web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO- Dalin pamjet, si efektivi shpëtoi 24-vjeçaren që u mor peng në Fier

25 Korrik 2026, 14:59, Aktualitet CNA


Një ngjarje e rëndë në Fier një ditë më parë tronditi opinionin publik. Refit Buzi vrau ish-vjehrrit dhe mori peng ish-partneren e tij R. P., 24 vjeçe.

Fundi ishte tragjik për prindërit e 24-vjeçares, si dhe vetë Refit Buzin, pasi ky i fundit nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për t'u dorëzuar, por zgjodhi t’i jepte fund jetës duke u vetëvrarë.

Ditën e sotme kanë qarkulluar pamjet nga momenti kur Refit Buzi liron ish-partneren që e kishte mbajtur peng prej orësh.

Pranë saj ka shkuar një efektiv, i cili e ka ndihmuar të largohet nga 35-vjeçari.

Gjithçka ka ndodhur në një vend të humbur ku përreth shihet vetëm fushë./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga