web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në kanal

10 Shtator 2018, 07:55, Aktualitet CNA

Një trup i pajetë i gjinisë mashkull, është gjetur në një kanal në fshatin Gjoc në Kavajë.

Trupi i viktimës, i cili mendohet të jetë rreth moshës 60-70 vjeç është gjetur në kanali ditën e djeshme, rreth orës 14:20.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

?Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin ?Quartz-Ëoke?. Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202?, thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga