web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikime për mot të keq dhe në Vlorë/ Bashkia, thirrje banorëve

23 Korrik 2026, 19:52, Aktualitet CNA

Parashikime për mot të keq dhe në Vlorë/ Bashkia, thirrje

Moti i keq pritet të përfshijë Vlorën ditën e premte. Sipas njoftimit priten kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu dhe stuhi.

Përmes një njoftimi u bëhet thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në plazhe dhe në det.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, ditën e premte territori i Bashkisë Vlorë mund të ndikohet nga fenomene të pazakonta atmosferike, me reshje intensive, stuhi lokale dhe erë të fortë. Këto ndryshime të menjëhershme të motit kërkojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

U bëjmë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në plazhe dhe në det.

Të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë. Temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

Njoftoni shërbimet e emergjencës për çdo situatë që mund të paraqesë rrezik.

Numrat e emergjencës:

Zjarrfikësja – 128

Policia – 129

Urgjenca – 127”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga