD-ja të jetë në shinat e saj, në rrugën e saj drejt Perëndimit.

Sepse PD-ja nuk meriton të jetë antiamerikane, për interesat e Lulzim Bashës dhe pazaret e tij.

Lulzim Basha njeriu që ka çuar PD-në, në një konflikt të hapur me Departamentin Amerikan të Shtetit, me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

Dhe sot po përdor emrin e Sali Berishës, i cili është shpallur non-grata dhe ka një çështje personale për të zgjidhur me SHBA-të, për interesat e tij personale, duke nxitur anti-amerikanizëm të vazhdueshëm brenda strukturave të PD-së. dhe këtë nuk e ka bërë një herë dhe sot me veprimin e tij të pavlefshëm ndaj Berishës.

Por, ka tetë vite që bën në mënyrë të vazhdueshme veprime kundër interesave të SHBA-ve, kundër interesave të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe këtë e ka bërë gjithmonë për vete, për familjen e tij, për miliardat e tij, dhe për të pasur një qetësi dhe garanci bashkëpunimi me Edi Ramën, për të shkuar në Qeveri me Edi Ramën, si akti i fundit i Lulzim Bashës. Një anti-amerikani që kërkon të shpëtojë, duke qeverisur me Rilindjen, si përfaqësues i Republikës së re./CNA.al

Antiamerikanizmi i Lulzim Bashës

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Palmer, kryearmik i Partisë, popullit dhe më gjërë

Përjashtimi i Sali Berishës/ Si po tallet Lulzim Basha me amerikanët?

Lobimi kundër Kavalec/ Palmer “rrëzon” Bashën

Mesazhi i fortë i Palmer/ Si përfaqësuesi i SHBA ?kryqëzoi? Lulzim Bashën

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Faktet/ Pse Lulzim Basha nuk shkel dot në SHBA

Byrektorja e Bashës në aksion/ Profilet fallco sulmojnë hapjen e PD-së

07:34 Politikë

Kolegia e Doktorit

Dje pas një jave tensioni, dhe situate krejtësisht të paparë...

Lajmet e fundit nga