web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj mashtron në Gjykatën Administrative

24 Korrik 2026, 09:35, Aktualitet CNA

Veliaj mashtron në Gjykatën Administrative

Erion Veliaj ka gënjyer para Gjykatës Administrative ku po zhvillohet seanca gjyqësore për padinë e tij qesharake kundër prokurorit Ols Dado.

Paturpësisht Veliaj është shprehur se prokurori Ols Dado ka veshur uniformën e shtetit dhe e ka rrëmbyer.

“Veshi uniformën e shtetit dhe më rrëmbeu”, ka thënë Veliaj në gjyq.

Faktet flasin ndryshe dhe arrestimi i tij është parë publikisht. Në vend që të merrej me pranga siç duhet në zbatim të ligjit si çdo qytetar i kësaj Republike, ai doli serbes-serbes nga zyra dhe u fut në mjetin ku u shoqërua për në qeli, dhe jo një automjet policie siç do të kishte ndodhur rëndom me një qytetar të zakonshëm. Me vendim të Gjykatës, Veliaj është arrestuar. 

Veliaj nuk i ndal gënjeshtrat, por i fabrikon ato radhë pas radhe. Për prokurorin ka thënë se është në konflikt interesi pasi, sipas tij, ka nisur hetimet se nuk i kishte pranuar kërkesën për shtesë mbi lejen e ndërtimit, por prej 341 ditësh nuk ka nxjerrë asnjë dokument me firmën e prokurorit ku kërkon lejen dhe asnjë dokument me firmën e tij për refuzimin.

Kujtojmë se Erion Veliaj i quante kolegë prokurorët e SPAK-ut. Shprehej se sistemi i drejtësisë ishte i duhuri, që ishte bërë investimi i duhur. Si e rrëmbyen? Kolegët e rrëmbyen?

Nga ana tjetër, prej një viti shtyn pafundësisht gjyqet në GJKKO pasi ka frikë të përballet me akuzat, provat dhe faktet që kanë gjetur prokurorët./ CNA





Lajmet e fundit nga