
Nëse sot Gjykata Administrative do ta kishte legjitimuar Erion Veliajn për të kundërshtuar dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado të nxjerrë rreth 20 vite më parë, do të hapej një precedent me pasoja të paparashikueshme për gjithë sistemin e drejtësisë dhe administratën publike.
Që nga ai moment, çdo i pandehur do të kishte interes të padiste dekretin e emërimit të prokurorit apo gjyqtarit që po e heton ose gjykon, duke tentuar të rrëzonte jo vendimet e tij, por vetë statusin e tij. Proceset penale do të zvarriteshin pafund, ndërsa gjykatat administrative do të shndërroheshin në një arenë ku do të sulmoheshin emërime të bëra dekada më parë.
Logjika nuk do të ndalej te prokurorët dhe gjyqtarët. Çdo qytetar i pakënaqur nga një vendim administrativ do të mund të kërkonte anulimin e emërimit të nëpunësit që e ka firmosur atë, me pretendimin se është emëruar në mënyrë të paligjshme. Në vend që të shqyrtohej ligjshmëria e aktit administrativ, gjykatat do të detyroheshin të rikthenin në diskutim emërimet e funksionarëve, edhe pas shumë vitesh.
Një precedent i tillë do të rrëzonte parimin e sigurisë juridike dhe stabilitetit institucional. Asnjë akt shtetëror nuk do të ishte më përfundimtar, sepse çdo emërim do të mbetej i ekspozuar ndaj sulmeve të kujtdo që, vite apo dekada më vonë, do të prekej nga një vendim i atij funksionari.
Pikërisht për këtë arsye, gjyqtari Hazbi Balliu, me vendimin e sotëm, nuk mbrojti një prokuror si individ. Ai mbrojti shtetin, rendin juridik dhe sigurinë juridike.
Sa për atë Shoqatën dhe atë Tom Dedën, duket se kishin ardhur në gjykatë me shpresën se do të hynin në histori. Hynë… por si shembulli më i mirë i një palaçollëku profesional e njerëzor. Ndoshta herën tjetër, përpara se të kërkojnë të bëhen palë në një proces, do të ishte mirë të lexonin historikun e tyre dhe më pas kapitullin për legjitimimin aktiv.
Në fund, vendimi i sotëm nuk mbrojti një prokuror. Mbrojti shtetin. Këtë e kuptojnë ata që e shohin drejtësinë si institucion, jo ata që mendojnë se shteti funksionon sipas parimit “nuk më pëlqen vendimi, prandaj po rrëzoj emërimin e atij që e mori”.
Por mbetet dhe një pyetje që pas këtij procesi. Si ndodhi që në të njëjtën anë të sallës së gjyqit u rreshtuan Erion Veliaj, një shoqatë me anëtarë prokurorë të shkarkuar dhe avokatë të dënuar, apo individë të shkarkuar dhe të dënuar bashkë? Çfarë interesi të përbashkët i bashkoi në të njëjtën kauzë?
Mbase kjo është ironia më e madhe e këtij procesi. Një padi që pretendonte të mbronte “ligjshmërinë” arriti të bashkojë profile të diskretituar dhe me probleme të theksuara mendore.
Kjo ndoshta ishte dhe gjëja tjetër e mirë e këtij gjyqi. Ndonjëherë një proces gjyqësor tregon më shumë nga sa thuhet në sallë. Mjafton të shohësh se kush rreshtohet në të njëjtën anë./CNA
Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte...
Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Ve...
Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e bllokuar për disa ...
Qyteti i Korçës është përfshirë këtë të premte nga reshje ...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sa i...
Më datë 23.07.2026, rreth orës 09:30, në rrugën “George W....
Një nismë qytetare me synimin për të mbrojtur të ardhmen e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me ...
Prej rreth një viti kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Gjyqtari Hazbi Balliu ka bërë me dije njoftimin mbi ven...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Emergjencat Civile të Bashkisë Korçë kanë bërë me dije se ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave...
Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, mbi të cilin rënd...
Erion Veliaj ka gënjyer para Gjykatës Administrative ku po...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë policie, kr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), në seancën e zhvillu...
Sot në orën 09:00 do të zhvillohet seanca e radhës në Gjyk...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...