Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Publikuar

-

Dje mediat turke raportuan arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejtë Stambollit. Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Prokuroria amerikane ka ngrirë llogaritë bankare dhe ka sekuestruar rezidencat dhe makinat luksoze të të dyshuarve, midis të cilave edhe një Bugatti me një vlerë prej 1.7 milionë dollarë. Mësohet se Prokuroria ka mohuar kërkesën e të pandehurve për lirim me kusht, pasi i frikohet një largimi të mundshëm të tyre drejt Turqisë, ku ata kanë investuar të paktën 130 milionë dollarë në prona të patundshme dhe nëpër biznese të ndryshme.

Në rast se Lev Aslan dhe bashkëpunëtorët e tij shpallen fajtorë ata rrezikojnë të paktën 10 vite burg.

Ekim Alptekin, mik i Bashës

CNA.al pas raportimit të lajmit, duke ju referuar mediave turke po zbardh lidhjet e biznesmenit të arrestuar turk Lev Aslan dhe marrdhëniet e afërta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fakt kohë pas kohe dhe ditë pas dite skandalet e Lulzim Bashës me miqtë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të ndalur, ato vetëm thellohen dhe gjithçka çon tek Ekim Alptekin, që edhe në rastin e Lev Aslan del si partner në biznese.

Një vit më parë për një foto të Lulzim Bashës me presidentin Trump u raportua për pagesa që shkojnë mbi 800 mijë USD përmes një kompanie offshore si Biniatta që Basha asnjëhere si ka sqaruar nga vijnë këto shuma të mëdha parash dhe pse ka paguar firma te ndryshme lobimi në Amerikë përmes një kompanie Offshore. Offshore, para të dyshimta, akuza, por skemat duket se po çojnë FBI dhe gazetarët tek miqtë turq të Lulzim Bashës.

Por le të lemë skandalet e mëparshme dhe të kthehemi tek rasti më i fundit.

Kush është Lev Aslan, njeriu i arrestuar nga FBI-ja dhe si lidhet ai me Ekim Alptekin?

Për ata që nuk e njohin Lev Aslan ose Levon Termendzhyan është një nga biznesmenët e lidhur dhe partnerë në biznes me Ekim Alptekin. Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan, gati një vit më parë.

Alptekin dhe Lev Aslan (arrestuar dje) janë bashkëpunëtorë në bizneset e tyre, për më tepër në rast se do t’i referohemi linkut të medias turke, nëpër rrjeshta gjen edhe kompaninë e dyshuar për të cilën janë bërë hetimet nga FBI-ja dhe kompania është SBK Holding. Por mjaft të dhëna gjen edhe në mediat amerikane.

SBK Holding është anëtare e Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA e cila kryesohet nga Ekim Alptekin, miku i Lulzim Bashës dhe kumbar në familjen e këtij të fundit.

Basha dhe Repubika e Re

SBK është një nga dy sponsorët platinorë të konferencës së Këshillit në Maj 2017 në hotelin Trump në Washington. Në këtë kohë shfaqet edhe një tjetër personazh Sezgin Baran Korkmaz. Të dy, Alptekin dhe biznesmeni tjetër, Korkmaz mbajtën fjalimet kryesore në konferencë. Në komentet e tij, Korkmaz i ka dhënë kreditet Alptekin, pasi sipas tij, ai e ka  ndihmuar atë të ketë sukses në biznes. “Ku jam unë tani është për shkak të mbështetjes së z. Ekim”, tha ai në turqisht.

SBK Holding ka invesime në sektorë të ndryshëm si financa, mjekësia, miniera, energjia, pasuri të paluajtshme, automobilistikë, teknologji dhe logjistikë, dhe në botë ka rreth 5.000 punonjës.

Selia e SBK Holding është e vendosur në Turqi, Evropë, Rusi, Azinë Juglindore, si dhe ka funksionuar në Shtetet e Bashkuara dhe Belize. (Një pjesë e financimit të fotos Trump-Basha u pagua pikërisht nga Offshoret e Belize)

Lev Aslan

Sezgin Baran Korkmaz ka punuar me shumë kompani që hasin vështirësi financiare dhe ka specializuar në këtë fushë duke krijuar hapje të ndryshme. Korkmaz, themeloi Fondacionin SBK në vitin 2017. Në të njëjtën kohë në muajin tetor Alptekin i cili u zgjodh Udhëheqësi i ri social nga Shoqëria Turke Amerikane në vitin 2012 ishte në mesin e emrave të përzgjedhur në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme në 2013. Kormaz drejton biznesin e tij në SHBA në një kompani motër të njohur si SBK Holdings USA, kryesuar nga tregtar i naftës ruse Levon Termendzhyan, i cili ka një listë të gjatë të dosjeve penale. Tregtari i naftës ruse Levon Termendzhyan, (arrestuar dje nga FBI) dosja e krimit e të cilit është shumë e gjatë. Ajo që dihet është se ai është i lidhur me një numër  kompanish në SHBA që janë dënuar për krimeve dhe aktualisht janë nën hetim federal, i cili vazhdon ende me gjithë arrestimet e djeshëme  të Lev Aslan ose  Levon Termendzhyan dhe bashkëpunëtorëve të tij, ai  është i njohur për përfshirjen në një numër të tregtimit fiktiv të naftës, që shërbeu si një front për emrin armen.

