web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi i hap dritën jeshile propozimit për ndryshime në Buxhetin e vitit 2026

23 Korrik 2026, 16:11, Aktualitet CNA

Kuvendi i hap dritën jeshile propozimit për ndryshime në Buxhetin

Kuvendi ka miratuar dy akte normative të paraqitura nga qeveria, duke u dhënë dritën jeshile me shumicë votash në seancë.

Kuvendi miratoi aktin normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, ‘Për buxhetin e vitit 2026’”, me 82 vota pro, asnjë abstenim dhe 3 vota kundër.

Me këtë votim, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara në buxhetin e vitit 2026.

Po ashtu, deputetët miratuan edhe Aktin normativ “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”. Ky akt mori 80 vota pro, asnjë abstenim dhe 6 vota kundër./ CNA





Lajmet e fundit nga