LEXO EDHE:  Foto- Bushati shpërndan tekste në gjuhën shqipe për diasporën në SHBA

Duke ju referuar linkut të medias turke ka biznese që Lev i ka shitur apo ka bashkëpunuar me  Sezgin Barah Korkmaz. Kush është ky emër?

Sezgin Barah Korkmaz dhe SKB Holding

Sipas mediave amerikane dhe materialeve që janë bërë publike më parë, Korkmaz është ortak me Ekim Alptekin, miku familjar dhe kumbar në familjen e Bashës. Pra lidhja Lev Aslan, Korkmaz dhe Alptekin është aksi i hetimeve që vazhdojnë nga FBI. Ekim Alptekin edhe Korkmaz janë marrë në pyetje nga drejtesia amerikane dhe ekipi i Prokurorit të Posaçëm, Muller para disa muajsh në lidhje me lobimin për  këshilltarin Michael Flyn.

Pra në qoftë se do ta shohim me kujdes Lev Aslan, Korkmaz dhe AlbTekin janë partnerë të fuqishëm në biznes. Nga deklarimet e Korkmaz, por edhe arrestimi i Lev, pra nëse do të shohim rrjetin e tyre të biznesit, atë të hetuar nga FBI-ja dhe atë që deklarojnë mediat turke rezulton një partneritet i fuqishëm në biznesin e tyre.

Ku hyn Lulzim Basha?

Për ata që po mundohen të kuptojnë lidhjen mes Bashës dhe këtyre bizneseve, po sjellim disa detaje.

Së pari Ekim Apltekin është një nga miqtë e ngushtë të Lulzim Bashës.

Më poshtë po sjellim një foto, e cila nuk publikohet për herë të parë ku Ekim Alptekim është duke u martuar dhe “kurorën apo bekimin” ia jep Lulzim Basha.

Basha në martesën e Ekrim Alptekin

Shpesh mediat kanë raportuar se Alptekin është mik jo vetëm i ngushtë i Bashës, që ky i fundit e ka pranuar në media, por dhe njeri që ka pagëzuar fëmijët dhe familjarët e tij të afërt. Këto detaje, përtej dijes politike apo publike Lulzim Basha nuk i ka mohuar kurrë, por edhe i ka pranuar. Pra personi që është arrestuar për milionat e dollarëve, pastrim parash edhe shumë afera të tjera në SHBA është njeriu më lidhje biznesi me Ekim Alptekin.

Basha në martesën e Ekim Alptekin

Alptekin është miku i ngushtë i Lulzim Bashës. Cilat janë lidhjet e Lulzim Bashës me Lev Aslan, ato qartësisht kalojnë nga Alptekin, por dyshime të forta ka se këto firma dhe biznese të jenë edhe financuese të Lulzim Bashës që tani duket se vërtet i ka punët pisk me FBI.

Postimi i Ekim Alptekin më 11 mars 2013

Kjo sepse në SHBA FBI-ja po vazhdon hetimet për Alptekim dhe miqtë e Bashës. Ashtu siç thuhet në shkrimin e mësipërm të medias turke, Alptekin është thirrur nga prokurori amerikan, Muller në lidhje me lobimet për Flyn. Por vetë miku i Bashës ka probleme direkte me FBI-në. Nga ana tjetër hetimet mund të zbardhin edhe financimet e dyshimta të Bashës për foton me presidentin Donald Trump ç’ka mund të sjellë një skandal të ri për Lulin dhe rrezikun se mund të jetë subjekt i kërkuar nga FBI, për fshehje apo pastrim parash (miqtë e tij), apo edhe financime të paligjshme për lobime.

Gjithsesi këto detaje që duken disi të vështira për t’u kuptuar tregojnë se miq të Bashës janë në halle të mëdha dhe disa prej tyre janë prangosur në SHBA nga FBI-ja për evazione fiskale. Tashmë duket se gjërat po bëhen edhe më serioze përtej Atlantikut. Atje ku Basha ka pasur miq të fortë, duket se po i kthehen në miq të skandaleve dhe prangave që po i rrezikojnë dhe kokën./Elvi FUNDO – CNA.al

 

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

 

http://www.haber7.com/dunya/haber/2707028-ozel-jetiyle-turkiyeye-kacarken-fbi-yakalamis?wr=1

 

https://ahvalnews-com.cdn.ampproject.org/c/s/ahvalnews.com/tr/sorusturma/ahmet-hakan-bu-olay-onlenmezse-ikinci-reza-vakasi-olur?amp

Aktualitet

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Publikuar

-

By

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit 2017-2018. Mesfushori kroat u pasua nga Cristiano Ronaldo, ndërsa i treti u pozicionua Mohamed Salah.

Duhet pasur parasysh se Modric u zgjodh pas shqyrtimit të votave të kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha kombëtareve që aderojnë në FIFA-a, nga pesë kontinente, plus një grupi gazetarësh dhe tifozësh në internet.

Secili kapiten dhe trajner kombëtareje zgjedh tre lojtarë, duke i dhënë pesë pikë atij që e nominon për vendin e parë, tri pikë për vendin e dytë dhe një pikë për vendin e tretë. Në bazë të një votimi të tillë, kapiteni i Kroacisë mori 29.05% të totalit të votuesve, i ndjekur nga CR7 me 19.08% të votave dhe Mohamed Salah me 11.23% të votave.

LEXO EDHE:  LSI sjell faktet/ Rama kundër Trump

Bie në sy se Lionel Messi, ylli i Barcelonës, renditet i pesti në një klasifikim të përftuar në bazë të votave, me 9.81%, pas “podiumit” finalist (Modric-Ronaldo-Salah) dhe “adoleshentit” francez të PSG-së, Kylian Mbappe. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Publikuar

-

By

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa e Blerim Shullazit, i cili ka deklaruar se është sëmurë dhe ka kërkuar shtyrje të seancës.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 9:00 ndërsa shteti do përfaqësohej nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela.

LEXO EDHE:  “Rama, kukull e oligarkëve”/ Lubonja tregon, si mund ta rrëzojë opozita

Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani si dhe Besnik Muçi e Anton Martini.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Publikuar

-

By

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë.

Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar dhe të armatosur.

Grabitësit kanë mundur të marrin një çantë me para dhe janë larguar. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Furgoni i grabitur bënte linjën Shqipëri-Itali.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Aktualitet22:51 - 24 Shtator, 2018

Basha “shkatërron” audiencën/ E “shqyejnë” gazetarët

Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, i cili...

Aktualitet22:49 - 24 Shtator, 2018

U zgjodh futbollisti më i mirë i vitit/ Këto janë fjalët shumë emocionuese nga Modric

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe...

Aktualitet22:46 - 24 Shtator, 2018

Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë intrevistës në emisionin “Open” në Top Channel  është shprehur se oligarkët që po zhvatin...

Aktualitet22:29 - 24 Shtator, 2018

Akuza të rënda nga trajneri i madh/ Messi dhe Ronaldo nuk kanë respekt

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon mungesë respekti. Të dy...

Aktualitet22:26 - 24 Shtator, 2018

“E kam bërë njëherë atë akt”/ Xhafaj flet për dorëheqjen

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në “Real Story” në Vizion Plus ka folur edhe në lidhje me dorëheqjen...

Aktualitet22:20 - 24 Shtator, 2018

Platforma antimafia/ Basha tregon çfarë sekuestron ligji

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar platformën...

Aktualitet22:05 - 24 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ E fiton ky futbollist

Luka Modric ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah duke u shpallur Lojtari i FIFA-s për vitin 2018....

Aktualitet21:59 - 24 Shtator, 2018

Fotolajm- Berisha dhe Rama “thyejnë” Bashën/ Kryeopozitari braktiset nga qytetarët

Mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel....

Aktualitet21:59 - 24 Shtator, 2018

Sa grupe kriminale ka në Fier?/ Xhafaj jep përgjigjen qesharake

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në Vizion Plus është pyetur se sa  grupe kriminale...

Aktualitet21:52 - 24 Shtator, 2018

Ky është përzgjedhur si formacioni më i mirë i vitit/ Thjesht spektakolar

FIFA ka zbuluar ekipin e ëndrrave të vitit. Dhe ai mund të jetë një nga më të mirët e historisë....

Aktualitet21:43 - 24 Shtator, 2018

“Ose provoji ose qepe”/ Basha sfidon Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel...

Aktualitet21:39 - 24 Shtator, 2018

“E pranoj ishte vit i errët”/ Fatmir Xhafaj thumbon Tahirin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë në “Real Story” në Vizion Plus është shprehur se kriminel ka pasur...

Aktualitet21:22 - 24 Shtator, 2018

Habit Artan Hoxha/ “Toyota Yaris” është zhdukur

Gazetari investigativ Artan Hoxha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga babaramo” në Report TV ku ka...

Trending

Read previous post:
Futbollistët e Argjentinës refuzojnë fanellën më numrin 10/ Kjo është arsyeja

Fanella me numër 10 te kombëtarja e Argjentinës i përket vetëm Lionel Messit. Kështu mendojnë së paku lojtarët e kësaj...

Close